Dua Lipa njihet për qëndrimin që ka ndaj Donald Trump dhe këtë nuk hezitoi ta tregonte mbrëmjen e djeshme gjatë debatit presidencial. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku ka ironizuar flokët e Trump. “70 mijë dollarë shpenzime për flokët dhe stilistin i tij prape e urren” shkruan Dua poshtë fotos e cila është shkëputur nga dalja e fundit e presidentit Trump në debatin Trump-Biden.
Author: tirana
Zv. kryeministri Erion Braçe ka njoftuar se nuk do të ketë kompensim nga qeveria për rritjen e pagës minimale, e cila siç u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama se do të jetë mbi 300 mijë lekë të vjetra. Braçe thotë se të gjithë e dinë se në ndërmarrje ka kohë që nuk paguhet më pagë mininale 260 mijë lekë të vjetra, por kjo përdoret si kufi për të fituar nga evazioni fiskal. “Paga minimale 300 mijë leke! Nuk ka beteja më me vlerë se ato që përfundojnë më të tilla vendime; Prekin një masë të madhe punëtorësh në çdo sektor,…
Azerbajxhani njoftoi se më shumë se 550 ushtarë të ushtrisë armene u vranë dhe u plagosën në përleshjet e djeshme. Sipas deklaratës së bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, gjatë përleshjeve u shkatërruar 22 tanke dhe automjete të tjera të blinduara, 15 sisteme raketash kundërajrore OSA, 18 mjete ajrore pa pilot, 8 topa të artilerisë të ushtrisë armene. Sipas deklaratës, më shumë se 550 ushtarë armenë u vranë dhe u plagosën, ndërsa u shkatërruan edhe 3 depo municioni që i përkisnin ushtrisë armene. Në përleshjet rreth fshatit Talysh afër zonës Terter, komandanti i batalionit ajror armik, nënkoloneli Lernik Babayan,…
Dy rivalët për presidentin e ardhshëm të Amerikës, Donald Trump dhe Joe Biden, kanë zhvilluar debatin e parë publik mes tyre, një traditë tashmë 60-vjeçare amerikane kjo. Si rrallë herë, debati ka qenë gjatë gjithë kohës i tensionuar dhe plot me fyerje. Aq sa në një moment, i “qeti” Joe Biden nuk e ka mbajtur dot veten pas ndërhyrjeve të Trump, kur ai fliste, duke iu drejtuar presidentit në detyrë: “Do ta qepësh gojën o burr?” Biden shoqërohej në debat nga e shoqja, ndërsa Trump, përveç Melani, kishte me vete edhe dy vajzat e tij, Ivanka dhe Tiffany, por edhe…
Një operacion i kryer nga skuadra operacionale të policisë Durrës dhe ajo e Tiranës, ka mundur të arrestojë në kryeqytet, Lajden Kadellin, njeriu që rezulton të jetë përfshirë në 11 ngjarje kriminale, por çuditërisht nuk ka bërë asnjë ditë burgim. I konsideruar nga uniformat blu me nofkën “Lypeni”, pasi është shpallur shumë herë në kërkim dhe nuk është arritur të kapet, Kadelli, mësohet të jetë arrestuar vetëm mesnatën e djeshme (29 shtator), në ambjentet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë. Lajden Kadilli, ka “nuhatur” lëvizjet e shpeshta të agjentëve dhe menjëherë është shkëputur, duke ju larguar me vrap. Në ikje e…
Idetë e gllabërimit të detit territorial shqiptar në Jon janë rikthyer. Për këtë, u kujdes kryeministri i fqinjëve tanë jugor, Kiriakos Micotaqis. : “Greqia do ta rrisë zonën e saj detare nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet, të tjerë e kanë thënë këtë por jemi ne që po e vëmë këtë në zbatim. Është e drejtë që vendi jon e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen njësoj sic e kvanë ushtruar fqinjët tanë”. Vladimir Beja- “Për mua është qëndrim agresiv dhe e kam shprehur, dhe për faktin se me ligj të kufirit Greqia e ka 6 milje detin…
Faktet tregojnë se grekët prej vitesh janë prezentë me punime sizmike në detin Jon, shumë pranë zonës së diskutueshme mes dy vendeve. Madje, në vitin 2015, Ministria e Jashtme e Shqipërisë i dërgoi Athinës zyrtare 2 nota proteste ndaj kërkimeve për naftë, pranë zonës së pa-delimituar mes dy vendeve.Siri Hamiti-“Ata, natyrisht që i kanë bërë në zonën e tyre territoriale. Afër limitit të kufirit të mundshëm tone”. Në vitin 2003, pesë prej specialistëve më në zë në vendin Helen, publikojnë një studim në revistën e gjeologjisë së naftës në Greqi, me titull: “Fushat e naftës e gazit në Shqipëri, a…
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në Klinikën Gjinekologjike të Prishtinës, ku një 14-vjeçare është paraqitur për të lindur. 14-vjeçarja M.M nga Mitrovica është bërë nënë, dhe këtë lajm e ka konfirmuar edhe drejtori i Klinikës Gjinekologjike Jakup Ismaili. Foshnja e gjinisë femër ka lindur para kohe, por gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ashtu si edhe gjendja e nënës së saj. 14-vjeçarja është e lindur në Shqipëri dhe e martuar në Mitrovicë, ndërsa autoritetet spitalore kanë njoftuar edhe policinë për këtë rast. Kjo hnuk është hera e parë që një e mitur lind në Klinikën Gjinekologjike të…
Qytetarët nuk po zhvendosen nga qendrat e votimit, por sipas kreut të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, është krijuar një sistem i ri adresash, të projektit që nisi në 2019-n duke bashkuar dy regjistrat, regjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe atë të adresave. Doracaj u përgjigj lidhur me disa lajme të publikuara së fundmi ku thuhej se po u ndryshohej adresa për të ndikuar në qendrat e votimit, pa dijeninë e tyre disa qytetarëve si votues të djathtë. Ai sqaroi procesin në emisionin ‘Ilva Now’ kështu: “Gjatë bashkimit të dy regjistrave… është një numër i konsideruar… nuk…
Ministrja Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se vaksina e gripit ka mbërritur në Shqipëri. E ftuar në studion e “Open”, Manastirliu tha se porosia është bërë që në muajin prill, ndërkohë që injektimi do të bëhet sipas një plani të detajuar, që nis me personelin shëndetësor. Popullata e riskuar do të vaksinohet falas. “Që prej muajit Prill, kemi financuar vaksinën kundër gripit, në kushtet e situatës së pritshme të vjeshtë-dimrit, me rrezikun e mbivendosjes së COVID19 dhe ja kemi dalë ta sigurojmë atë disa herë më shumë se 1 vit më parë. Vaksinimi do të nisë shumë shpejt, nesër: do të…
15 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Bashkinë e Durrësit. Të prekurit janë punonjës të zyrës së Shërbimeve dhe zyrës së Urbanistikës në Durrës. Po ashtu mësohet se zyrat janë mbyllur dhe po dizefektohen. Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani, në Durrës janë regjistruar 594 të prekur dhe 46 viktima.
Prej disa javësh, Partia Demokratike është duke organizuar në çdo rreth seleksionimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Të fundit në radhë, për të zgjedhur shortlistën e kandidatëve të tyre ishin dibranët. Por, cilat janë figurat e përzgjedhura nga PD për të shërbyer në Kuvendin e Ardhshëm? A kemi të bëjmë me figura vërtet të pastra, të cilat meritojnë të përfaqësojnë popullin e Dibrës? Le t’i marrim me radhë. Xhemal Gjunkshi – Ish-gjenerali, i cili iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2013 si shpërblim për kalimin e Shtëpisë së Oficerëve në pronësi të PD. Një ndër aferat më të bujshme…