Këtë të shtunë nuk do të ketë protestë të futbollistëve dhe aktorëve të futbollit para kryeministrisë ashtu siç ishte paralajmëruar ditë më parë.
Ajo është shtyrë për të shtunën e ardhshme më 17 tetor.
Ditë më parë Liga profesioniste e futbollit paralajmëroi një protestë të madhe të gjithë komunitetit të futbollit përpara kryeministrisë në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen për plotësimin e 4 kërkesave me karakter ekonomik ku primar është ligji i sponsorizimeve.
Klubet e Kategorisë Superiore që janë pjesë e Ligës kanë bojkotuar kampionatin e futbollit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në Shqipëri nuk po luhet futboll zyrtar prej muajsh për shkak të bojkotit me kampionatin që ishte parashikuar të niste më 12 shtator.
Palët pra qeveria dhe Liga kanë zhvilluar takime zyrtare dhe informale por ende nuk është gjetur një zgjidhje që kampionati të nisë.
