Sot është ditëlindja e reperit Mozzik dhe në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet për të! Një urim i veçantë i ka ardhur edhe nga kolegia e tij Tayna, për të cilën pak kohë më parë u përfol për një prishje të raportit. Ka qenë reperja ajo e cila ka hedhur poshtë zërat njëherë e mirë më këtë urim të përzemërt për Mozzik. “Urime ditëlindje djali ma i mirë @mozzik më shumë jetë edhe lumturi, se i meriton”, ka shkruar ajo. Edhe reperi reagoi pak kohë më parë për raportin pas zërave se miqësia e tyre ka përfunduar.…
Author: tirana
Me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj Kejda, Majlinda bregu ka ndarë një urim publik në Instagram për të bijën. Përmes një fotoje mjaft të ëmbël nënë e bijë, të bërë para pasqyrës, Majlinda Bregu i thotë të bijës së është shumë më shumë sesa ajo që shehf në një foto selfie të bërë në telefon. Mes të tjerash ajo flet për zemrën e mirë të vajzës së saj dhe një tjetër cilësi që e bën të jetë një vajzë e bukur. “Je shumë më shumë se sa ajo që sheh në selfie. Dhe ti e di këtë❤️❤️❤️ Është…
Stafi shëndetësor prej 5 personash në qendrën shëndetësore në lagjen Skënderbej në qytetin e Elbasanit ka rezultuar i prekur me Covid-19. Për këtë arsye është bërë mbyllja e qendrës shëndetësore. Të prekur kanë rezultuar 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar. Nuk dihet se ku do të trajtohen banorët e kësaj zone e nëse do bëhet transferimi i tyre në ndonjë tjetër qendër shëndetësore.
Dita e ceremonisë martesore për shumëkënd mund të konsiderohet si dita më e rëndësishme e jetë. Por për shumë vajza përzgjedhja e fustanit të nusërisë është një sfidë më vete. Ka nga ato që e kalojnë me sukses këtë sfidë, por nga krahu tjetër ka dhe nga ato që dështojnë në këtë aspekt. Më poshtë kemi renditur disa nga nuset që kanë veshur fustane shumë të çuditshëm.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar sot për adresat e votimit të qytetarëve, pas zërave për spostim të qendrave të votimit të votuesve me bindje të djathta. Lleshaj deklaroi se është gënjeshtër e plotë lajmi se janë ndërruar arbitrarisht qendrat e votimit të qytetarëve. “Për këtë arsye bëhet logjikisht i pamundur komenti mbi pretendimin se kjo gjë po u ndodh votuesve të djathtë. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi të qendrave të votimit për qytetarët. Asnjë! Dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim arbitrar të qendrave të votimit. Në bazë të detyrimeve të Kodit Zgjedhor, ekstrakti i parë i listës…
Mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje pushimeve të shqiptarëve të Kosovës gjatë këtij sezoni turistik në kushte pandemie. “350,000 qytetarë të Kosovës u dyndën në Shqipëri”, kështu shkruhet në një artikull, ndërsa i referohet shifrave të publikuara nga Ministri i Turizmit, Blendi Klosi. “Ministri shqiptar i Turizmit Blendi Klosi tha se vetëm në gusht, më shumë se 600,000 turistë vizituan vendin, nga të cilët 58.2 përqind ishin qytetarë të Kosovës, që është gati 350,000 njerëz”, citon artikulli. “Ministri i Turizmit kërkoi forcimin e marrëdhënieve me qytetarët e Kosovës të cilët, siç tha ai, “e shohin bregdetin shqiptar si të vetin”, shton artikulli më…
Një prej trendeve për rënien nga pesha që po qarkullon prej vitesh është ajo e pastrimit me themel të zorrës së trashë dhe organizmit në përgjithësi duke zbatuar hapa të kufizuar. Praktika quhet Cleanse dhe i referohet një qasjeje të caktuar për largimin e toksinave nga trupi, për të rënë nga pesha dhe për të përmirësuar shëndetin. Ky pastrim arrihet nëpërmjet disa mënyrave: • duke mos ngrënë për një fashë të caktuar orari • duke pirë lëngje frutash dhe perimesh gjatë gjithë ditës • duke përdorur laksativë të ndryshëm për të pastruar zorrën e trashë etj. Programe pastrimi ka nga…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar në Gjykatë apo Prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit. Berisha: Në këtë kontekst nga moment i aktit të tij gjer në ditët e sotme, ata që humbën pushtetin terrorist, qëndrojnë siç qëndruan pas atentatit Jeni thirrur në gjykatë? Berisha: Nuk jam thirrur asnjëherë, kurrë në jetën time as në gjykatë, as në prokurori. Pse është thënë që jeni ftuar 50 herë dhe nuk jeni paraqitur? Berisha: Unë nuk kam marrë kurrë fletë thirrje, nuk ka një media që të ketë botuar e të vërtetojë…
“Shqiptarët po tentojnë të blejnë gjysmën e Venecias”. Ky është alarmi i dhënë nga media italiane “Il Gazzetinno”, e cila hedh dyshime se këto blerje po kryhen për pastrim parash. “O për interes të tyre, o për llogari të të tjerëve, o për të pastruar paratë e pista, ende nuk është e qartë. Por rritja e kërkesës së shqiptarëve që duan të blejnë hotele e restorante në qendrën historike të Venecias preokupon institucionet, turizmin lokal, sipërmarrësit vendas e qytetarët. Mbi këtë fakt po hetojnë autoritetet kompetente për të kuptuar nëse pas kërkesës së lartë të shqiptarëve që duan të blejnë…
Nisur nga parashikimi i meteorologëve për kushtet e këqija të motit, Bashkia e Vlorës u kërkon qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. “Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë” thuhet në apelin e…
Dy automjete janë përplasur pranë urës në Sukth, njëri prej tyre ka përfunduar në lumin Erzen. Gjendja e të lënduarve nuk është e rëndë dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Deputeti Myslim Murrizi është përplasur në debat mbrëmjen e sotme me analistin Ergys Mërtiri. Teksa flisnin për ndryshimet për Kodin e ri Zgjedhor, analisti dhe Murrizi kaluan në fyerje personale. “Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes”, i tha Mërtiri Murrizit. Pjesë nga debati: Mërtiri: Me keto batutat 2 lekëshe ik rrej ata katunarët e Myzeqes Murrizi: Je me mijëra vite dritë larg myzeqarëve Mërtiri: Myslim bëj me të tjerët këto muhbete se s’të shkojnë fare Murrizi: Ore i bëj me ty unë Mërtiri: Po bëj ca të duash Murrizi: Po unë po të dëgjoj për…