Author: tirana

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar vendet e Bashkimit Evropian për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë për të përballuar situatën nga Covid. Në një status në Facebook, Kreu i Shtetit ka shpërndarë videon e Bashkimit Europian, ku ambasadori Soreca bën thirrje në shqip për t’u kujdesur. “Falenderim dhe mirënjohje të thellë vendeve mike të Bashkimit Europian për ndihmën bujare të dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të COVID-19. Së bashku do t’ia dalim”, shkruan Ilir Meta. Në Ditën Evropiane të Gjuhëve zyra e BE në Shqipëri shkruan në Facebook se “Ne të gjithë mund të flasim gjuhë të ndryshme por…

Read More

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme pati një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë ditës së nesërme pritet përmirësim i situatës meteorologjike. “Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobëta në veriperëndim dhe jug, hera herës në formë shtrëngatash”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë. Ndërkohë gjatë ditës së sotme sasia…

Read More

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, këtë javë kanë votuar për pozitën e kryetarit të ri të Kuvendit , ku është zgjedhur deputeti nga radhët e Koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleksa Beçiq. Beçiq, u mbështet nga 45 deputetë të koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”, Partisë Boshnjake si dhe nga deputeti i Listës Shqiptare. Ndërsa, mandatar për Kryeministër të Qeverisë së Malit të Zi, u propozua që të jetë Zdravko Krivokapiq, i cili ishte bartës i listës së koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”./VOA

Read More

Rrotacionet e pushtetit, kanë qenë operacionet publike më të lexueshme, në jetën politiko-elektorale të Shqipërisë postkomunistet. Edhe në vitin 1992, edhe më 1997, më 2005 dhe sëfundi në vitin 2013, fryma e saj është ndjerë shumë e shumë kohë përpara. Ajo e ka orientuar dalëngadalë masën e lëkundur të votuesve, duke bërë gjithmonë në fund, diferencën e palëve në proceset zgjedhore. Ditët e votimit kanë qenë ai momenti kur bëhet çertifikimi zyrtar i kalimit të pushtetit, nga njëra dorë në tjetrën, përmes vullnetit qytetar të shprehur me votë. Kjo frymë as është ndjerë ndonjëherë, e as duket gjëkundi në horizont,…

Read More

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Automjeti ka përplasur një biçikletë teksa viktimë ka mbetur drejtuesi i saj. Saktësisht përplasja është regjistruar afër qytetit të Orikumit teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës. Policia dhe grupi hetimor ndërkohë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Read More

Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra është që Edi Rama është i trembur për vdekje nga Lulzim Basha. Në atë moshë njeriu kur dremit, çfarë nuk i kalojnë para syve, edhe frikërat edhe shpresat edhe planet, por nuk është mirë t’i thotë të gjitha brenda një fjalie. Dje për shembull ka thyer rekordin e një parashikuesi politik për zgjedhje, duke deklaruar se do ndodhin dy gjëra të cilat nuk mund të ndodhin kurrë njëkohësisht. Fillimisht ka thënë që nuk do të ketë zgjedhje dhe…

Read More

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi i është përgjigjur Ilir Metës i cili pak orë më parë ngriti shqetësimin mbi braktisjen prej 2017 të bujqësisë dhe blegtorisë duke shpopulluar zonat rurale. Çuçi thotë se Meta po bën fushatë me postin e tij, teksa i kujton se kur ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha vetëm 202 milionë lekë shkonin për blegtorinë. Po ashtu Çuçi i përmend se deri në 2017 kur ministrinë e kishte LSI numri i përfutiesve zbriti nga 2178 fermerë në 2021 në 844 pas 5 vitesh. Ndërkohë Çuçi thekson se sot 3754 fermerë përfitojnë nga buxheti i shtetit, dhe në…

Read More

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në Vlorë për apelin e ambasadores Yuri Kim për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe dakordësinë që duhet për ndryshimet kushtetuese, i është shmangur. Rama ka thënë qartazi se për ambasadorët flet kur është me ta, kurse në Vlorë duhet të flasë për ngrohjen globale. Më tej ai thekson se niveli i ambasadorëve nuk duhet ulur në Vlorë. ”Për ambasadorët flas kur jam me ta. Në Vlorë do flasim për ngrohje globale. Nejse Vlora është qendra e botës. Mos ta ulim nivelin e tyre në Vlorë.”- tha Rama.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për kandidimin e tij të mundshëm sërish në qytetin bregdetar. Rama thotë se si nëse do të kandidojë apo jo formalisht në këtë qytet, me Vlorën nuk e ka ndarë asnjëherë asgjë. Ai thotë se në mandatin e 3-të qeverisës, për Vlorën do të bëhet më shumë se dy mandatet e tjera. ‘’Si çdo betejë dhe çdo ndeshje fitohet kur mbaron. S’fitohet para se të fillojë. Jemi besimplotë se do fitojmë. Së pari kandidoj s’kandidoj formalisht në Vlorë, nga Vlora s’më ka ndarë asnjëherë asgjë. Mandatin e 3-të do bëjmë më shumë se…

Read More

Dashi Ju do të dëgjoni shumë ndjesi që këndojnë në zemrën tuaj dhe sensualiteti që do të lëshoni do të jetë shumë. Mos hezitoni dhe përpiquni t’i bëni dëshirat tuaja të vërteta. Me Ujorin dhe Shigjetarin mirëkuptimi mund të funksionojë shumë mirë Ndërsa me një person që i përket shenjës së Peshores do të keni përplasje. Demi Mos u humbni në shumë gjëra dhe mos u merrni nga dëshira për të qenë të përsosur. Ju jeni në rregull siç jeni dhe kush nuk e pranon nuk ju meriton. Binjakët Argëtimi fluturon, pasioni ndizet, dashuria shkëlqen në sytë tuaj. E tëra…

Read More

Familja Shota në fshatin Bilaj, komuna Bubq në Krujë prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesën ua shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit. Ditën e djeshme anëtarët e familjes Shota e kaluan mes shiut dhe çadrës, teksa gjumë për ta nuk kishte. Kryefamiljari Andon Shota tregon se uji i futet 1 metër brenda në shtëpinë e dëmtuar, por ai refuzon të ikë nga toka e tij. Për të bonusi i qirasë nuk vlen pasi ai nëse ikën nga toka s’ka as pension, por s’ka as me se të jetojë pasi duhet të lërë bagëtitë. Ndërkohë gruaja e tij ka një…

Read More

Llogaritë e pambyllura të bandave të vjetra kriminale në qytetin e Lushnjës janë motivi se përse vazhdimisht prodhohen krime të reja ne këtë qytet, sikurse edhe vrasja e dyfishte e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës. Ky është përfundimi i prokurorisë SPAK që doli në konkluzionin se përplasjet mes zgjatimeve të bandës së Aldo Bares dhe trashgimtarëve të anëtarëve dikur në krahun e Artur Daja vazhdojnë ende, herë me viktima e herë me atentate të dështuara. Laert Haxhiu i shumë kërkuar, dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Baren, nip i Aldo Bares, një…

Read More