Ditën e sotme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bë nostalgjike për të kaluarën dhe ndau në rrjete sociale disa imazhe të vjetra të sajat.
Fotot e publikuara ishin të shkrepura gjatë pjesëmarrjes së saj tek “Gjeniu i Vogël”, i cili ishte hapi i parë i këngëtares drejt muzikës.
Mirëpo, këto foto të vjetra e kanë bërë Xhensilën të reagojë edhe në lidhje me zërat që flasin lart e poshtë për të dhe përpiqen të “vjellin” mbi imazhin e saj.
Siç tregon në shkrimin e gjatë, fytyra dhe trupi i Xhensilës kanë mbetur të njëjta si në këto foto kurishte ende fëmijë, pavarësisht gojëve të liga që flasin të kundërtën.
