Rreth 40 sirianë të cilët po transportoheshin me një kamion janë kapur në afërsi të fshatit Pirg në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sirianët po transportoheshin me kamion kundrejt një shume parash. Policia është vënë në ndjekje të kamionit duke bërë të mundur ndalimin e tij në fshatin Pirg.
Author: tirana
Aktorja kosovare, Adriana Matoshi përveç karrierës së saj, ka treguar edhe momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë. Në vitin 2012 ajo tha se ka kaluar një ngjarje shumë të rëndë. Aktores i është dashur të operohej menjëherë pasi u ekzaminua me tumor në kokë. Gjëja më e frikshme, – rrëfen ajo, – ishte nëse do dilte gjallë nga ai operacion apo jo. Adriana ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, teksa ka rrëfyer për publikun përjetimet e saj trishtuese dhe plot frikë. Ajo ka treguar gjithashtu se nepër gjumë vajza e kishte pyetur nëse…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Raportohet paraprakisht se një makinë ka aksidentuar dy kalimtare. Aksidenti ndodhi në aksin Vlorë-Skelë. Dy kalimtaret, femra, raportohet se ishin duke kaluar vijat e bardha kur janë marrë para nga një automjet. Ato janë nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i konsideron “peshq të mëdhenj” të arrestuarit në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Los Blancos”, i zhvilluar gjatë muajit të shkuar. Ai thotë se pa goditjen edhe të pasurive të grupeve kriminale, operacionet vetëm me arrestimet e tyre nuk janë të plota. Ministri tha në emisionin “Java” në RTSH, se janë qindra dosje me pasuri pranë SPAK që presin të sekuestrohen. “Operacioni i fundit Los Blancos, sepse u zhvillua nga Europol dhe ku morën pjesë 10 shtete përfshirë edhe Shqipëria. Pra, Shqipëria ka luajtur një rol më shumë se proporcional. Është një nga rastet që policia…
Këtë të shtunë nuk do të ketë protestë të futbollistëve dhe aktorëve të futbollit para kryeministrisë ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë. Ajo është shtyrë për të shtunën e ardhshme më 17 tetor. Ditë më parë Liga profesioniste e futbollit paralajmëroi një protestë të madhe të gjithë komunitetit të futbollit përpara kryeministrisë në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen për plotësimin e 4 kërkesave me karakter ekonomik ku primar është ligji i sponsorizimeve. Klubet e Kategorisë Superiore që janë pjesë e Ligës kanë bojkotuar kampionatin e futbollit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në Shqipëri nuk po luhet futboll…
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se autoritetet duhet të përpiqen të shmangin masat “ndëshkuese” të izolimit, pasi shumë vende po përballen me rritje të mprehtë të numrit të të infektuarve me koronavirus. Komentet i bëri shefi i emergjencave në OBSH, Mike Ryan, në një konferencë në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja raportoi një rritje rekord një-ditore të rasteve globale të koronavirusit. Mbi 338,000 raste u raportuan brenda 24 orëve. “Nganjëherë është e pashmangshme dhe ne e pranojmë atë, por ajo që duam të provojmë dhe shmangim janë këto izolimet masive që janë kaq ndëshkuese për komunitetet, për shoqërinë…
Kryeminsitri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka replikuar presidentin Meta. “Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir!”-shkruan Rama. Lexo edhe: Elisa Spiropali replikon me Metën: Baba Xhike, mos e ngatërro Qerim Sulën me Ilir Kullën
Një 35 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë këtë të premte në Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari i pajetë ka qenë i përfshirë vazhdimisht në vjedhje dhe çështje që lidhen me drogën, në Akrotiri. Ndër të tjera bëhet me dije se 35 vjeçari dyshohet se është përpjekur të hynte në një vilë gjatë natës dhe ishte bllokuar në parmakët e gardhit, si rezultat i së cilës ai u var për një kohë të gjatë në një pozicion të përmbysur dhe vdiq. Ndërkohë trupi i tij është gjetur nga pronari i shtëpive luksoze, i cili ka njoftuar policinë…
Binjakët Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Ujori Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e dielë shumë intr iguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë prej pak kohësh.
Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar me Ilir Metën, pasi ka ngatërruar emrin e një këngëtari që e ka dekoruar para 10 ditësh. “Baba Xhike nuk quhet Qerim Kulla po Qerim Sula këngëtari dibran që e ke dekoruar para 10 ditësh, po e ngatërron me Ilir Kullen që mesa duket do ta dekorosh për këngët e paguara kundër Shqipërisë në mediat e huaja! Po Peços dhe Luanit kur do ia japësh dekoratën për këngët për mua?”, shkruan Spiropali.
Dyshja e famshme e muzikës, Ermal Fejzullahu dhe Fifi, kanë bashkuar forcat dhe lajmin e kanë dhënë kohë më parë, por sot gjithçka është gati! Dy kushërinjtë tepër të talentuar kanë sjellë një bashkëpunim, me të cilin po merreshin prej disa javësh. “Përjetësi” titullohet balada e ndjerë e Fifit dhe Ermalit, e cila është pritur me padurim nga publiku. Madje, videoklipi i kësaj kënge ka një histori tepër interesante të një çifti të dashuruar, që ju ftojmë të mos e humbisni. Menjëherë pas publikimit, kënga ka marrë mijëra klikime në Youtube dhe pritet të bëjë namin këtë vjeshtë.
Të dënuarit e burgut të Peqinit i kanë dërguar një letër krerëve më të lartë të shtetit ku kërkojnë aministi të përgjithshme. Në letrën e siguruar nga tirananews.al, të dënuarit shprehen se pas çdo dënimi përgjegjës është shteti, ndaj kërkojnë plotësimin e tre kërkesave kryesore. Letra e plotë: Ne të dënuarit e Burgut të Peqinit duke marrë shkak situatën e rëndë ekonomike të familjeve tona, situatën e paprecedentë në Gjykatat Shqiptare si dhe nga padrejtësitë e bëra nga Sistemi i Drejtësisë në këto kushte, ne këto ku në dekada ku shteti vet ka qenë njëndikues i madhe i krimet dhe…