Pak ditë më parë, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë me një vogëlushe. Dyshja tregoi në rrjetet sociale emocionet e veçanta të këtij momenti, ndërsa së fundmi, burime pranë tyre kanë pohuar se modelja nuk ka lindur në spital, por në një fermë në zonën rurale në Pensilvani. Të njëjtat burime kanë treguar se vogëlushja ka lindur në 19 shtator dhe se çifti kanë qenë të izoluar në fermë që nga muaji maj. Gjithashtu është bërë e ditur se pranë fermës së tyre ka një të tillë në pronësi edhe nëna e Gigi-t, Yolanda…
Author: tirana
Vogëlushi i Ilva Tares, Thomas Eduart, feston sot 3-vjetorin e lindjes. Gazetarja e njohur është treguar gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën private, megjithatë në këtë ditë speciale ka zgjedhur të ndajë disa momente me vogëlushin, i cili ka zgjedhur të prezantohet vetë si një djalë i rritur tashmë. Ilva ka publikuar edhe disa momente të tjera ku motër e vëlla, Melodi e Thomas shfaqen së bashku dhe më pas një video ku vogëlushi përkëdhel në shpinë babi Eduardin, nga i cili ka marrë dhe emrin e dytë. Me siguri këto janë momente mjaft të vyera pranë fëmijëve, që mbeten…
Edhe pak ka mbetur që moderatorja e njohur Arbana Osmani të bëhet nënë për herë të dytë. Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj. Ende nuk është konfirmuar nga çifti gjinia e bebushit, por lart e poshtë po flitet se moderatorja dhe Eduarti po presin një djalë. Ky do të jetë djali i dytë i Arbanës, pas vogëlushit Jon nga martesa e saj e parë dhe fëmija i parë për Eduartin. Së fundmi, “Panorama Plus” ka publikuar disa…
Një qytetar nga Konispoli rreth të 50-ave ka tentuar të kalojë përmes pikës së kalimit kufitar në Kakavijë pasi dispononte një test covid- pozitiv. Ai pretendoi se nuk ishte dakord me rezultatin pasi në kllapa formulari i përgjigjes kishte edhe përshkrimin i dyshuar. Qytetari shoqërohej nga një tjetër pasagjer po nga Konispoli i cili rezultonte negativ sipas testit, por të dy janë gjobitur nga policia dhe janë kthyer pas ndërsa janë njoftuar autoritetet e epidemiologjisë për ndjekjen e mëtejshme të rasteve dhe verifikimin e gjendjes shëndetësore të personave, rrethit të tyre të kontakteve.
Vetëm dy ditë më parë, reperi i njohur Stresi njoftoi ndjekësit e tij në rrjete sociale se ishte infektuar me virusin Covid-19. Tamponi i tij kishte rezultuar pozitiv, ndaj reperi ndau i shqetësuar këtë lajm në InstaStory. Ai tregoi për fansat se pasi kishte rezultuar i infektuar me koronavirus, po shkonte menjëherë të vetëizolohej. Madje, Stresi këshilloi gjithashtu ndjekësit e tij të bënin kujdes. Mirëpo, duket se fjalët kanë qenë të kota pasi reperi nuk i ka zbatuar aspak rregullat e distancimit. Ai jo vetëm që nuk është kujdesur për veten, por as për të tjerët rreth tij! Stresi ka…
Deputeti i Partisë Socialiste në Elbasan, Florenc Spaho, është konfirmuar pozitiv me koronavirus. Ndër të tjera mësohet se gjendja e deputetit është e mirë dhe ai ndodhet i karantinuar bashkë me familjen në banesë. Ndërkohë në vendin tonë numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 13259, mes të cilëve 377 kanë humbur jetën.
Sot në familjen e gazetares Ilva Tare dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike Eduard Selami është një ditë e veçantë. Djali i tyre, Thomas mbush plot 3 vite dhe nuk kishte si të mos reflektohej lumturia e këtij momenti. Ka qenë mami Ilva që ka postuar në Instagram disa foto dhe video, ku i vogli shfaqet pranë motrës së tij, Melodi dhe në krahët e atit Eduardit. Ndërsa në një video tjetër, dikush e pyet për emrin dhe vogëlushi përgjigjet me theks anglishteje: Thomas Eduart. Ndërkohë, postimi i Tares ka marrë shumë komente të ëmbla, nga ngjashmëria që Thomas ka me…
Ambasada shqiptare në Athinë ka lajmëruar të gjithë qytetarët, në veçanti emigrantët ku bën me dije se ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. Sipas ambasadës, koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në pesë ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për tre javë. “DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike. Më e rëndësishmja në këtë iniciativë…
Janë katër kandidatë në garën për në Gjykatën e Lartë për vendin e krijuar pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit nga vettingu. Kestrin Katro, Jetmira Rragami, Theodhori Sollaku dhe Darjel Sina synojnë që të gjejnë një vend në hierarkinë më të lartë të sistemit gjyqësor shqiptar. Ky i fundit, Darjel Sina, që aktualisht ushtron detyrën e Komisionerit Publik, rrezikon skualifikimin nga gara pasi jo vetëm që nuk plotëson kriteret ligjore, por duket se ka manipuluar të dhënat. Kandidati Sina në tentativat e tij për të ngjitur shkallët e karrierës në sistemin e ri të drejtësisë shqiptare, ka paraqitur të dhëna të…
Olti Curri deklaroi ditën e sotme se nuk ka rëndësi të jesh i bukur apo inteligjent, rëndësi ka sipas tij të jesh “p*** s**e”. Kështu u shpreh ai në rubrikën ‘Trotuar’, në ‘E Diell’. Më pasi ai shtoi se i pëlqen shumë ish-deputeti Dashamir Shehi, si edhe shkrimtarja Moza Ahmeti, këto personazhe në syrin e Oltit janë tepër të bukur. “Mua më duket e bukur Moza Ahmeti. Më pëlqen mënyra se si ajo flet, artikulon, mendon apo shkruan. Më duket shumë i bukur Dashamir Shehu, më duket shumë i bukur sepse e admiroj si njeri. Në kohët moderne është pa…
Nga Xhevahir Zhabina Vetëm në 10 ditë në Shqipëri janë vrarë 6 persona. Gjithashtu kanë ndodhur dy ngjarje mjaft të rënda të cilat mund të konsiderohen si sulme terroriste pasi është rrezikuar jeta e qytetarëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me palët e përfshira në konflikt. Vetëm fati i ka shpëtuar ata nga plagosja apo humbja e jetës. Ndërsa ngjarje te tjera banale sollën plagosjen e disa personave. 15 shtatori është një nga ditët më të rënda sa i takon cënimit të sigurisë publike, me 2 të vdekur e 1 i plagosur. Mëngjesin e kësaj ditë u ekzekutua në Rrogozhinë Klevis…
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për hapjen e bareve, restoranteve dhe pishinave në ambientet e mbyllura. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një video mesazhi.”Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt”, bën me dije Manastirliu. Duke theksuar se…