Author: tirana

Asgjë nuk është e rastësishme. Në këtë botë, ku kemi pasur fatin e mirë për të jetuar, çdo takim dhe njohje e rastësishme ka një qëllim. Ndonjëherë na duhet që njerëzit të zgjohen dhe të ndihmojnë në ndryshimin e drejtimit të jetës sonë; nganjëherë – për të na ngritur dhe për të na kujtuar se kush jemi në këtë tokë. Dhe nganjëherë këto janë ata, që na takojnë vetëm për një çast. Për ironi, ne nuk e dimë qëllimin e çdo personi që takojmë, por ne duhet të qëndrojmë të hapur për gjithçka që sjell çdo njohje e re. Ndonjëherë…

Read More

Këshilli i Lartë Gjyqësor u ka bërë thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit në vetting duke u konfirmuar në detyrë, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftimin e saj KLGJ shkruan: Këshilli i Lartë Gjyqësor, i vetëdijshëm për rëndësinë që ka rifunksionalizimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për forcimin e shtetit të së drejtës, për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, inkurajon gjyqtarët që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë…

Read More

Ilir Meta ka sulmuar përmes këshilltarit të tij Tedi Blushi gazetarin Baton Haxhiu pas shkrimit që ky i fundit botoi “Presidenti që ndjehet emigrant”. “BATONOVIÇ, TI PËR NJË VILË NË PALASË JE GATI JO VETËM TË SHESËSH GJYSMËN E KOSOVËS, POR MEZI PRET T’JA DHUROSH SERBISË, EDHE TIRANËN E SHESHIN E FLAMURIT NË VLORË.Madje për të shkuar sa më shpejt tek vila në Palasë, ke kohë që lobon për tunelin e Llogarasë, që të mos kalosh nga rruga që ndërtoi Kryeministri Meta. Hapi sytë katër Batonoviç dhe lexo të dhënat zyrtare e “European Asylym Support Office” për shpopullimin dramatik të…

Read More

Disa pamje të një shoferi të zemëruar të autobusit janë duke u shfaqur në rrjete sociale. Sipas mediave serbe, fjala është për një shofer i cili del nga automjeti i tij dhe vrapon drejt shoferit të makinës që qëndronte para tij. Në momentin kur shoferi i autobusit u afrua me shkop në duar afër tij, shoferi i makinës tjetër vrapoi me shpejtësi për t’u larguar. Sipas mediave serbe këto pamje janë bërë në një rrugë në Beograd. Të shumta ishin reagimet nga qytetarët të cilët disa mbështesnin këtë veprim dhe disa të tjerë e dënonin.

Read More

Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar pozitiv 17 persona. Bëhet me dije se mes personave të infektuar është ish-kreu i bashkisë Elbasan dhe ish-kreu i Komiteti Olimpik Hysen Domi, i cili është edhe pedagog në Universitetin e Elbasanit. Ndërkohë mësohet se i infektuar është edhe një punonjës i skuadrës “Shqiponja” në policinë e Elbasanit. Po ashtu edhe drejtoresha e një shkolle 9- vjeçare në Bradashesh ka rezultuar pozitive me Covid.

Read More

Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS, ku do të marrin pjesë 350 anëtarë. Për të respektuar masat e COVID-it, kjo asamble do të mbahet në ambient të hapur tek Liqeni i Tiranës. Në një intervistë për ABC News, numri 2 i PS, Taulant Balla ka zbuluar disa nga risitë që do të prezantohen në këtë Asamble. Sipas tij elementi më i rëndësishëm i takimit do të jetë shpallja e një platforme nga ana e kryeministri Rama, ku çdo qytetar, pa parti, apo kundërshtar i PS-së, mund të marrë pjesë në dhënien e notave për ministrat. “Kemi…

Read More

Presidenti Ilir Meta deklaroi se është detyrë e të gjithëve të angazhohen për një shoqëri më të mirë, me më shumë paqe, pajtim dhe me më pak varfëri, vuajtje e përjashtime. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale kreu i shtetit theksoi se vetëm nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të fëmijëve mund të arrijmë të ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të mbyllim plagë të tilla, kaq të rënda si gjakmarrja. Sipas Metës, këtë mision e përmbush fondacioni ‘Jo-Gjakmarrjes! – Po jetës!’, me në krye Pastoren Elona Prroj, ku i ka dhënë Titullin e lartë ‘Nënë Tereza’. MESAZHI I METËS E…

Read More

Partia Demokratike akuzon maxhorancën se po bën përpjekje për të deformuar votën e qytetarëve duke deklaruar se drejtorët e shkollave kanë urdhëruar mësuesit të mbledhin të dhënat personale të prindërve Ish-deputeti i PD-së Luçiano Boçi tha sot se me urdhër të Edi Ramës është angazhuar çdo hallkë shtetërore në një operacion të paligjshëm që angazhon administratën publike në fushatën e pistë të partisë në pushtet. Boçi ndodhej në shkollën “Onufri” më Elbasan nga ku tha se drejtori i kësaj shkolle, Ervin Goxhaj, me urdhër politik dhe të paligjshëm u ka kërkuar mësuesve të mbledhin kartat e identitetit të prindërve. Sipas…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një market në Këln të Gjermanisë. Mediat vendase së fundmi kanë publikuar pamjet shokuse ku shihet se një person futet në market dhe shkon drejt pronarit me thikë në dorë. I riu shkon i drejtohet disa herë me thikë pronarit të marketit, ndërsa ky i fundit përpiqet ta shmang por megjithatë nuk ka shpëtuar pa u plagosur. Gazeta gjermane “Express” shkruan se agresori është një shqiptar rreth të 30-ave, që vepron në mjedisin e drogës ndërkohë i plagosuri është 53-vjeçari Ihsan Ergin. Pas ngjarjes ky i fundit ka thënë se për pak humbi…

Read More

Pamjet shokuese të një mësuesi i cili rreh me shpulla dhe kap për flokësh një nxënës pse refuzoi të vendosë maskën po indinjojnë rrjetin. Videoja është filmuar nga një tjetër nxënës në klasë. Ngjarja është regjistruar në sot në mëngjes në institutin artistik të Teggiano, një provincë në Salerno. “Gabon ti e gaboj dhe unë” dëgjohet të thotë profesori teksa qëllon me shpullë nxënësin 15 vjeçar të ulur në bankë. Mësohet se nxënësi kishte protestuar se nuk donte të vendoste maskën dhe kishte filluar të debatonte me profesorin. Nxënësi ka mbrojtur idenë se maska nuk është e domosdoshme nëse ruhet…

Read More

Spanja dhe Portugalia e kanë paraqitur kandidaturën për organizimin e përbashkët të Kampionatit Botëror në vitin 2030. Oferta zyrtare është bërë e ditur të mërkurën nga këto dy shtete, të cilat shpresojnë se do ta organizojnë mikpritjen për ngjarjen më te madhe në futboll Botërorin 2030. Pedro Sanchez dhe Antonio Costa, presidentët e dy shteteve kanë dhënë përkrahjen e tyre për organizimin e ndeshjeve të botërorit në Spanjë dhe Portugali. Vendimi për Botërorin 2030 do të merret gjashtë vjet para së të mbahet ai, pra në vitin 2024, në eventin e FIFA-s. Ndryshimet e fundit nga zyrat e shtëpisë botërore…

Read More