Në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit janë konfirmuar pozitiv 17 persona.
Bëhet me dije se mes personave të infektuar është ish-kreu i bashkisë Elbasan dhe ish-kreu i Komiteti Olimpik Hysen Domi, i cili është edhe pedagog në Universitetin e Elbasanit.
Ndërkohë mësohet se i infektuar është edhe një punonjës i skuadrës “Shqiponja” në policinë e Elbasanit.
Po ashtu edhe drejtoresha e një shkolle 9- vjeçare në Bradashesh ka rezultuar pozitive me Covid.
