Author: tirana

Edi Rama është pyetur sot rreth akuzave të opozitës se po kopjon programin e Partisë Demokratike dhe kreut të saj, Lulzim Basha, ai ka dhënë një përgjigje jo të zakonshme. Pyetja i është drejtuar Ramës nga gazetarja, Marsela Karapanco, por Rama iu përgjigj me një batutë: “Vdeksha unë për ty dhe zotin Basha!” Në përgjigjen e tij, Rama ka sugjeruar që fjala kopjim i programit duhet të përjashtohet nga fjalori. Ndërkohë që ka shtua se: “Këta janë të parë, nuk janë të paparë! Janë shalqi të provuar disa herë. Këta njëherë, Saliu, Luli, Mona janë shalqi të provuar. Pra janë…

Read More

Për dy ditë hyjmë në muajin tetor, por të huajt nuk duan t’ia dinë për kohën, pasi mesa duket e adhurojnë plazhin në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm, disa turistë bjellorusë janë parë teksa janë larë në plazhin e Vlorës, edhe pse moti nuk ka qenë aq i ngrohtë. Të veshur me bikini, tre bjellorusët kanë sfiduar kohën dhe janë zhytur, duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Për ta, ndryshimi i kushteve klimaterike nuk përbën aspak problem.

Read More

Rozana Radi ka një lidhje më shumë se të ngushtë me motrën e saj, Andetën, e cila është forcuar akoma më shumë për shkak të ngjarjeve të hidhura të jetës. Këngëtarja ka treguar se e motra ka qenë gjithmonë si një nënë e dytë dhe se nuk do e kishte pasur jetën të lehtë pa të pas vdekjes së prindërve. Sot Andeta feston ditëlindjen dhe nuk kishin si të mungonin disa fjalë zemre nga Rozana në këtë ditë të shënuar. “Nuk ka asnjë në botë të më njohë siç më njeh ti! Faleminderit që je aty për mua gjithmonë! Sa…

Read More

Gjatë periudhës së festave të fundvitit, shumë persona nga stafi i familjes mbretërore shkojnë në Sandringham për të bërë përgatitjet e Krishtlindjeve. Mirëpo këtë vit ata nuk kanë pranuar të largohen nga familjet në këtë kohë pandemie. Kjo do të thotë që për herë të parë pas 33 vitesh mbretëresha do jetë e detyruar t`i kalojë festat e fundvitit në Kështjellën Windsor, duke thyer traditën. “Mbretëresha është nxehur keq. Stafi duke përfshirë kuzhinierët, kamerierët dhe pastruesit është i revoltuar. Ata nuk duan të tregohen jobesnikë, ama nuk mund as të lënë familjet e tyre në një kohë të tillë pandemie”,…

Read More

Ata janë në një lidhje dashurie për më shumë se një vit. Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, u shfaqën të lumtur së bashku gjatë një shëtitje në New York të hënën. Krijuesja e hitit “One Kiss”, 25 vjece dhe partneri i saj, modeli 21 vjeçar, u fotografuan për dore ndërsa ecnin në rrugë. Dua tregoi figurën trupore e veshur në të zeza, shoqëruar me një palë pantallona të lëkurës dhe një triko të zezë të veçantë. Shëtitja e çiftit vjen pak ditë pasi motra e madhe e Anwar, Gigi, u bë nënë për herë të parë.…

Read More

Milan nuk ndalet në merkato dhe bën goditjen e radhës, duke marrë shërbimet e Jens Petter Hauge. Pritet vetëm firma në kontratë, por gjithçka është e mbyllur me talentin norvegjez që ka mbërritur në Milano për testet mjekësore. Sulmuesi 21-vjeçar magjepsi drejtuesit e klubit kuqezi në sfidën e Ligës së Europës kundër Bodo Glimt, ku ai realizoi edhe një gol. Menjëherë pas ndeshjes, Paolo Maldini prenotoi lojtarin për merkaton e janarit, por mungesat e shumta në sulm e detyruan atë të përshpejtojë transferimin. Hauge kalon te Milani për 4 milion euro, plus bonuset ndërsa mund të luajë që në ndeshjen…

Read More

Xhensila Pere tregon se ka takuar Gabriel Garkon 5 vite më parë: E kuptova që ishte gay Për aktorin italian ka folur edhe Xhensila Pere në intervistën e fundit në “Radion NRG“. Shkak për bisedën në lidhje me Garko-n u bë fotoja që ajo kishte postuar në Instagram-in e saj, ku shfaqej së bashku me aktorin dhe shprehej sigurisht e mërzitur nga lajmi i fundit, megjithatë ish-Missi tha se nuk ishte e surprizuar. Kjo pasi në eventin ku Garko kishte qenë prezent 5 vite më parë, ceremoninë e “Miss Albania 2015,” ku Pere edhe e takoi, tha se kuptohej që…

Read More

Gaforrja Mund të merrni disa bonuse dhe avantazhe të papritura, të cilat gjithsesi do ju lejojnë që të përmirësoni rezultatet në punë. Ky është momenti më i mirë për të mbajtur impulsivitetin nën kontroll në sferën e dashurisë. Shigjetari Më në fund do mund të korrni frytet e punës tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të arrini një pozicion të ri të rëndësishëm. Parashikohet të jetë një e premte shumë intriguese dhe e pasur me të reja të rëndësishme lidhur me një histori në të cilën jeni përfshirë prej pak kohësh.

Read More

Gjatë këtyre ditëve, këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ shqiptar, Enca ka zgjedhur të ndajë më shumë kohë me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka treguar se jeta është si një piano duke ndarë disa nga momentet më të mirë dhe më të kqija që ka kaluar. “Kujtimet e mira, premiera e filmit, eksperienca ime e parë si aktore, turi i filmit në Europe, emocione të reja, më shumë kohë me miqtë dhe familjen time gjatë pandemisë, ndërtova një studio muzikore në shtëpi për ta realizuar vetë muzikën, realizova një hit të madh, pata pushime të mrekullueshme, rashë në dashuri…

Read More

Forcat e Armatosura shqiptare kanë marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Carpathian Eagle 20” në Cincu të Rumanisë, ku kanë treguar aftësitë e tyre në qitje, luftim në zonat e banuara po desantim (hedhje) nga ajri. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka publikoi sot foto nga stërvitja e zhvilluar FA krah trupave elitë të shtatë vendeve të tjera të NATO-s. Xhaçka shprehet se FA nderuan vendin me paraqitjen e tyre. “Forcat Speciale shqiptare na nderuan me aftësitë e treguara krah kolegëve të tyre nga Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia në stërvitjen “Carpathian Eagle 20””,- shprehet…

Read More

Linda Halimi vitet e fundit ka pësuar një ndryshim drastik në fizikun e saj, duke arritur peshën ideale pas humbjes së kileve të tepërta. Këngëtarja është kujdesur për veten duke u stërvitur vazhdimisht në palestër e duke konsumuar ushqime të shëndetshme. Së fundmi ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto me ndjekësit dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë me rezultatin që ka arritur me trupin e saj. Ajo ka treguar se ka forma perfekte dhe duke pozuar ka vënë në dukje të pasmet e saj. Këngëtarja ka zbuluar se për 10 vite me radhë ajo nuk ka…

Read More

Beatrix Ramosaj duket se po përballet me një nga problemet më të zakonshme, por edhe më shqetësueset javët e fundit. Këngëtarja ka treguar se ka shqetësime për shkak të gjumit dhe se çdo mbrëmje është si një luftë e vërtetë për të. “Jam shumë e inatosur kam probleme me gjumin prej javësh. Nuk kam pasur probleme me paralizën e gjumit prej muajsh, por çdo mbrëmje është ende një luftë. Kam shmangur fjetjen me kurriz prej muajsh për shkak të paralizës së gjumit. Gjëja më e keqe. Kam nisur të fle me diçka para për të mbuluar fytyrën, ndryshe nuk mund…

Read More