Author: tirana

Moti i keq ka sjellë mjegull të dendur në Llogara. Lëvizja e automjeteve në këtë aks është vështirësuar. Nga pamjet mjegulla duket mjaftë e dendur, ndërsa vjen si pasojë e përkeqësimit të kushteve të motit gjatë ditëve të fundit thuajse në të gjithë terrorin e vendit.

Read More

Këngëtarja e dashur, Aurela Gaçe, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Postimet e saj gjithmonë shkaktojnë shumë kuriozitet tek ndjekësit e këngëtares. Ndërsa së fundmi, Aurela ka ndarë edhe një bisedë me vajzën e saj të vogël, që me siguri i ka bërë të qeshin por edhe të emocionohen ata që e kanë lexuar. Abigail, e cila është vetëm 3 vjeç, e ka pyetur nëse ajo është mami apo Aurela, pasi me sa duket është konfuze për mamin nê shtëpi dhe mamin në televizor. Biseda të tilla me fëmijët dhe pyetjet e tyre aq të pafajshme janë gjithmonë…

Read More

Largimii moderatores Xhemi Shehu nga “Portokallia” ka qenë një ndër lajmet me të bujshme të kësaj vere. Por pas këtij lajmi duket se shohim në një tjetër televizion dhe format krejtësisht të ri. Vetë Xhemi ka publikuar një foto ku shihet në shoqërinë e vëllezërve binjak, Donald dhe Romeo Veshaj. Kaq ka mjaftuar që të nisin aludimet se me largimin e Bora Zemanit, mesa duket do jetë Xhemi që mund ta zëvendësojë në sezonin e ri.

Read More

Pandemia e koronavirusit vazhdon përhapjen nëpër botë, ku prej saj regjistrohen gati 1 milionë vdekje e më shumë se 33 milionë infektime. Por parashikimet nuk janë aspak inkurajuese as për vazhdimin. Shkencëtarja e Universitetit të Kembrixhit, Sally Davies ka publikuar një artikull shqetësues në gazetën prestigjoze The Guardian. “Një pandemi tjetër është në horizont. Kolegët e mi shkencëtarë vlerësojmë se duke nisur nga tani, do të përballemi me një pandemi ose të paktën emergjencë shëndetësore cdo pesë vjet. Dhe këto janë skenare optimiste, sepse realiteti mund të jetë edhe më keq”, shkruan ajo. Davies këmbëngul që bota të përgatitet për…

Read More

Ngjyra e zezë është simboli i fuqisë, mbizotërimit, tërheqjes dhe elegancës, por është gjithashtu zgjedhja e parë e njerëzve të ndjeshëm që përpiqen të heqin veten nga qendra e vëmendjes. Disa njerëz kënaqen nëse veshin të zezë në çdo pikë të ditës. Mund të jetë një mëngjes i shpejtë me miqtë ose takimet e stafit. Darka familjare? E zezë, natyrisht! Ngjyra e zezë i bën njerëzit të ndjehen rehatshëm, dhe rezulton se kjo ngjyrë thotë shumë për personalitetin e dikujt. E zeza simbolizon fuqinë dhe ata që e veshin atë shpesh gëzojnë dominimin ose përpiqen të rimarrin fronin e tyre.…

Read More

Fjoralba Ponari, moderatorja bukuroshe dhe e zgjuar e ekranit shqiptar, ka rrëmbyer prej kohësh zemrat e publikut dhe është kthyer në një ndër personazhet më të dashur të televizionit. Ajo na shoqëron çdo të diel në ekran dhe është bërë tashmë një figurë tepër “familjare” për ndjekësit, por a do ta njihnit Fjoralbën në fotot e vjetra nga fëmijëria? Një të tillë e ka publikuar vetë moderatorja sot, ku ka pozuar me të ëmën. Fjoralba shfaqet si një çunak i vogël me kapuç mbi kokë, teksa qëndron shumë serioze me vështrimin nga kamera. “Miss Fjoralba ju kujton të shihni “Beauty-n”-…

Read More

Aktivitetet pasive siç janë shikimi i TV-së apo shfletimi i librave me figura ia zvogëlojnë fëmijës lumturinë dhe duhet kufizuar, ndërkaq kohën e lirë ta plotësojnë me lojë aktive, pretendojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oxford-it Ata kanë zbuluar që fëmijët të cilët shumë kohë kalojnë duke shikuar TV, duke shfletuar libra me figura apo argëtohen në mënyrë të ngjashme pasive, janë më pak të lumtur se ata të cilëve përditshmëria u është e plotësuar me lojë në të cilën krijojnë apo kompozojnë diçka. Veç kësaj, loja aktive i ndihmon fëmijës të rritë shkathtësitë motorike, ndërsa leximi, tregimi i ngjarjeve dhe…

Read More

Të ftuarit e radhës në rubrikën ‘Tani mund të këndosh’ kanë qenë Klea Huta dhe Elgit Doda. Të vendosur mes rreshtave, aty ku kanë pasur mundësi të vjelin rrushin, pasi çiftit i pëlqen shumë vera, moderatori Ardit Gjebrea nuk ka ngurruar t’i bëjë disa pyetje ngacmuese, duke zbuluar për publikun se çfarë ka pëlqyer Klea fillmisht tek Elgiti dhe ai tek ajo. Dyshja zbuloi se historia e dashurisë ka lindur pasi grupi Alar Band bashkëpunoi me Klean për këngën ‘Amla’, pjesëmarrëse ne ‘Kënga Magjike’. Ardit Gjebrea: Si lindi dashuria juaj? Elgid Doda: Ka qenë kënga e Këngës Magjike me Alar…

Read More

Moderatorja Luana Vjollca u rikthye sërish në ekran me emisionin e saj shumë të ndjekur “Shiko Kush Luan”, i cili edhe këtë sezon kishte rezervuar surpriza të mëdha. Siç lajmëroi më herët, si “dhuratë” për publikun Luana ka përgatitur një “AfterParty” me personazhet e ftuar në emision, ku i bën pyetje pikante të cilat mund t’i shohim në kanalin e saj në Youtube. E para që e nisi këtë “AfterParty” ishte vetë moderatorja, e cila gjatë intervistës nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve në lidhje me jetën e saj private. Single apo e lidhur? Luana zgjodhi të mos i përgjigjej…

Read More

Ata kanë qenë të pranishëm edhe në protestat e fundit kundër Coronës në Londër – përkrahësit e miteve konspirative të QAnon. Të shtunën e kaluar, kur u grumbulluan mijëra vetë në sheshin Trafalgar Square për të demonstruar kundër masave të qeverisë londineze për kufizimin e pandemisë, ata mbanin lart pllakate ku shkruhej „Liri në vend të frikës”, apo „Ndalni tregtinë me fëmijët”. Elita e fshehtë Slogani i fundit është një tregues i qartë për QAnon. Sipas lëvizjes së krijuar në internet, një elitë ndërkombëtare pedofile rrëmben dhe keqtrajton fëmijët për të fituar drogën e rinimit nga gjaku i tyre. Tek…

Read More

Gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka treguar shpesh herë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mamanë e saj. Edhe në postimin e fundit ajo ka zbuluar disa nga momentet më delikate në jetën e saj, duke treguar se mamaja i ka qëndruar gjithmonë pranë, ashtu siç bën dhe ajo sot njësoj për të. “Në adoleshencën time u sëmura një herë shumë rëndë dhe m’u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital. Mami im qëndroi pranë̈ meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë̈ se si kërrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës…

Read More

Prokuroria e Tiranës është mbledhur sërish me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Mësohet se mbledhja është thirrur nga kryeprokuroja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ndërsa në takim po marrin pjesë, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, së bashku me drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, por edhe drejtues të tjerë të lartë. Mësohet se fokusi i takimit është bashkëpunimi institucional dhe ai ndërkombëtar, për luftën kundër veprave penale ne fushën e trafiqeve të paligjshme. Diskutimet do të ndalen tek bashkëpunimi kryesisht me Europol, dhe vendet e tjera si Britania, Spanja, Austria, Belgjika, Kosova, vendet Nordike, Franca…

Read More