Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Listë me renditje numerike apo alfabetike?

20:00 / September 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Eduard Zaloshnja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Debati kryesor mbi sistemin elektoral ëshë ai rreth regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje – njëlistorë apo shumëlistore. Sidoqoftë, ky debat ka të bëjë kryesisht me interesat politike të partive; PS-së i intereson njëlistor ndërsa opozitës jashtëparlamentare i intereson shumëlistor.

Ndërsa debati tjetër mbi sistemin elektoral ka të bëjë me interesat e votuesve të thjeshtë – listat do të jemë me renditje numerike apo alfabetike?

Në versionin e parë (që është propozuar nga PS-ja), subjekti zgjedhor i rendit kandidatët në mënyrë numerike në fletën e votimit, dhe e vetmja mundësi e votuesve të thjeshtë për ta ndryshuar këtë renditje me vullnetin e tyre, është që të votojnë në masë për kandidatë të pjesës së fundit të listës, në mënyrë që ata të dalin mbi kandidatët e fillimit të listës (kuzakonisht kryetarët e partive fusin emrat më të njohur).

Në versionin e dytë (që është propozuar nga partitë opozitare parlamentare e joparlamentare), subjekti zgjedhor i rendit kandididatët në mënyrë alfabetike në fletën e votimit, dhe votuesit e thjeshtë zgjedhin kë të duan nga kandidatët. Kandidatët e subjektit zgjedhor që marrin më shumë vota nga votuesit e përfaqësojnë atë në kuvend.

Versioni me renditje numerike është teknikisht më i thjeshtë dhe politikisht më praktik për kryetarët e atyre partive që futen të vetme në zgjedhje (këta të fundit i hartojnë vetë listat e kandidatëve). Ndërsa versioni me renditje alfabetike është më praktik për partitë që krijojnë koalicion njëlistor (sepse renditja përfundimtare bëhet nga vetë votuesit, e jo nga negociatat mes partive), por është më i ndërlikuar teknikisht.

Në qoftë se ndodh që të gjithë votuesit e një subjekti të caktuar t’ia japin votën një kandidati që i fillon emri me L, fjala vjen, ndërkohë që subjekti zgjedhor ka fituar 18 mandate në atë qark, krijohet problemi sesi do të plotësohen 17 vendet e tjera në listën që do të shkojë në Kuvend. Për të shmangur situata të tilla ekstreme (por edhe më pak ekstreme), zakonisht u jepet e drejta zgjedhësve që të venë nga një shenjë përbri gjysmës së emrave në listë (të atyre që parapëlqejnë).

Por kjo zgjidhje krijon shumë punë në numërim.  Në këto raste përdoret ose votimi elektronik, ose skanimi me programe kompjuterike numërues. Ndërsa në mungesë të teknologjisë moderne (pra, në rastin e numërimit me dorë), u lejohet votuesve të një subjekti zgjedhor të përzgjedhin deri në 3 kandidatë nga lista alfabetike e subjektit.
Kjo zgjidhje e pjesshme e ul probabilitetin që të gjtihë votat e një subjekti të shkojnë vetëm tek një apo dy kandidatët më me popullaritet në listën e qarkut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Republikat e pavarura të Republikës së Shqipërisë

09:40 / August 27, 2026

Drejtësia duhet të jetë shërbim, jo vetëm gjykim

16:18 / August 26, 2026

Dobët në internet, fort në terren…

17:56 / August 25, 2026

Algoritmi i urrejtjes, i gjithënxirjes, apo i Shqipërisë së punës?

13:53 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.