Author: tirana

Largimi i Flamur Nokës nga Kukësi dhe kandidimi i tij në Tiranë, për ish-kreun e PD-së në Kukës, Ibsen Elezin është se ai preu në besë kuksianët dhe kjo ndodhi që në zgjedhjet e 2015 dhe më pas në protestën e tyre për traun në rrugën e Kombit. Elezi tha se Noka u bë pjesë e rrjetit që katakulptim të njerëzve që nuk e meritonin postin në PD apo poste drejtuese. “Që nga momenti i zgjedhjeve të 2015, reputacioni i Nokës është vënë në diskutim në Kukës, për shkak se hyri dhe ai në labirintin e katakulptimeve të njerëzve që…

Read More

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata u shpreh se ekziston një shqetësim që Covid-19 të mos mbivendoset me virozat e stinës. Ai tha se janë rreth 400 000 mijë vaksina të porositura dhe të siguruara nga ISHP-ja për vaksinimin e popullatës më të riskuar. “Ne kemi shqetësime ashtu si specialistët në të gjithë botën, se situatat Covid do të mbivendosen me virozat e stinës. Është menduar me kohë që deri në qershorin e vitit 2021 të vaksinohen ato që quhen popullata të riskut. Mesa di unë janë rreth 400 000 mijë vaksina të porositura dhe të siguruara nga ISHP-ja.…

Read More

Presidenti Ilir Meta thotë se qyteti i Durrësit “është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa thekson se eshte koha per drejtesi, nenvizon se “transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”.

Read More

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar. Përbërësit: 60 gr thërrime buke 60 ml qumësht 600 gr mish i girë viçi 1 vezë 30 gr djathë kaçkavall Pak arrëmyshk1 lugë gjelle majdanoz 1 lugë gjelle nenexhik Vaj Kripë Piperi zi. Përgatitja: Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit. Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini…

Read More

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ngre shqetësimin se si do të bëhen votimet, ndërsa shifrat e të infektuarve sa vijnë dhe rriten. “NJË SONDAZH ME SHOKUN TONË Shoku tonë e morrën në telefon këto kompanitë e sondazheve: – Si do të votoni në 25 prill? – Me maskë, doreza, dizinfektant. – Mirë, mirë. Në se nuk doni ta deklaroni se për kë do të votoni, na thoni çfarë shpresoni nga votimet? – Kuptohet, të mos më zërë COVID-i. – Jo, jo. Çfarë do të prisni? – Do të pres 14 ditë, ashtu si thotë ekspertët në televizion. – Prapë…

Read More

Edhe pse 1 tetori ishte vendosur si afati i fundit për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, nuk do të votohet këtë javë. Votimi draftit do të shtyhet dhe nuk do të votohen në seancën e 1 tetorit. Gjithashtu është shtyrë  edhe votimi nen për nen nesër në Komisionin e Ligjeve

Read More

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, një kritik i fortë i PD dhe kryesisht i kryedemokratit Lulzim Basha, ka thënë se rotacion mund të ketë, por nuk trembet nëse PD merr pushtetin dhe e penalizon atë në Kukës, pasi i konsideron “vogëlsira” dhe “qesharakë” drejtuesit e PD. “Nuk e kam problem presionin. Nuk e kam ulur kokën në kohën e komunizmit e jo më ta ul kokën me këta spurdhjakë. Unë po flas për çështje parimesh. Përgjegjës për situatën e krijuar në PD është padyshim Basha, por jo kryesori, s’mund të them kryesori se s’dua t’i…

Read More

Analisti Andi Bejtja ka komentuar fjalën e ambasadores së SHBA-ve nga Himara e cila tha se mbajtja dhe ruajtja e marrëveshjes së 5-qershorit është çështje nderi. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Bejtja shkruan se nëse kjo marrëveshje është duart e ‘fjalës së nderit’ , atëherë i është ulur vlera dhe s’kishte pse të dilte as Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e të fliste publikisht për të.

Read More

Ka ndërruar jetë shkrimtarja për fëmijë, Shpresa Vreto. Shkrimtarja ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Shpresa Vreto është autore e disa librave për fëmijë. Ajo ka bërë disa skenarë për filmat artistikë dhe për filmat e animuar. Në vitin 1978 ka shkruar skenarin e filmit vizatimor “Mirela”. Në vitin 1981 së bashku me Xhanfizé Kekon kanë realizuar skenarin e filmit “Kur xhirohej një film”. Pas pesë vjetësh vjen e vetme si autore në realizimin e filmit “ Fillim i vështirë”. Me Petrit Rukën ka bashkëpunuar në filmin “Një djalë dhe një vajzë” në vitin 1990. Disa nga librat që ka…

Read More

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoni është rekomanduar heqja e PCR testeve negative për shtetasit nga vendet e rajonit. Alsat nga burime brenda komisionit mëson se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës do të komunikojë me institucionet vendore dhe homologët e tij nga rajoni, që gjatë javës që vijon Qeveritë të sjellin vendim unanim për heqjen e masës. Në nismën rajonale për heqjen e njëkohësishme të testeve PCR negativ, pritet edhe miratimi i masave që duhet respektuar për lëvizje brenda vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti thotë se heqja e testeve…

Read More

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka komentuar ndeshjet e para të Serisë A, për të dhënë një ide mbi gjendjen e skuadrave dhe atë që parashikon ai pas këtyre paraqitjeve të fillimit. Tekniku është ndalur sidomos te situate e Napolit e ka komentuar paraqitjet e Elseid Hysajt, i kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm për trajnerin Gatuzo. “Me Ançelotin nuk ishin në sintoni, me Gatuzon skuadra kishte një rendiment krejtësisht ndryshe. Çdo herë që luante ishte një provim, ndërsa këtë vit ndjen besimin dhe ka një raport të mirë me trajnerin. Ka bërë gjithmonë ndeshje të mira, i kam…

Read More

Gjyqtarja e shkarkuar e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari nuk dorëzohet. Tre muaj pas shkarkimit nga detyra pasi nuk justifikonte një pasuri me rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur heqjen e vizës amerikane, Fatmira Hajdari ka depozituar një padi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkallën e dytë dhe të fundit të Vetingut, ku kërkon rikthimin në detyrë. KPA e ka regjistruar padinë e zonjës Hajdari në 21 shtator 2020, përmes të cilës kërkon rrëzimin e vendimit të shkarkimit nga detyra. Në padi, Fatmira Hajdari i kërkon KPA-së një hetim të ri për pasurinë dhe pastërtinë e figurës,…

Read More