Author: tirana

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka thënë se vendimi i gjykatës për ta lënë këngëtaren Fjolla Morina në “arrest shtëpie” është një vendim i drejtë dhe nuk duhet të paragjykohet. Edhe pse vendimi është dhënë nga një gjyqtare e cila kishte pak vite eksperiencë. Vishaj tha për Report tv se vendimi “arrest shtëpie” nuk domethënë se është e pafajshme, por se do hetohet në gjendje të lirë. Avokati theksoi se nëse vërtetohet akuza “trafik armësh dhe municionesh e kryer në bashkëpunim” gjendja për Morinën do përkeqësohet. Nëse vërtetohet falsifikimi i dokumenteve të shtëtzënisë, atëherë Vishaj tha se këtu hyn në…

Read More

Ditën e sotme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bë nostalgjike për të kaluarën dhe ndau në rrjete sociale disa imazhe të vjetra të sajat. Fotot e publikuara ishin të shkrepura gjatë pjesëmarrjes së saj tek “Gjeniu i Vogël”, i cili ishte hapi i parë i këngëtares drejt muzikës. Mirëpo, këto foto të vjetra e kanë bërë Xhensilën të reagojë edhe në lidhje me zërat që flasin lart e poshtë për të dhe përpiqen të “vjellin” mbi imazhin e saj. Siç tregon në shkrimin e gjatë, fytyra dhe trupi i Xhensilës kanë mbetur të njëjta si në këto foto kurishte ende fëmijë,…

Read More

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari iu është përgjigjur ‘shpërthimeve’ të deputetit Halit Valteri pse zgjodhi t’i bashkohet nismës ‘Thurje’ dhe jo partisë së Myslim Murrizit. “Më duket se edhe këto deklarata janë tërhequr, unë nuk merrem dot me deklarata emocionale, e rëndësishme është që në atë grup që jemi kemi një qëllim të përbashkët dhe një raport të mirë për sa i përket reformës zgjedhore këtu nuk kemi ndasi, për sa i përket gjërave të tjera secili është i lirë në zgjedhjen e tij”, tha Hajdari.

Read More

Pjesa e parë e emisionit Rudina në Tv Klan iu përkushtua një kompeticioni të rëndësishëm bukurie në vendin tonë. Për herë të parë është zhvilluar bashkë konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo” për shkak të pandemisë, pikërisht mbrëmjen e së premtes ku u përzgjodhën edhe fitueset e këtij spektakli bukurie, më e bukura e Shqipërisë dhe më e bukura e Kosovës. Blerta Veseli është zgjedhur më e bukura e Kosovës, ndërsa Paula Mehmetukaj si më e bukura e Shqipërisë. Paula Mehmetukaj 22 vjeç nga Tirana ka treguar më shumë për jetën e saj në studion e Rudinës dhe…

Read More

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ishte e ftuar Ina Kollçaku. Ina, është e bërë e njohur për pjesëmarrjen e saj në rubrikën “PërPuthen”. Para disa kohësh, në media mori vëmendje një shkrim i bukuroshes bionde, me titullin “Jam shumë e varfër që të bëj pushime në Shqipëri”. Në fakt titulli ka përmbajtje ironike, pasi Ina pretendon se në një lokal të Dhërmiut, në Jug të Shqipërisë, tre pasta të thjeshta kanë kushtuar plot 95 mijë lekë të vjetra. Ina e ka krahasuar këtë gjë me një “përdhunim”. “M’u duk si përdhunim nga shteti im, teksa…

Read More

Këshilli Politik i mbledhur ditën e sotme, duket se nuk prodhoi asnjë rezultat, pasi nuk u mor asnjë vendim përsa i përket ndryshimit të listave. Menjëherë pas takimit në Këshillin Politik, deputeti Damian Gjiknuri foli mbi aspektet negative që mbart implementimi 100% i listave të hapura. Sipas tij, kjo mënyrë zgjedhje do t’i hapte rrugë kriminelëve dhe njerëzve të padenjë që të futen në parlament. I pyetur se ky modul do të prodhoj zgjedhje të korruptuara, Gjiknuri u përgjigj se po, prandaj sipas tij zgjidhja që ka propozuar Partia Socialiste është më stabël dhe mënjanon raste të tilla. Me hapjen…

Read More

Edhe pse i ndajnë bindje të ndryshme politike, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka uruar shërim të shpejtë kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit u konfirmua pozitive me Covid-19.Në intervistën në ABCNEWS, Veliaj deklaroi se është shumë e rëndësishmë që njerzilliku prevalon mbi çdo diferencë tjetër.“Së pari Voltanës dua ti uroj shëndet të plotë. Është shumë e rëndësishmë që njerzilliku të prevalojë mbi çdo diferencë tjetër, por kjo nuk ndodhi me mua.Dëgjova loj lloj çudirash, ka shkuar në Turqi, pse është nxirë e kur do vdesë, kështu që unë nuk dua ta ushqej më këtë politikë…

Read More

Videoja e fundit e dukës së Sussex, Harry-t, ka bërë xhiron e rrjetit dhe po komentohet vetëm për një detaj: Look-un e tij të ri. Teksa Harry rrëfente në Twitter për vendet të cilat kishte vizituar, ndjekësit i kishin sytë tek modeli i ri i flokëve të tij. Ai shfaqej me flokë të shkurtër, të prerë dhe të stiluar ndryshe nga çdo herë tjetër dhe kjo pamje e bëri të dukej shumë herë më i ri. Të gjithë kanë komplimentuar look-un e ri të dukës, i cili duket se është bërë më tepër “sportiv” pas largimit nga Pallati Mbretëror.

Read More

Tashmë, Robert Berishën s’do ta shohim vetëm si këngëtar por edhe si moderator! Siç ka lajmëruar më herët në rrjete sociale, ish-partneri i Nora Istrefit po sjell një emision të ri të tijin, i cili do të titullohet “Robi plaket kur do vetë”. Bazuar nga titulli, programi i tij i ri pritet të jetë tepër interesant, pasi Roberti shquhet gjithashtu për batutat e tij të shumta dhe tipin tepër spontan. Ende nuk ka një datë zyrtare të nisjes së transmetimit të “Robi plaket kur do vetë”, por videoja promo e emisionit i tha të gjitha! Roberti ka ndarë në Instagram…

Read More

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, moderatorja e njohur, Klea Huta ka treguar projektin më të ri televiziv.Ajo ka ndarë në ‘Instastory’ një promo të formatit, i cili do të titullohet ‘Këngë moj’. “Së shpejti @vizionplustv”, ka shkruar Huta në postimin e fundit të saj duke ngjallur edhe më shumë kuriozitet tek ndjekësit e saj. Klea nuk ka treguar asnjë detaj tjetër, ndonëse disa kohë më parë ka premtuar se shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja. Kujtojmë se Huta ka eksperiencë si këngëtare dhe moderatore në ekranin shqiptar, ndaj nuk dihet ende nëse Klea do të…

Read More

Vetëm pak ditë pas arrestimit të tij, ka ndërruar jetë Faik Perkoxha, 50-vjeçari, i cili tërhoqi zvarrë me makinë qenin. Mësohet se ai është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti. Lajmi është bërë publik nga familjarët e tij në rrjetet sociale. Ngjarja shokuese me qenin ka ndodhur më 15 Shtator në Sukth të Durrësit, ku 50-vjeçari është filmuar teksa tërheq zvarrë një qen.

Read More

Qeveria ka vendosur të heqë taksën e ndikimit në infrastrukturë për procesin e rindërtimit edhe për bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Propozimi për reflektimin e këtij ndryshimi në ligjin për taksat vendore e bëri Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si një kërkesë që ka ardhur nga operatorët privatë të cilët kanë patur dëmtime dhe nevoja për riparime të strukturave, ku ata kryejnë aktivitet, por bashkë me lejen e ndërtimit u është dashur të paguajnë edhe taksën e infrastrukturës. Taksa e infrastrukturës varion nga 4 deri në 8% e vlerës së investimit. Një fund të vitit që…

Read More