Një ish-drejtoreshë, e cila u kap nga kamerat e “Fiks Fare” duke marrë lekë në zyrë, ka kërkuar të dënohet nga gjykata. Por, kjo e fundit, e ka shpallur të pafajshme! Çudia ka ndodhur në Gjykatën e Korçës, ku kryesuesja e trupit gjykues Flojera Davidhi ka shpallur të pafajshme ish-kryeregjistruesen e Hipotekës së Bilishtit Valbona Beshi. Në vitin 2018, emisioni “Fiks fare” trajtoi një problematikë në hipotekën e Bilishtit. Në atë kohë, denoncuesi Gëzim Agastra ankohej për zonjën Beshi. Sipas denoncimit, kjo zyrtare e kishte sorollatur këtë qytetar për vite me radhë. “Kam vajtur në Hipotekën e Bilishtit që më…
Author: tirana
Emisioni “Stop” ka udhëtuar këtë të mërkurë drejt Shkodrës për shqetësimin e të moshuarit, Bardhok Gegaj. 82-vjeçari ka denocuar në emisionin “Stop” se është përjashtuar nga Azili i Shkodrës, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore. Ai shprehet se ka kërkuar leje për të dalë duke u bazuar në urdhrin e Kryeministrit, i cili lejonte një ditë në javë që të moshuarit të dilnin nga banesat në orare të caktuara. Gegaj thotë se problemet i kanë nisur në fund të muajit mars dhe në fillimit prill, pasi drejtori e…
Ish-shefi i Shërbimit Informativ shqiptar Fatos Klosi ka treguar prapaskenat e një takimi me shërbimin informativ serb pas luftës, në 2002 në Bukuresht, të detyruar nga amerikanët. “Me serbët jemi takuar shumë më vonë se lufta. Me serbët jemi takuar pas luftës, na detyruan amerikanët të takoheshim dhe takimi vajti mirë, në 2002, në Bukuresht. Kishte mbaruar lufta, serbët po ristrukturonin shërbimin informativ, e kishin një farë kushti nga perëndimorët për të thënë se gjërat kanë ndryshuar kanë prioritete të tjera. Atje patëm rastin. U morëm vesh përnjëherë, njerëzit e harrojnë. Punonjësit e shërbimit janë punonjës shteti, detyrat i cakton kryeministri.…
Ndryshimet e shpeshta në sistemin tatimor kanë krijuar një pabarazi në pagesën e taksave, veçanërisht në drejtim të individëve. Për pagat nga 30,001 deri në 150 mijë lekë punonjësit tatohen me 13%, ndërsa ato mbi 150,001 lekë tatohen me 23%. E teksa individët paguajnë ndjeshëm më shumë tatim mbi të ardhurat personale e kontributet sociale, të pasurit nga ana tjetër duken më të favorizuar.Ulja e dividendit nga 15% në 8% është shembulli konkret që pasqyron edhe pabarazinë e krijuar tashmë përmes taksave. Janë në total rreth 17 mijë tatimpagues në të gjithë vendin sipas të dhënave të Ministrisë së Financave…
Një sherr ka ndodhur në Lamia të Greqisë mes një 50-vjeçari shqiptar dhe një 70-vjeçari. Mësohet se një aksident trafiku ishte shkaku i incidenteve, rrahjeve dhe tensioneve në një fshat të Lamia në Greqi. Sipas mediave greke, një 50-vjeçari shqiptar i cili duket se vazhdimisht krijon incidente në fshat dhe qarkullon me makinë vazhdimisht në gjendje të dehur, sulmoi shoferin tjetër 70-vjeçar. Familjarët e 70-vjeçarit që ndodheshin në automjet, u përpoqën të ndalonin shqiptarin e tërbuar, për pasojë edhe ata u sulmuan. Sipas dëshmive, shoferi i dehur kishte marrë një sëpatë nga bagazhi i makinës dhe i kishte kërcënuar se…
Proteina është kryefjala e ushqyerjes së shëndetshme ditët e sotme. Ky ushqyes është i domosdoshëm për shëndetin sepse u bën mirë jo vetëm muskujve por edhe ndihmon për rënien nga pesha. Nga ana tjetër, nëse njeriu e tepron me proteinën, pasojat për peshën dhe shëndetin në përgjithësi mund të jenë serioze. Sa është sasia e duhur e proteinës që duhet të marrim çdo ditë? Rregulli i artë është 0.45 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për meshkujt dhe 0.35 gramë për çdo 500 gramë peshë trupore për femrat. Pra, nëse një grua peshon 70 kg dhe ka një jetë…
Një person ka grabitur nën kërcënimin e thikës, xhiron ditore të një dyqani celularësh, në Durrës. Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 5 të qytetit, ndërsa autori i ngjarjes ende nuk është identifikuar. Informacion paraprak: Më datë 07.10.2020, rreth orës 18:45, në lagjen nr.5, Durrës, një person ende i paidentifikuar dyshohet se duke mbajtur në dorë një mjet prerës (thikë), ka marë një shumë parash nga xhiro ditore në një dyqan celularësh. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Prirja e Joe Biden për gafat dhe momentet e çuditshme që përfshijnë vajzat është rishfaqur, ndërsa kandidati demokrat për president i tha një grupi ‘zonjash të bukura e të reja’ se ai dëshiron t’i ‘shohë ato duke kërcyer kur të jenë katër vjet më të mëdha’. “Lajmi i mirë për mua është, unë jam këtu.” – i tha Biden një grupi në Miami të hënën. “Lajmi i keq për ju është se unë do kthehem. Dhe unë dua t’i shoh këto zonja të reja të bukura, dua t’i shoh ato duke kërcyer edhe kur të jenë katër vjet më të mëdha.” –…
Verdi Morava, i dënuar në burgun e Peqinit do transferohet në burgun e Drenovës në Korçë. Mësohet se transferimi është bërë këtë të Mërkurë, ndërsa preteksti është se konsiderohet si një nga organizatorët e grevës. Ai gjithashtu pritet të futet në Drenovë në një nga qelitë e izolimit për një afat kohor 3 mujor si masë disiplinore. Sakaq ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili shkruan se në burgun e Peqinit po transferohen të burgosurit.
Pas Arbrit, i cili konfirmoi se në emision është vetëm për Tean, edhe Emini konfirmoi një gjë të tillë për Anën. Ai ishte në një takim me bukuroshen brune dhe i tha se në studio ndodhet vetëm për të. Këtë zgjedhje ai e lidhi me faktin se me Anën janë dy karaktere të ngjashme. I pyetur nga konkurrentët e tjerë se përse kjo zgjedhje, Emini u përgjigj: “Mashkulli që është mashkull duhet fokusuar vetëm te 1 jo te 100”. Pasi konfirmoi se në emision ndodhet për të, Ana kërkoi nga Emini që ta vërtetonte një gjë të tillë. Ndërkohë djali…
Nga Ilir Beqaj/ Rritja e pagave të personelit shëndetësor me 40 % do të kushtojë rreth 5,4 miliardë lek në vit apo rreth 50 milionë usd në vit (1 usd = 107 lek). Në një mandat 4 vjeçar janë 200 milionë USD. Mjek në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 915 USD në muaj në 1280 USD në muaj. + 365 USD në muaj, + 4395 USD në vit, + 17,585 USD në 4 vjet. Farmacistë në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 595 USD në muaj në 835 USD në muaj. + 235 USD në muaj, +…
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-deputeti, Nard Ndoka, njihet për batuta. Ai ku rrëfeu si asnjëherë më parë historinë e arrestimit dhe detaje nga fëmijëria e tij. Nard Ndoka po fliste për këngët e tij të preferuara dhe tregoi një episod aspak të këndshëm që i kishte ndodhur në vitet ’80, pasi u kap nga policia duke dëgjuar këngë sllave. “Kontaktet tona me këngët sllave ishin më tepër si një kundërshti ndaj regjimit, duke dëgjuar dhe muzikë që ishte e ndaluar në atë kohë”. “Ishin vitet ’87-’88 kur filloi ai guximi pasi ishte problem dhe për njerëzit e shtëpisë se thonin…