Pasditen e sotme është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare Rozmari Jorganxhi, dirigjentja e parë shqiptare. Ajo është nëna e kantautorit të njohur Gjergj Leka. Pak orë pas ndarjes së nënës nga jeta, Gjergj Gjeka ka publikuar foton e saj dhe shkruan “Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit……Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall gjithe fajet…..”Rozmari Jorganxhi e ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike. “Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role…
Author: tirana
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim Kosta Kacan, 24-vjeçarin që ishte shoferi i BMW-së që u përplas me ambulancën në Sarandë. Si pasojë e aksidentit mbeti viktimë infermierja Adelina Rizvani e cila ishte në koma prej 1 jave, dhe momentin e aksidentit ndodhej në makinën e ambulancës. I riu që drejtonte BMW-në, djali i një biznesmeni ,mbeti i plagosur dhe ndodhej në spitalin e Traumës, por mësohet se është arratisur prej aty dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ndërkohe shoferi i ambulancës Aleks Kajo mësohet se ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne…
Xhenoa ka pësuar një tronditje të madhe ditën e sotme. Pas portierit Perin dhe mesfushorit Shone, ditën e sotme kanë rezultatuar me koronavirus edhe 12 persona të tjerë të prekur, duke e çuar në total 14 numrin e të infektuarve, duke përfshirë këtu futbollistët dhe stafin teknik. 8 prej tyre dyshohen se janë futbollistë. Kujtojmë që Xhenoa u përball ditën e djeshme me Napolin, në sfidën që përfundoi me rezultatin 6-0. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare.
Dy binjakë shqiptarë janë sulmuar nga kushëriri i tyre në Itali me thikë. Mediat italiane raportojnë se binjakët 36-vjeçarë që punojnë muratorë, ishin ulur në një lokal kur nga një makinë iu kërkua të afroheshin.Aty doli kushëriri i tyre që i goditi me thikë, madje njërin e la me plagë në bark në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap pak kilometra më larg nga Policia italiane. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 shtatorit në sheshin Solferino teksa nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri.
Qeveria malazeze ka dhënë pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, duke mirutuar ligjin për simbolet kombëtare. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi. Si stemë do të përdoret shqiponja e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut si dhe himni “Rreth flamurit të përbashkuar”. Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.
Mbrëmjen e sotme ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët për deputetë në Degën e Partisë Demokratike Berat. Nga votimi kanë dalë 10 kandidatë që do të vijojnë garën për pjesën tjetër të procesit përzgjedhës, teksa bie në sy mungesa e ish-deputetit milioner, prej dy mandatesh në PD, Astrit Veliaj. Veliaj prej vitit 2000 e në vijim është President i shoqërisë UFO shpk., Albanian University. Po t’i hedhim një sy deklaratës së pasurisë së ish-deputetit, duhet thënë se ai është një prej personave më të pasur në Shqipëri. Është miliarder dhe ka pasuri të konsiderueshme në prona private, sende me vlerë dhe llogari…
Mbledhja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 2 tetor në Tiranë dhe jo në Shkodër siç ishte lajmëruar më herët. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej më 25 shtator në Shkodër, por për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, ajo u shty më 2 tetor po në Shkodër. Por mësohet se ajo do të mbahet të premten në Tiranë.
Ka përfunduar procesi i votimit për kandidatët për deputetë në Degën e Partisë Demokratike Berat. Nga votimi kanë dalë 10 kandidatë që do të vijojnë garën për pjesën tjetër të procesit përzgjedhës. Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjetrët e kanë kaluar provën. Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë: Numri i anetareve me të drejtë vote: 1380 anëtarëPjesëmarrja në votime: 827 anëtarë ose 59,9 % Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër: 1.AFIZE SKENDO2.ALKETA MUKAVELATI3.ARENC BERATI4.DENIS SAHATCIU5.DRITAN HAZINEDARI6.ENO QANA7.KASEM…
Gazerta Dita posedon pjesë nga dosja hetimore mbi organizatën e trafikut të drogës Kompania Bello, pjesëtarë të së cilës u arrestuan disa ditë më parë. Nga analiza e të dhënave që gjenden në dosje rezulton se arrestimet e kryera deri më tani dhe informacionet e bëra publike janë vetëm maja e ajsbergut. Pjesë e dosjes janë edhe rreth 30 emra personash të tjerë, më së shumti në Shqipëri. Burimiet brenda grupit hetimor komentoi se kjo dosje për nga niveli i personave të përfshirë dhe shumave të jashtëzakonshme të parave në qarkullim mund të ndikojë raportet politike në Shqipëri, e nëse…
Nga Eduard Zaloshnja Debati kryesor mbi sistemin elektoral ëshë ai rreth regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje – njëlistorë apo shumëlistore. Sidoqoftë, ky debat ka të bëjë kryesisht me interesat politike të partive; PS-së i intereson njëlistor ndërsa opozitës jashtëparlamentare i intereson shumëlistor. Ndërsa debati tjetër mbi sistemin elektoral ka të bëjë me interesat e votuesve të thjeshtë – listat do të jemë me renditje numerike apo alfabetike? Në versionin e parë (që është propozuar nga PS-ja), subjekti zgjedhor i rendit kandidatët në mënyrë numerike në fletën e votimit, dhe e vetmja mundësi e votuesve të thjeshtë për ta ndryshuar këtë…
Ndërron jetë 57-vjeçarja Adelina Rizvani, mamia e cila punonte në maternitetin e Sarandës. Ajo u plagos rëndë një javë më parë pas një aksidenti të ambulancës së Sarandës e cila u përplas me një fuoristradë BMW X5, mesnatën e datës 21 shtatorit. 57-vjecarja luftoi për jetën për rreth 7 ditë në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të shpëtonte dot.
Të premten e kaluar në Tiranë qindra punëtorë të rafinerisë së naftës në Ballsh, sfiduan për të dytën ditë radhasi motin e keq dhe protestuan përpara godinës së Këshillit të Ministrave, duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rivënien në punë të uzinës dhe gjetjen e një zgjidhjeje për rrogat e tyrë të prapambetura. Naftëtarët i kërkuan kryeministrit Edi Rama të hapte një kanal dialogu me punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës, duke e akuzuar kreun e qeverisë dhe deputetët e parlamentit se po bëjnë një vesh shurdh ndaj problemeve të tyre. “Ju dhe ata parlamentarët që janë këtu mbrapa…