Tetë shqiptarë po përgatisnin një plan të madh arratisjeje nga burgu u Korfuzit. Mediat greke bëjnë me dije se plani shqiptar u rrëzua pasi 4 ditë më parë u morën informata të fshehta se ata mbanin nëpër mure armë, shumica të imprivizuara, drogë (heroinë) si dhe celularë. Zv/ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Ikonomou pas informacioneve urdhëroi pikërisht një operacion të fshehtë në dy seksione E dhe Z të burgut. Shqiptarët në fjalë janë të dënuar për krime të rënda dhe nga operacioni iu sekuestruan në total 2 pistoleta me fishekë, 4 thika, 3 cigare hashash dhe 19 qeska plastike me…
Author: tirana
Një aksident është shënuar rreth orës 15:15 në aksin Milot-Rubik, ku më shumë se 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Një pjesë janë përplasur njëra-pas tjetrës kurse një makinë ka rënë në kanal. Dy autoambulanca ndodhen atje për të dhënë ndihmën e nevojshme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Kujtojmë se ky aks është ndër më të frekuentuarit gjatë fundjavës, kryesisht nga pushuesit kosovarë.
Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën në Velipojë sapo ka hyrë në det.Mësohet se 75- vjeçari ka pësuar infarkt në zemër. Për më tepër mësohet se në Velipojë sezoni turistik është mbyllur më 31 gusht, teksa pritet një ambulancë nga Shkodra për ta marrë trupin e pajetë.
Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, teksa shihet krah djemve të tij Drinit dhe Golikut duke qeshur, ka postuar së fundmi në rrjetet sociale një video tejet të veçantë për nga përmbajtja. Bëhet fjalë për një lojë imituese, ose siç e njohim shpesh ‘loja përqeshëse’, të cilës nuk i ka shpëtuar askush kur ka qënë i vogël. Tahiri e ka ndarë me djemtë e tij duke e shoqëruar videon me shënimin “Fjalimi i parë jo keq”. https://www.facebook.com/tirananews.al/videos/337192670815978/?eid=ARDCASbs04tlgWnWViNX-Omf8Pd8KCztFubt1Yo8W6J2Ln_GXvbJqEyhFw5-LZh9kR8iPu5hh1L4852I
Ish- diplomati Fatos Tarifa është infektuar me COVID-19. Në një mesazh të tij për publikun, Tarifa thotë se ka 7 ditë në shtrat, teksa prej 10 ditësh as nuk lexon dhe as nuk shkruan dot prej simptomave që i ka dhënë virusi i rrezikshëm. Ai thotë se pikërisht pandemia i ka anuluar edhe dy udhëtime, teksa thotë se në shtrat jetën më të lehtë ja bëjnë pikërisht interesimi dhe telefonatat e miqve. Tarifa shton se besoj që edhe për 7 deri në 14 ditë të tjera do të jetë i infektuar apo në shtrat, teksa nga karantina thotë se asgjë…
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar në rrjetet sociale 16 vjetorin e partisë së saj. Ajo tha se kishte përgatitur një shkrim të gjatë, por urimi me mesazhin e të rinjve e bëri që të ndryshonte mendje. “Kam shkruar një tekst shumë të gjatë për të uruar 16 vjetorin e LSI-së, por video urimi që më dërguan anëtarët më të rinj të LSI-së më bëri të ndryshoj mendim. Urim më të bukur se mesazhi i këtyre të rinjve nuk ka! I uroj të gjithë anëtarëve të LSI gëzuar ditëlindjen”, shkruan Kryemadhi.\ https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/651433662151547/
Horoskopi për ditën e nesërme datë 7, shtator 2020. Dashi Siç thotë astrologu Paolo Fox, nesër do të shqetësoheni për financat tuaja. Shtatori do të jetë një muaj që do t’ju ftojë të rishikoni llogaritë tuaja me më shumë kujdes. Kjo periudhë mund të jetë shumë premtuese nga pikëpamja sentimentale, madje edhe më shumë nëse jeni një beqar që kërkoni një shpirt binjak. Demi Nesër Hëna do të kalojë në hapësirën tuaj zodiakale, por nuk do të jetë në gjendje të bëjë shumë nëse po kaloni një moment konflikti në dashuri. Shumë çifte do të duhet të përballen me tensione…
Kosova sot sfidon Greqinë por duket se tifozët nuk mund të lënë pas ndjesitë patriotike për këtë ndeshje historike dhe domethënëse. Edhe pse nuk do të jenë në fushë sot, tifozët e Kosovës kanë dhënë një mesazh të qartë para ndeshjes duke ngritur flamurin shqiptar mbi stadiumin ”Fadil Vokrri”. Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet, teksa flamuri shqiptar nuk është ai zyrtar i Kosovës, por i Shqipërisë. Megjithatë sot në Kosovë duket se do të ketë një përballje të mirëfilltë shqiptaro- greke.
Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është në gjendje të qëndrueshme dy ditë pas shtrimit në spital me koronavirus, tha mjeku i tij të shtunën. “Kjo ngjall optimizëm, të kujdesshëm, por të arsyeshëm,” tha Dr. Alberto Zangrillo në një deklaratë të shkurtër. Berlusconi, 83 vjeçar, u testua pozitiv për COVID-19 të mërkurën dhe u dërgua në spitalin San Raffaele të Milanos të nesërmen, pasi kaloi një ethe të lehtë. Një radiografi e mëvonshme zbuloi se ai kishte një pneumoni të lehtë në të dyja mushkëritë. Dr. Zangrillo, i cili ngjalli polemika në muajin maj kur tha se koronavirusi po e…
Ne kemi nevoja, zbrazëtira emocionale që duam t’i plotësojmë. Shumica prej nesh thjesht duan dashuri dhe romancë. Dhe romantizmi kërkon siguri, vëmendje dhe përkushtim. Këtë e realizon mjaft mirë shenja e Demit. Kur Demi bie në dashuri, gjë që është shumë e lehtë, ata do të bënin gjithçka për t’ju bindur se një dem është burri/ gruaja ideal e për t’u martuar. Bëni plane afatgjate dhe jeni romantikë të pashpresë. Është e lehtë të biesh në dashuri me ju, sepse ju të bëni të besoni tek dashuria e përjetshme si nëpër filma.
Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë shënuar 153 raste të reja me Covid-19 në vend si dhe 4 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me këtë virus. Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku përfshihen përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike, ndërsa 153 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Ndërsa 130 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6106 që nga fillimi i epidemisë.…
Mediat greke raportojnë për një bandë vjedhësish në Greqi të cilët vidhnin çantat e pasagjerëve në aeroportin ”Eleftherios Venizelos” në Athinë. 6 persona kanë rrënë në prangat e Policisë, teksa media greket ERT me video tregon se si një i ri kosovar me ‘mjeshtëri’ arrin të marrë çantën e pasagjerit të huaj, kurse bashkëpuntori shqiptar e huton atë ndërkohë. Por ndërkohë kjo bandë, përfshirë dhe të riun kosovar si dhe shqiptarin është shpërbërë pasi Policia greke i ka arrestuar të gjithë, madje po punon dhe për ngjarje të tjera pasi nga kontrolli në hotelet apo banesat ku qëndronin, janë zbuluar…