Jona Spahiu ka tërhequr jo pak herë vëmendjen e ndjekësve me stilin e saj mjaft të veçantë. Kështu ka ndodhur dhe me postimet e fundit të moderatores, e cila duket se për këtë vjeshtë-dimër ka një stil dhe ngjyrë të preferuar që është e zeza. Jona ka kombinuar hera herës palltot prej lëkure në ngjyrë të zezë deri në fund të këmbëve me kambale, xhaketat e lëkurës e fustanet në po të njëjtin material, duke bërë që ndjekësit ta komplimentojnë për ‘look-un’ elegant. Spahiu ka kombinuar herë pas here veshje në ngjyrën e tokës gjithashtu dhe këto i ka ndarë…
Author: tirana
Si kurrë më parë ndonjëherë kryeministri Edi Rama ka hedhur aq shumë akuza kundërt LSI duke thënë se ai ishte partizani i bashkimit të dy ‘shpirtrave ‘ socialistë për të krijuar një pol të fuqishëm qeverisës, por në të dy herët sipas tij LSI ka dashur vetëm të përfitojë nga PS për t’i rritur vetë. Rama e cilësoi LSI si kancer të politikës që kërkon vetëm të rriten në kurriz të partive të mëdha PS dhe PD dhe se të dyja partitë e mëdha kanë dhënë një pejsë të shpirtit të tyre kur kanë qenë në koalicion me LSI-në. Ndërsa…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat pas përfundimit të asamblesë së PS. Ajo tha se Rama ia përmendi aq shumë emrin ngaqë ka frikë nga LSI. Sipas Kryemadhit, Rama është fajtori kryesor për këtë gjendje në të cilën ndodhet Shqipëria. Duke komentuar vështirësinë në të folur të kryeministrit Rama, Kryemadhi tha se stafi i tij duhet ta pajisi me pompë. Monika Kryemadhi: Sot mbas një kohe shumë të gjatë dëgjova me ëndje fjalë në panik e sipër të kryetarit të rilindjes dhe kryeministrit në ikje. Historinë e tij ai e ka mbaruar me PS të…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo ka zgjedhur së fundmi të ndajë me ndjekësit një moment me flokët në ngjyrë të kuqe. Menjëherë pas këtij momenti duket se ajo ka vendosur ta bëjë realisht këtë ndryshim, pasi ky ‘look’ i shkon shumë. “U tha, u bë…që nesër të kuqe”, ka shkruar Ledina krah pamjeve ku duket se po shijon dhe një pije në duart e saj. Nuk dihet nëse Çelo do të guxojë ta bëjë këtë ndryshim, megjithatë ky detaj pritet të zbulohet në ditët në vazhdim. Kujtojmë se pas pushimeve në Shqipëri, Ledina është rikthyer në Gjermani së bashku…
Pas ironisë që kryeministri Rama bëri në Asamblenë e Partisë Socialiste në lidhje me dekoratat që ka dhënë Presidenti Ilir Meta, ky i fundit i është përgjigjur me anë të një postimi në rrjetet sociale. Meta i drejtohet Ramës me fjalët “Spiropalist ordiner”, ndërsa thotë se do më shumë Margarita tutulanin se sa bashkëshorten e tij Monikën, pasi kjo e fundit braktisi parlamentin kundër vullnetiti të tij.“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta në lidhje me dekoratat që ky i fundit ka dhënë kohët e fundit. “Luli është pasagjer. Monika është faturino. Do jetë fushatë interesante. Më ka ardhur shumë keq kur më akuzonin se doja t’i ndaja. Të gjithë bashkë. Kemi dhe boshllëkun e lënë nga djali i Fahriut. Por do marrë dekoratë Fahriu. Për merita të veçanta. Duhet ta ndihmojmë Ilir Metën që t’u thotë shqiptarëve çfarë do akoma. Asnjë nuk i ka pasur ato që ka pasur ai. U bë kryeministër 30 vjeç, kryeparlamentar 40, president 50. Ça do për 60 vjeç,…
Në gusht të këtij viti, aktorja e njohur Olta Gixhari mirëpriti në jetë një mrekulli. Ajo u bë nënë për herë të parë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin Amar, ndërsa po shijon në maksimum ditët e para të mëmësisë. Ajo s’ka mundur ta mbajë dot vetëm për vete gëzimin dhe në rrjete sociale ka ndarë emocionet më të bukura të të bërit nënë për herë të parë. Olta ndihet në qiellin e shtatë me vogëlushin e saj, që tashmë ia ka ndryshuar jetën totalisht. Megjithëse s’na e ka zbuluar ende portretin e tij, aktorja s’na i…
Melania Trump është mjaft e njohur për shpenzimet në gardëroba të shtrenjta, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë të trendit më të fundit. Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së e martë është parë me një aksesor, çmimi i së cilës është mjaft i lartë, rreth 12 mijë dollarë. Gjatë një takimi zyrtar të saj, Melania është parë duke mbajtur një çantë të markës ‘Hermes Birkin’, që cilësohet si më të shtrenjtat në botë. Çantat ‘Birkin’ morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, ndërsa tani po konsiderohen si më luksozet.
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste është shprehur se ka qenë ai partizan i bashkimit me LSI-në 2 herë, pasi shpresonte të kishte përsëri një bashkim të së majtës. Ndërkohë ai akuzon presidentin Meta se e krijoi LSI-në vetëm për të përfituar nga partitë e mëdha, ndërsa tha se koalicioni me LSI-në u “hodh në erë” nga Reforma në Drejtësi. Rama: Jemi partia më e madhe e shqiptarëve, ne do t’i lëmë mbrapa më shumë se asnjëherë tjetër. Mbajeni mend! Unë kam qënë partizan i bashkimit me LSI, partizan i bashkimit të të majtës me dy shpirtra që…
Partia Demokratike ditën e sotme ka zbardhur 140 emrat të cilët do të kandidojnë për t’u futur në listat e demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit. Në listë figurojë emra të njohur si, Julian Deda, Andi Lila, Robert Budana, Klodiana Lala, por jo emri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Por kjo nuk do të thotë që Berisha nuk do të kandidojë për deputet në Tiranë. Në fillim të garës së përzgjedhes së kandidatëve për deputet nuk do të jenë anëtarët e kryesisë apo figurat që kanë bërë histori në PD. Kryetari i PD, Lulzim Basha, dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond…
Covid po kalohet me shenja të lehta klinike, por pasojat vijojnë të mbeten të rënda. Mjekja Bruna Shiroka thotë se tashmë brenda një familje ka 2 ose 3 të infektuar. “Që nga adultët edhe adoleshentë të prekur, dhe pastaj grupmosha mesatare janë rastet më të shumta që vëmë re në përgjithësi. Në vlerësimin e komplikacioneve madhore nuk është se shohim ndonjë ndryshim sinifikativ, ku temperatura ka qenë një temperaturë e një forme të lehtë. Por, pasojat e kësaj gjendjeje mund të kenë qenë shumë herë më të rënda, siç është pneumonia”, tha mjekja. Me hapjen e shkollave ka edhe adoleshentë…
Çmimi Nobel për Paqen iu dha sot Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njoftoi komiteti norvegjez i Nobelit duke argumentuar se nevoja për zgjidhje shumëpalëshe ishte “më e dukshme se kurrë”. “WFP njihet për përpjekjet e tij për të luftuar kundër urisë, për kontributin e tij në përmirësimin e kushteve të paqes në zonat e prekura nga konflikti dhe për të luajtur një rol kryesor në përpjekjet për të parandaluar përdorimin e urisë si armë lufte”, theksoi kryetari i komitetit Nobel, Berit Reiss-Andersen. Çmimi Nobel për Paqen, i dhënë për herë të parë në vitin…