Author: tirana

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha. Gjatë takimit Zingraf ka thënë se mbështesin ngritjen e institucioneve sa më shpejt të jetë e mundur duke shtuar se është me rëndësi reformimi i sistemit të drejtësisë në vend. Pas bisedës së tij me zonjën Vitore Tusha, Kryetaren aktuale të Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ambasadori Peter Zingraf tha: “Një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e një rëndësie qendrore për demokracinë dhe besimin e shqiptareve dhe shqiptarëve në institucionet e tyre. KED-ja luan një rol të rëndësishëm në plotësimin e…

Read More

Jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës dhe shirat e parë kanë nisur duke sjellë edhe përmbyetje në disa qytete të Shqipërisë. Dita e sotme ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Durrësit. Si pasojë e reshjeve janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugë, në pikun e lëvizjes në mëngjes. Mjaft prindër nxitojnë drejt shkollave për të pritur fëmijët që do të mbarojnë turnin e parë, apo për të dërguar të tjerët në turnin e radhës në shkolla.

Read More

Aeroplani “Air Force Two” me të cilin po udhëtonte zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence ka bërë një ulje të detyruar në aeroportin e New Hampshire, pas një incidenti në ajër. “Daily Mail” shkruan se gjatë fluturimit, avioni është përplasur me një tufë zogjsh, referuar njofimit nga zyra për informim në Shtëpinë e Bardhë. Mësohet se Pence po kthehej në Washington pas një vizite që kishte realizuar në qytetin e Gillfordit. Një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka dashur të mbetet anonim, ka bërë të ditur se zëvendëspresidenti amerikan dhe ekipi i tij nuk kanë qenë në rrezik.…

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bërë një deklaratë me tone të forta në rrjetet sociale, ku shkruan se pragu elektoral i dyfishte është përpjekje e shëmtuar. Më tej Topalli shton se heshtja e Lulzim Bashës tregon se ka marrëveshje të fshehta me Ramën. Postimi i Topallit Pse heshtin te gjithe per pragun elektoral?!! – Pragu elektoral i dyfishte eshte perpjekje e shemtuar kundra vullnetit te qytetareve qe duan ndryshim. – Heshtja e opozites ndaj propozimit te Rames per prag shtese , konfirmon marreveshtjet e fshehta me qellim ruajtjen e karrigeve te kryetareve. Ndryshimi i sistemit elektiral nuk eshte gje e keqe…

Read More

Aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman është padyshim një ndër aktorët më të sukseshëm në Turqi. Aktualisht atë e kemi parë në rolin e Ozgyrit, në serialin “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel. Ky serial është një ndër më të ndjekurit në Turqi, mirëpo mediat e huaja kanë dhënë një lajm të keq. Një ndër personat e stafit është infektuar me Koronavirus dhe si rrjedhojë janë ndërprerë xhirimet. I gjithë stafi do t’i nënshtrohet tamponit dhe ende nuk dihet se kur do të rinisin xhirimet.

Read More

Rruzhdie Dalipi ka rrëfyer sesi fatkeqësisht e ka kaluar rininë e saj pas hekurave. Në një rrëfim për emisionin ABC e Mëngjesit, Rruzhdia kërkoi pafajësi pas 15 vitesh burg, ku u fut si bashkëpunëtore në vrasjen e bashkëshortit të saj, Përparimit. Ngjarja e rëndë, sipas asaj që u tregua në studio, ka ndodhur në vitin 1999, në Fier. “Ishte ora 23.30, isha në gjumë. Dëgjova krisma automatiku, si në ’97 ishin. Ato ishin krismat që kishin vrarë burrin tim.” Rrushdija tregoi, në rrëfimin e saj në studio, se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në shtëpinë e saj, e shtrirë…

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte në A2, tregoi rrethanat e vetme që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave. “Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero. Sipas tij, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje: “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të…

Read More

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa babai i tij është vënë në hetim në gjendje të lirë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës së vajzës së familjes së tyre. Ndërkohë një tjetër person në Durrës, S.A., 32 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij. “Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Dhunë në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në…

Read More

Nga kapsëllëku vuajnë shumica e shqiptarëve. Por sipas një reviste franceze është jo shumë e vështirë për të shpëtuar nga sindroma e irritimit të zorrës së trashë. Meqenëse zorra e trashë ka një rol të rëndësishëm në elim inim in e mbeturinave, është thelbësore të ruhet funksionimi i saj i duhur. Falë këtij lëngu që ne ofrojmë në këtë artikull do të jeni në gjendje të pastroni zorrën e trashë dhe të shpëtoni nga toksi nat që grumbullohen atje. Një pastrim i zorrës së trashë mund të ndihmojë në la rgimin e to ksinave të caktuara që mund të kontribuojnë…

Read More

Dje hyri zyrtarisht vjeshta dhe moti i keq ka përfshirë Ballkanin. Sidomos Greqia jugore është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë krijuar jo pak probleme. Edhe në vendin tonë nuk kanë munguar reshjet e shiut. Në Bashkinë e Konispolit, përveç reshjeve të shiut ka rënë edhe shumë breshër, breshër i pazakontë, madhësia e të cilit ishte sa një top ping-pongu dhe për rrjedhojë ka dëmtuar pemët, thotë kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri. Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 për qind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë…

Read More

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në Rrugën e Kombit, pranë kryqëzimit të Burrelit. Mësohet se një autobot është përplasur me një makinë dhe raportohet për disa persona të plagosur. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ka përfunduar disa metra jashtë rruge. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Read More

Ish-këshilltari i Ridvan Bodes, Elvi Fundo, e sheh të mundshëm një bashkëpunim Rama-Basha pas zgjedhjeve. Fundo ishte i ftuari i Adi Krastës në programin e tij në SYRI TV, ku shprehu rezerva për opozitën, duke thënë se atë e pret skenari i socialdemokratëve gjermanë, që u futën në koalicion me partinë e Merkel dhe janë mpakur ndjeshëm. “Basha do jetë krahu i djathtë i Ramës. Kemi një opozitë të dobët, sidomos në terren, opozitë problematike, të kompleksuar, të akuzuar për pazare. Opozita nuk është e bashkuar. Ajo që i ndodhi socialdemokratëve në Gjermani, do i ndodhë edhe Bashës nëse mban…

Read More