Jemi zyrtarisht në sezonin e vjeshtës dhe shirat e parë kanë nisur duke sjellë edhe përmbyetje në disa qytete të Shqipërisë.
Dita e sotme ka nisur me reshje shiu me intensitet të lartë, duke shkaktuar probleme në rrugët e qytetit të Durrësit.

Si pasojë e reshjeve janë krijuar radhë të gjata automjetesh në rrugë, në pikun e lëvizjes në mëngjes.
Mjaft prindër nxitojnë drejt shkollave për të pritur fëmijët që do të mbarojnë turnin e parë, apo për të dërguar të tjerët në turnin e radhës në shkolla.

