Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Burrin ma vrau babai”/ Bëri padrejtësisht 15 vite burg, gruaja rrëfen padrejtësinë e jetës së saj

10:10 / September 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f6aff00586e0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruzhdie Dalipi ka rrëfyer sesi fatkeqësisht e ka kaluar rininë e saj pas hekurave.

Në një rrëfim për emisionin ABC e Mëngjesit, Rruzhdia kërkoi pafajësi pas 15 vitesh burg, ku u fut si bashkëpunëtore në vrasjen e bashkëshortit të saj, Përparimit. Ngjarja e rëndë, sipas asaj që u tregua në studio, ka ndodhur në vitin 1999, në Fier.

“Ishte ora 23.30, isha në gjumë. Dëgjova krisma automatiku, si në ’97 ishin. Ato ishin krismat që kishin vrarë burrin tim.”

Rrushdija tregoi, në rrëfimin e saj në studio, se në momentin kur ndodhi ngjarja ishte në shtëpinë e saj, e shtrirë për të fjetur. Dhe, sipas saj, banesa ku ajo ndodhej ishte 500-600 metra larg nga stani i deleve ku kishte ndodhur ngjarja.

Ajo rrëfeu po ashtu se babai i saj, kishte shtënë me automatik drejt bashkëshortit të saj të ndjerë, dhe për pasojë ky i fundit ndërroi jetë. Ajo shtoi se ka edhe dëshmitarë okularë që e kanë parë të atin, duke kryer krimin.

E pyetur se pse u dënua bashkë me të atin, Rruzhdia thotë se e futi në burg policia si bashkëpunëtore.

Nga ana tjetër, avokati Kujtim Cakrani, i pranishëm në studio, u shpreh se në dosjen e Rruzhdies ka shkelje të rënda.

“Këtu ka shkelje shumë të rënda. Nuk kuptohet se pse është bërë bashkëpunuese, nuk ka qenë fare prezente. Ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë… Akuza është e thatë. Ndoshta ka të bëjë prejardhja e zonjës. Dëshmitë nuk janë të gjitha të faktuara. Thuhet, i kemi thirrur dëshmitarët të dëshmojnë, po ato nuk janë paraqitur.”

Kurse, zonja Dalipi tregoi më tej se oficerët e policisë ndaj saj kanë ushtruar edhe dhunë fizike dhe psikike me qëllim që ta pranonte autorësinë, por ajo këmbënguli që nuk e kishte pranuar kurrë.

Sa i përket të atit, avokati Cakrani u shpreh se ai e ka lënë të aluduar dhe e ka lënë të hapur mundësinë që Rruzhdia mund të ketë qenë e përfshirë.

“Nuk dua të flas, e kam çupën time,” citohet të ketë thënë ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.