Author: tirana

Aktorja Lisa Kujofsa është larguar nga spektakli i Klanifornias. Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale, por nuk dha shumë detaje mbi arsyen e këtij largimi. “Miq të dashur! Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju, që jeni një mbështetje për mua dhe punën time në këtë rrugëtim artistik siç ishte Klanifornia. Për mua mbrëmja e sotme është dalja e fundit në Klanifornia. Falenderoj të gjithë stafin, jo vetëm kolegët aktorë por të gjithë ata që punojnë pas skenës dhe kamerave, pa të cilët puna jonë do ishte e pamundur, falemnderit! Falemnderit për të gjitha duartrokitjet, të qeshurat, inkurajimet…

Read More

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Një automjet tip “Audi” ka përplasur një fëmijë rreth 10 vjeç. Ngjarja ka ndodhur teksa nëna me tre fëmijët po kalonte rrugën. Për pasojë mjeti, i cili udhëtonte nga ura e “Pallatit me Shigjeta” në drejtim të “Vasil Shantos”, ka kapur njërin prej tyre. Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve për të nxjerrë fëmijën poshtë gomave të makinës ku ishte bllokuar. Ai aktualisht është në spitalin e Traumës nën përkujdesje mjekësore, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore.

Read More

Nga Ilir Beqaj Prej disa ditësh qarkullon në media e në portale një tekst lidhur me gjoja 400 milionë euro të konçesioneve të shëndetësisë që nuk dhanë asnjë ndihmë në përballimin e pandemisë. Së pari, në shëndetësi nuk ka konçesione. Partneriteti publik-privat i shërbimeve është i ngjajshëm me prokurimet publike. Janë kontrata afatgjata shumëvjeçare. Ndihmojnë sistemin publik të kujdesit shëndetësor të përmbushë detyrimet ndaj publikut. Qytetari nuk paguan asgjë. Në fund të kontratave, investimet mbeten në spitalet publike. Së dyti, Covid – 19 është një sëmundje ngjitëse, ndërsa fouksi i programit të qeverisë në shëndetësi ka qënë dhe ishte deri…

Read More

219 000 shqiptarë janë larguar nga vendi që prej momentit që qeveria e Ramës ka ardhur në pushtet. Kështu shprehet përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo thotë se mesatarisht çdo vit nga vendi jonë që prej 2014-s janë larguar 31307 shqiptarë. “1 në 3 të larguar janë të rinj. Të dështuar në gjithçka, veç dëshirës për të gënjyer. Të vjetër dhe pa vizion”, shkruan Tabaku. Ajo shton më tej se vizioni i PD-së është që shqiptarët të kenë punë dhe të qëndrojnë në atdhe.

Read More

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim mëngjesin e sotëm me banorët e Polisit në Njësinë Administrative të Shushicës në Elbasan. Balla gjatë takimit shoqërohej dhe nga inxhinierët dhe specialistët, të cilët do nisin punën për rikonstruksionin e urës mbi lumin Shkumbin. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se ura mbi Shkumbin është një objekt që mban më shumë se 40 vite mbi “supe”, por me pak punë ka mundësinë të shërbejë edhe plot vite të tjera.

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës do t’i hapë rrugën procesit të ndërtimit të pallateve të reja, në dy lagjet e reja në kryeqytet, në Kombinat dhe zonën e “5 Majit”, ku do të strehohen të gjitha familjet, shtëpitë e të cilave janë shpallur të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në mbledhjen e radhës, anëtarët e Këshillit Bashkiak do të shqyrtojnë projektvendimin për prishjen e pallateve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat inxhinierët dhe ekspertët e ndërtimit i kanë cilësuar si të parikonstruktueshëm ose që e tejkalojnë vlerën 70% të rikonstruktimit e sipas…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një pjesë të fjalës së Presidentit amerikan, Donald Trump, të mbajtur në Kombet e Bashkuara, ku flet për pandeminë e koronavirusit. Presidenti Trump është shprehur se bota do ta mposhtë pandeminë e COVID-19 dhe do të dalë më e fortë prej saj. Mesazhi i Ambasadës Amerikane: “Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposht pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë. Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin me iniciale E.M, pasi është kapur duke shpërndarë drogë në zonën e “Myslim Shyrit” në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është pikasur teksa i shiste drogën një qytetari me iniciale M.P, pranë një karburanti në këtë zonë. Pas arrestimit të riut i janë gjetur 720 gramë kanabis. “Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Zona”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Po në…

Read More

Policia rrugore ka vijuar kontrollet në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në zonën e Saukut, ku janë evidentuar shoferë duke qarkulluar me shpejtësi rreth 200 km në orë. Për pasojë, janë pezulluar 22 patenta, nga të cilët 10 për shpejtësi tej normave të lejuara. “Shpejtësi e frikshme e 21 vjeçarit nga Tirana, me 197 km/h mbrëmjen e së shtunës, në kushte të lagështirës në rrugë, trafikut ende me fluks të lartë. 21 vjeçari pa mbushur as 7 muaj nga data e pajisjes me patentë”- sqaron policia.

Read More

Nga Mark Krutov dhe Robert Coalson Në verën e vitit 2015, dega e britanike e Barclays në Nju Jork lajmëroi si të dyshimtë një transferim prej 1 milion dollarësh te ish-nënkryetari i Bashkisë së Moskës, Iosif Ordzhonikidze për “shërbime këshillimi”. Transferimi u bë nga një kompani e quajtur BEM Global Corp., e cila kontrollohet nga biznesmeni që merret me pasuri të patundshme, Roman Fuks. Një nga projektet kryesore të realizuar nga Fuks dhe vëllai i tij, Pavel Fuks, ishte një kompleks i ndërtesave të larta i njohur si Moscow-City. Ordzhonikidze kishte mbikëqyrur këtë projekt për zyrën e kryebashkiakut të Moskës para se…

Read More

Pyesni udhëtarët me përvojë dhe italianët se ku të shkojnë në një udhëtim në jug të Italisë, e të jeni të sigurt që lista nuk do të kalojë pa një qytet të vogël në kodrat e provincës së Barit. Vendi quhet Alberobello, dhe markat e tij tregtare janë të ashtuquajturat shtëpitë konike prej guri. Një vështrim në qytet dhe do të mendoni se keni hyrë në versionin më romantik të Mesdheut rural të shekullit të 16-të. Arsyeja për këtë është arkitektura e saj përrallore, d.m.th. ndërtimi tradicional i shtëpive prej guri me çati në formë koni. Ndërtimi i këtij lloji…

Read More