Pedagogu i Universitetit “Fan Noli”, në Korçë Alket Dino i cili merrte para nga studentët është lënë burg nga gjykata. Masa e sigurisë “arrest me burg” i është dhënë edhe sekserit Xhevi Dervishi. Gjykata ka vlerësuar provat se pedagogu u ka marrë para studentëve në këmbim të dhënies së notës kaluese për provimet. Ndërkohë që 35 vjeçari Xhevi Dervishi ishte ura lidhëse mes studentëve dhe pedagogut Alket Dino, i cili merrte para në këmbim të notës. Arrestimi i tyre u bë me urdhër të SPAK, ndërkohë që GJKKO vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për të dy.
Author: tirana
Një 35-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, është ndaluar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën. Mësohet se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015, e kanë dënuar shtetasin T.J., me 10 vjet burg për veprat penale të sipër përmendura, parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë bën të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni…
Tërmeti i fortë ndodhi në orën 01:50 në orët e para të së dielës në zonën e detit 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos pas tërmetit me madhësi 4.2 në 22:39 të mbrëmjes së kaluar, duke u përqëndruar në të njëjtën zonë. Tërmeti i ri më i fortë, se ai i mëparshmi, u ndie në manastire, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë. Lëkundja e fortë u pësua me tërmete të tjerë me madhësi më të ulët.
Ish-drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit (ISKK), Agron Tufa ka publikuar një dokument për shkrimtarin Nasho Jorgaqi, sipas të cilit është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Tufa thotë se shkrimtari ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të Sigurimit të Shtetit. Ai thotë se Jorgaqi ka pasur pseudonimin “Dragoi”, teksa “sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën”. Reagimi i plotë i Tufës: NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI” Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar…
Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama përpos takimeve me strukturat e partisë dhe bizneset për t’u komunikuar vendimin se do të çlirohen nga taksat është ndaluar në një lokal për të zhvilluar një bisedë me gjyshet vlonjate. “Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre” shkruan kreu i qeverisë në një postim në Facebook, që e shoqëron me foto nga biseda.
Në Elbasan është konfirmuar pozitive me COVID-19 një pedagoge në Fakultetin Ekonomik. Sipas burimeve pedagogia është karantinuar në banesën e saj dhe ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa tamponi u është marrë edhe familjarëve dhe kontakteve të saj. Gjatë ditës së djeshme numri i rasteve më COVID-19 ishte 108 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit.
Sot në mbrëmje të gjithë me kokën lart për të parë Super Hënën, një ngjarje planetare për adhuruesit e universit qiellor ose për ata më romantikët. Si çdo vit, “Nata Ndërkombëtare e Hënës” është takim i promovuar nga NASA për të sjellë publikun e gjerë më afër vëzhgimit të satelitit tonë natyror. E vizituar nga njeriu në vitin 1969, Hëna gjithmonë e ka magjepsur njerëzimin pasi është ylli më i ndritshëm i natës. “Është diçka që i intereson të gjithë botës”, – shprehet shkencëtarja e NASA-s, Kelsey Young. “Nuk ka rëndësi se ku jeni. Kudo mund të shihni Super Hënën.…
Me ardhjen e vjeshtës dhe ftohjen e motit, ministria e Shëndetësisë do të lejojë që lokalet të hapen edhe brenda dhe jo vetëm jashtë sikur ishte deri tani për shkak të masave anti-Covid. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku vizitoi disa biznese. “Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in” tha Rama. Detajet për lejimin e frekuentimit brenda të ambienteve të lokaleve do të jepen nga ministria e Shëndetësisë.
“Aktualisht në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19 dhe vjeshta do të jetë e vështirë″, kështu është shprehur kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Në një intervistë për TvKlan, mjeku ka thekson se këto mutacione vërtetojnë se infeksioni nuk ka ndryshuar, por fatmirësisht vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. “Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët. Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë…
Përdorimi i telefonit është bërë i pashmangshëm në kohët e sotme. Por jo të paktë janë ata që në një farë mënyre kanë krijuar varësi ndaj pajisjes teknologjike. Ka disa elementë që vërtetojnë nëse ju jeni apo jo të varur nga celulari. 1. Përdorni telefonin edhe kur ndodheni në vende të papërshtatshme. 2. Kaloni pjesën më të madhe të orëve të ditës në celular. 3. Nervozoheni nëse nuk ju punon telefoni, nëse ju bllokohet interneti apo një aplikacion i caktuar 4. Keni përqëndrim të ulët. 5. Kaloni kohë në celular megjithëse mund të keni diçka shumë më të rëndësishme për…
Dega e Partisë Demokratike në Berat ka njoftuar emrat e emrave që do të votohen si kandidatë për deputetë nga anëtarësia e Partisë në degën e Beratit. Në listë janë 26 emra që pas votimit do të kalojnë në fazën tjetër të përzgjedhjes. “Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe I nënshtrohen konsultimit me antarësinë, në Degën Berat, Qarku Berat, është…
Në ditën ndërkombëtare të Turizmit Presidenti Ilir Meta ka vënë në dukje bukuritë e Shqipërisë, e cila ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, por sipas tij është keqshfrytëzuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se turizmi është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare e familjare. Meta shprehet gjithashtu se turizmi nuk janë vetëm hotelet e luksit dhe resortet me 5 yje, por janë bujtinat mikpritëse familjare me gatime e prodhime bio në çdo stinë, që duhet të mbështeten nga shteti. “Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit është momenti për të reflektuar mbi domosdoshmërinë për t’i dhënë…