Raportohet se Kulla Eiffel në Francë është evakuuar për një kërcënimi për bombë. Policia në Paris ka rrethuar zonën, ndërsa skuadrat e demontimit të bombave analizuan zonën. Policia u alarmua pasi një person mori në telefon efektivët duke raportuar se një eksploziv ishte vendosur tek kulla, sipas mediave franceze.
Author: tirana
Në një event të organizuar ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama prezantoi një skemë të re sociale të qeverisë, e cila i vjen në ndihmë personave që mbeten ende të papunë pas humbjes së vendit për shkak të epidemisë së COVID-19. Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë karantinës, në Shqipëri humbën vendin e punës 33 mijë qytetarë. Nga qershori, 20 mijë prej tyre janë ripunësuar në kompani të reja apo në kompanitë origjinale që rifilluan aktivitetin ekonomik. Për 13 mijë të tjerët që mbeten ende të papunë, skema e re ofron avantazhe direkte për punonjësit dhe kompanitë që do t’i punësojnë.…
Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Korçë e Durrës për ti dorëzuar formularin 3 të dënuarve më parë. Saktësisht OFL i kërkon deklarimin e pasurisë brenda afatit kohor të përcaktuar, Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” , Besnik Imeraj, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë” dhe Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Brenda 48 orësh këta persona duhet të deklarojnë gjithë pasurinë dhe më pas përgjigjet t’i kalojnë për hetim SPAK-ut.
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi nëFacebook rendit disa prej arsyeve, pse kryeministri Rama siç thotë, “vendosi fundin e tij”. Problemet në vend me trafikun e drogës, mosngritja e Gjykatës Kushtetuese, roli që ka luajtur në dialogun mes Beogradit e Prishtinës, por edhe prishja e marrëveshjes së 5 qershorit me opozitën e Bashkuar, janë sipas ish-kryeminsitrit Berisha, arsyet që Berlini i ka mbyllur derën kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. STATUSI I PLOTË Vizita ne Berlin si fundi vetevrases i Edvinit! Miq, pas Bujrum Dajakut ne Marmara dhe darkes se Kapitullimit ne Athine e damkosjes publike nga Bakojanis si kukull ne…
Aktori i humorit Bes Kallaku ka zbuluar “talentin” e vogëlushes së tij Ajkës. Ai ka publikuar së fundi një video shumë humoristike ku Ajka shfaqet duke i bërë make up-in babit. Videoja ka marrë shumë komente pozitive ku ndër to dallon si gjithnjë komenti plot humor i aktorit. “Ca thu ti me? Po kam 2 dit sme jan heq xixat nga trupi, mduket vetja si nuse e 94”, shkruan Besi në koment. https://www.instagram.com/p/CFeQ7IPnKX-/?utm_source=ig_embed
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Vlorës. Mësohet se ka rënë një masiv shkëmbor mbi një lokal në Kaninë. Nga të dhënat e para raportohet se ka mbetur i plagosur lehtë një person. Rrëshqitja e masivit shkëmbor ka ndodhur pas shirave që mbërthyen vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Falë tij, organizmi merr furnizimin e duhur me ushqyes për të pasur një fillim të mbarë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org mëngjesi duhet ngrënë përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë. Vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës. Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave. Pse i Zgjidhni? Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë…
Ditët e fundit lëvizjet në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit kanë qenë të shumta. Pas dorëheqjes së zv/drejtorit të policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, ka ardhur edhe zëvendësimi i tij. Altin Merizaj është komanduar përkohësisht në këtë pozicion deri në një vendim për emërimin e zv/drejtorit të ri. Në rolin e drejtuesit për hetimin e krimit, Sinomati ka dhënë si arsyet personale si motivacion për largimin nga funksionet. Pas tij, në ministrinë e brendshme është dorëhequr edhe sekretari i përgjithshëm Plarent Ndreca, njeriu më i afërt i ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj. Ndreca është zëvendësuar nga Elena Pici, e…
Përmes një statusi në Facebook, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndal vëmendjen në datën 25 prill, ditë kur shqiptarët janë thirrur për të votuar në zgjedhjet parlamentare. “Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi”, shkruan Kryemadhi në Facebook, ndërsa ndan foto nga takimi i nënkryetarit Pojana me të rinjtë.
38-vjeçari shqiptar, Selavdi Shehaj nuk ia ka dalë të mbijetojë 4 ditë pas atentatit në plazhin e Torvaianica, afër Romës. Shehaj u qëllua nga dy të maskuar teksa ishte në plazh, dhe në atë moment po pastronte argjinaturën e kanalit pranë uzinës. Dy autorët u afruan me skutera dhe një prej tyre e qëlloi dy herë në shpinë Shehaj. Ai u transportua menjëherë në spital ku në një operacion të vështirë 4 orësh i hoqën plumbat. Mediat italiane shkruanin se Selavdi Shehaj ishte me precedent penal për trafik droge, kishte bërë edhe burg, si dhe njihej për lidhjet me ish-kapon…
Një zarf me helm shkoi në Shtëpinë e Bardhë në adresë të Presidentit Trump disa ditë më parë, por që fatmirësisht u zbulua në kohë nga FBI-ja. Programuese kompjuteri është 53-vjeçarja Pascal Ferrier, gruaja e cila akuzohet zyrtarisht për dërgimin e këtij zarfi në Shtëpinë e Bardhë. Ferrier ka lindur në Francë, por në 2015 fitoi shtetësinë kanadeze dhe jeton në Quebec. Në maj të vitit 2019, u arrestua në Teksas për armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti me leje drejtimi të falsifikuar. Ajo më pas u dëbua në Kanada sipas New York Times, dhe u konstatua se viza i…
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot nga mediet greke. Një murg francez ka abuzuar seksualisht me 7 fëmijë të mitur. Murgut i ishte besuar kujdesi dhe mbrojtja e 7 emigrantëve të mitur nga Pakistani, por siç raportojnë mediet fqinje, ai ka abuzuar me ta. Vetë fëmijët kanë thënë se abuzimi nga murgu ishte i përditshëm, duke shtuar se kishin zgjedhur të heshtnin nga frika se mos mbeteshin në rrugë. Nga ana e saj, Gjykata e Selanikut e ka dënuar abuzuesin me 6 vite burg për abuzim me të mitur dhe mbi 14 vite për ngacmim të vazhdueshëm seksual dhe…