Zv. kryeministri Erion Braçe ka njoftuar se nuk do të ketë kompensim nga qeveria për rritjen e pagës minimale, e cila siç u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama se do të jetë mbi 300 mijë lekë të vjetra.
Braçe thotë se të gjithë e dinë se në ndërmarrje ka kohë që nuk paguhet më pagë mininale 260 mijë lekë të vjetra, por kjo përdoret si kufi për të fituar nga evazioni fiskal.
“Paga minimale 300 mijë leke! Nuk ka beteja më me vlerë se ato që përfundojnë më të tilla vendime; Prekin një masë të madhe punëtorësh në çdo sektor, ndikojnë mbi ekonominë e tyre familjare!
Por paga minimale e rritur është një mundësi edhe për sipërmarrjen, atë që prodhon, shërben e tregton;
Kjo para e shtuar është konsum edhe për ta e produktet e tyre! Kush kundërshton duhet të kuptojë se të fitosh para nuk do të thotë të shfrytëzosh e keqpaguash ata që krijojnë vlerën e ndërmarrjes tënde; Historitë me kompensim nga qeveria për rritjen e pagës minimale, nuk vlejnë!
E dimë të gjithë se në ndërmarrjet e tyre ka kohë që nuk paguajnë me 260 mije lekë, por e përdorin këtë kufi për të fituar nga evazioni fiskal!’, shkruan Braçe.
