Author: tirana

Ditën e sotme emisioni “Historia ime” ka trajtuar historinë e një burri të quajtur Gëzim Hima i cili lufton në verbëri të plotë dhe kërkon të mbijetojë. Ai ka ardhur në studio të rrëfejë historinë që i ndryshoi jetën, që ndryshoi raportet familjare e që e ktheu totalisht në një tjetër drejtim, jeta nuk parashikohet dhe historia e 57-vjeçarit e tregon më së miri këtë gjë. Gëzim Hima: Jam divorcuar në vitin 2014 dhe prej 6 vitesh jetoj vetëm. Kam jetuar një vit e gjysmë në Vlorë sepse gjeta një ngohtësi nga kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe gjeta një banesë…

Read More

Nëse jeni njëri prej personave që ka humbur banesën, që keni fëmijë që u është prishur shkolla, që ju është dëmtuar biznesi, që keni problemin e familjarëve të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit, sot për ju ka një lajm të mirë. Në një konferencë në lidhje me procesin e rindërtimit, Kryeministri Rama, ditën e sotme shpjegoi të gjithë situatën me atë që po ndodh me kantieret anembanë vendit.Sipas kreut të qeverisë, në territorin e Tiranës janë në zbatim apo në prag të fillimit të zbatimit 70 projekte. Projektet në fjalë, me një vlerë të përgjithshme prej 9.5 miliardë lekësh…

Read More

Një grua e zhdukur është gjetur duke notuar e gjallë në det, dy vjet pasi ajo humbi kontaktet me familjen, në Kolumbi. Angelica Gaitan u gjet në një gjendje të dobësuar me hipotermi. 46-vjeçarja humbi kontaktet me familjen e saj rreth dy vjet më parë. Se çfarë kishte bërë ajo në dy vite dhe si përfundoi në det, aktualisht kjo po hetohet nga policia. Ajo u gjet duke notuar rreth një milje larg një plazhi i qytetit të Puerto Colombia në Atlantico, më 26 shtator. Gruaja më vonë u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçarja e zhdukur, e cila u…

Read More

Teuta Hoxha me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë është marrë nën hetim pas një kallëzimi penal të bërë në organin e akuzës nga avokati Agron Bajri. Hoxha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të një çështjeje pronash. Task Forcë ka dorëzuar dosjen në ngarkim të saj në Prokurorinë e Përgjithshme, dhe është kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë pezullimin nga detyra e Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranë. Në këtë kallëzim Hoxha i ka njohur të drejtën e pronësisë së një sipërfaqeje trualli prej 4 mijë metrash katrorë në periferi të…

Read More

Një njeri i shtrirë në tokë në qendër të Tiranës tek zona pranë Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Mësohet se burri kishte humbur kontrollin e biçikletës dhe si pasojë kishte përfunduar në tokë. Menjëherë në ndihmë të tij kanë shkuar policët e gjendur aty pranë. Mësohet se ai tashmë është në gjendje të mirë.

Read More

Një burrë shqiptar ka qenë ndër dëshmitarët kyç që kanë ndihmuar për hetimin e vrasjes së tmerrshme të dyfishtë të ndodhur më 21 shtator në Lecce, me autor 21-vjeçarin Andrea De Marco. Dëshmia e Luixhi Hasanajt ka ndihmuar në identifikimin e De Marcos si autor i krimit që tronditi Italinë dhe në arrestimin e tij. Ai ishte fqinji i çiftit të vrarë dhe ka deklaruar para hetuesve se ka dëgjuar ulërimat e viktimës e më pas ka parë vrasësin të dalë nga banesa. “Dëgjova ulërima, ulërima të pabesueshme, tamam dhunë e padëgjuar’, deklaroi Hasanaj, i cili ishte edhe njëri prej telefonuesve në…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e shtetit, Artan Shkëmbi, i cili mbante edhe detyrën e numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit. Ky i fundit, sipas burimeve, dyshohet se ka dekonspiruar një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj për një hetim pasuror që po kryhej në ngarkim të një shtetasi me precedentë penalë. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se nga përgjimet gjermane është provuar ajo që ka denoncuar prej kohësh opozita shqiptare. Postimi i plotë i Sali Berisha Superskandal! Bosi mafioz Artan…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka renditur disa fakte lidhur me atë çfarë ka bërë qeveria shqiptare nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, teksa e ka ftuar kreun e PD, Lulzim Basha, të reflektojë për këto të dhëna. Duke theksuar se bonusi për personelin mjekësor në vijën e luftës “është realitet dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie”, Manastirliu thekson se për pagat e mjekëve, “ata janë shumë të kthjellët për të bërë dallimin mes një rritjeje prej 40% që po bëhet realitet, dhe premtimeve, të cilave po t’u besosh sot, është njësoj si të shohësh…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në vend nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga Covid 19. “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftiin e IKSHPK’së.

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Ata që janë vetëm nuk duhet të druhen dhe nuk duhet të mendojnë se janë të pafat, vetëm sepse mbështeten tek njerëzit e gabuar. Në punë, nëse keni hasur në ngadalësim, tashmë do të keni mundësi që të rinisni. Demi Në dashuri keni nevojë që të bëni qartësi, ndonëse problemi nuk qëndron tek ju. Faji është i personit tjetër, i/e cili nuk është i bindur për atë që bën. Në punë, periudha në vijim do…

Read More

Kryeministri Edi Rama përgënjeshtroi prerazi mundësinë për rihapjen e kazinove në vend. Nga konferenca e sotme për mediat, ai tha se nuk ka asnjë rihapje të bixhozit në Shqipëri, por se është hapur vetëm një procedurë specifike, e cila lidhet me përfundimin e afatit të licencës së të vetmes kazino që ka qenë prej shumë e shumë vitesh në mes të Tiranës, dhe duke pritur cilido qoftë të bëjë ofertë në një zonë të caktuar, siç është përcaktuar. “Janë vetëm kufijtë e një perimetri, nuk do të hapen kazino. Në ligjin ekzistues, përcaktohet e drejta e kazinove në struktura me…

Read More