Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një banesë afër stacionit të Trenit në Durrës.
Policia bën me dije se zjarri ka rënë në banesën e personit me iniciale Dh.H.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes.