Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh mbrëmjen e sotme se qeverisja e Ramës është më dramatikja në 30 vitet e fundit në vend. Ai shtoi se ai po zbaton praktikën e Vaso Čubrilović?-it për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria me të njëjtën platformë. Berisha në Tempora: Njeriu që nuk ka arritur në stadin e qytetërimit, për deficite elementare të formimit apo prej çrregullimeve psikologjike, për atë përgjegjësia nuk ekziston. Çdo gjë që i ndodh atij, i ndodh për shkak të të tjerëve, por qeverisja e tij është e pranuar universalisht, si historia më dramatike e Shqipërisë në 30-vitet e fundit. Ai…

Read More

Pavarësisht se nga data 1 tetor do të hapen ambientet e brendshme të lokaleve apo restoranteve, muzika duket se do të jetë sërish e ndaluar pas orës 20:00. Epidemiologu pranë ISHP-së, Artan Simaku shprehet se kjo nuk është e mundur akoma me situatën që jemi pasi rrit më shumë shanset e infektimit. “Nuk parashikohet ndonjë ndikim i madh. Janë hartuar protokolle të posaçme për këto subjekte. Janë të pajisur të gjitha subjektet. Nëse respektohen, atëherë do të kemi raste të ulëta. Është një lehtësim i bizneseve që kanë qenë të mbyllura prej kohësh. Ne nuk infektohemi nga veshët por kjo…

Read More

– Para 26 vjetësh “qytetërimi ortodoks” serb, bombardoi dhe dogji Bibliotekën kombëtare të Bosnjes. Heroina në foto është Aida Buturoviç, ish studente e Letërsisë në universitetin e Sarajevës. Ajo do të mbesë e paharruar në kujtesën e kombit boshnjak, pasi u vra nga bombat e serbëve për të shpëtuar librat e Bibliotekës Kombëtare të Bosnjes. Ishte gushti i vitit 1992. Pikërisht, kur ushtria serbe ndodhej në një nga fazat më të përgjakshme të agresionit ndaj boshnjakëve. Pasi kishin rrethuar kryeqytetin e Sarajevës dhe kishin kryer masakra mbi popullsinë civile, ata njëkohësisht edhe bombardonin objekte të ndryshme. Dhe shënjestra patjetër që…

Read More

Aktivistja Xheni Karaj ka rrëfyer publikisht se kur ka kuptuar orientimin e saj seksual ka menduar që të vriste veten. E ftuar në “AbcNews”, Karaj tha se ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën e saj, pasi ishte adoleshente dhe nuk kishte parë asnjë vajzë tjetër që ta kishte pranuar publikisht këtë gjë. “Në periudhën e adoleshncës sime ne nuk kishim modele, kishin bërë coming out publik shumë pak.  Kjo periudhë për mua ishte shumë depresive, mendoja çdo ditë si të vdisja, sepse mendoja që nuk kishte vend në këtë botë për njerëz si puna ime,”– tha Xheni…

Read More

Vjeshta është stina që përveç tendencave të reja që sjell në modë, ndikon gjithashtu dhe në stilin e flokëve. Pavarësisht se tendencat e ngjyrës së flokëve këtë vjeshtë janë nga më të larmishmet, specialistët rekomandojnë disa që i përshtaten më shumë stinës. Parukieri i VIP-ave, Sazer, thotë se prerja e flokëve deri tek supi është tendencë e këtij sezoni, ndërsa përsa i përket tonalitetit të ngjyrës ajo që preferohet janë nuancat e bjondes. “Moda për prerjen është gjithmonë deri tek supi ose pak më lart. Kjo është tendenca e fundit , sepse është një prerje më favorite dhe përdorimi shumë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mbrëmë sërish ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi se ishte ai personi që nxori në pritë Azem Hajdarin në 14 shtator 1998, kur u ekzekutua pranë selisë së vjetër të PD-së. Por, Klosi shprehet se Sali Berisha sa herë flet për atë çështje jep versione të ndryshme dhe i ngatërron gjërat. “Kam përshtypjen dhe frikë se ai po rrjedh” tha Klosi për Berishën në ABC. Në vijim, ish-kreu i SHIK rrëfeu të vërtetën sipas tij për ngjarjen. I pyetur nëse mendon se nga rigjykimi i Izet Haxhisë do të ketë surpriza, Klosi u shpreh pesimist. Intervista e plotë për…

Read More

Berat Gjimshiti shkoi deri në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar. E bëri këtë më larg se cilido shqiptar tjetër në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në kontinent. Megjithatë, për mbrojtësin tonë kuqezi, viti 2020 do të mbetet i shënuar edhe për diçka tjetër. Ai u bë baba për herë të parë. Partnerja e kahmotshme e tij, bukuroshja serbe, Alisa Menkovic, solli në jetë djalin e parë. Çifti nuk ra në hall për t’ia vendosur emrin, duke zgjedhur të mos ndaleshin në dy vendet, nga kanë rrënjët e tyre, Shqipëri dhe Serbi. Për të evituar çdolloj pakënaqësie,…

Read More

Një shqiptar në Bolonja është vetëvarur në qelinë e paraburgimit ku po vuante dënimin.Mediat italiane që raportojnë ngjarjen nuk japin të dhëna për identitetin e tij, por mësohet se është rreth moshës 40-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë fundjavë. Shqiptari raportohet se kishte qenë në paraburgim prej disa muajsh, dhe nuk ishte vetëm në qeli, por i burgosur tjetër nuk ka parë asgjë, pasi ishte në gjumë. Ai mësohet se ishte në pritje të dilte në gjyq me akuzën për vjedhje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Sipas zyrtarëve të burgut, shqiptari në orët e fundit para se të kryente…

Read More

Esmeralda Shkjau, ish-deputetja socialiste e Durrësit, e cila pas largimit nga politika, jeton me familjen në Dubai, ka ndarë sot një mesazh ngushëllimi, pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të ish-Emirit të Kuvajtit, Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah “Ngushëllime Familjes dhe Popullit të Kuvajtit për Humbjen e Lartmadhërisë së Tij Shejh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah”. “Shpirti i tij qoftë në Xhenetin Firdeus, Amin!” “Shqipëria dhe shqiptarët kane humbur një mik të çmuar”, – shkroi ish-deputetja. “Të Allahut ( xh.sh) jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”, mbylli mesazhin e ngushëllimit Esmeralda Shkjau.

Read More

Simptomat e koronavirusit në shumë raste janë të ngjashme me atë të gripit sezonal dhe për këtë arsye, në këtë periudhë të vitit, kur shtohen dhe virozat, shumë njerëz përfshihen nga ankthi nëse janë të prekur nga virusi vdekjeprurës apo diçka tjetër. Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka shpjeguar se kush janë 3 simptomat kryesore që në 85% të rasteve konfirmojnë se një person është i prekur nga Covid-19. 1-Një kollë e re dhe e vazhdueshme; kollitje për më shumë se një orë, ose të pasurit 3 episode ose më shumë kolle të vazhdueshme brenda 24 orësh.…

Read More

Ish-ministrja teknike e Financave, Helga Vukaj kandidon për organet e reja të KQZ-së. Përpara anëtarëve të komisionit, ajo bëri një parashtrim të detyrave që ka mbajtur. “Jam Helga Vukaj, jam formuar si juriste në vitin 2000, më pas kam marrë një diplomë master në Milano. Kam qenë ministre teknik e Financave, kam kontribuar falë integritetit, në përmbushje të detyrës së ngarkuar nga vullneti i shprehur i dy forcave politike për të qenë rojtar të votës së lirë. Kemi përcjellë një raport ne ministrat teknikë në detyrë për ruajtjen e votës, që ka marrë një vlerësim pozitiv nga OSBE” tha ajo.…

Read More