Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Fatmira Hajdari nuk dorëzohet, kërkon rikthimin në detyrë! Do rigjykohet nga Ina Rama

17:09 / September 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatmira Hajdari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja e shkarkuar e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari nuk dorëzohet. Tre muaj pas shkarkimit nga detyra pasi nuk justifikonte një pasuri me rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur heqjen e vizës amerikane, Fatmira Hajdari ka depozituar një padi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkallën e dytë dhe të fundit të Vetingut, ku kërkon rikthimin në detyrë.

KPA e ka regjistruar padinë e zonjës Hajdari në 21 shtator 2020, përmes të cilës kërkon rrëzimin e vendimit të shkarkimit nga detyra. Në padi, Fatmira Hajdari i kërkon KPA-së një hetim të ri për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe vlerësimin e saj për aftësitë profesionale.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zgjedhur edhe trupën gjykuese për shqyrtimin e kërkesës së Fatmira Hajdarit për t’u rikthyer në drejtësi, ku relatore figuron pikërisht gjyqtarja Ina Rama, më parë ish-kryeprokurore, e cila tentoi të fuste në burg Ilir Metën, Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën, që të tre të shpëtuar me procedura.

Trupi gjykues i dosjes së Fatmira Hajdarit do të kryesohet nga Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Mbetet për t’u parë nëse zonja Hajdari do të jetë dakord me këtë turpë gjykuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.