Author: tirana

Trajneri i kombëtares kuqezi Edy Reja, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Lituanisë, paralajmëroi se në skuadër pritet të ketë disa ndryshime për këtë sfidë me përjashtim të repartit mbrojtës. Reja foli për disa tema duke i prekur të gjitha çështjet e aktualitetit kuqezi nga pak. “Është një ndeshje e ndryshme, e vështirë. Lituania luan mirë me topin, është e shpejtë nga krahët. Kam besim te ekipi im. Do më duhet të bëj disa ndryshime. Do jem shumë i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Ata humbën, por skuadra reagon dhe mund të na hapë shumë punë”. “Sa i përket…

Read More

Shumë njerëz kanë zakone jo fort të mira, duke filluar nga fëmijët, adoleshentët madje ndonjëherë edhe të rriturit. Këto janë lëvizje të pavetëdijshme të trupit, të tilla si kalimi i flokëve mes duarve. Rreth 1 në 20 persona përjeton këtë lloj sjelljeje të paktën për një periudhë të caktuar të jetës. Një tjetër zakon është dhe ngrënia e thonjve, pothuajse 30% e popullsisë në botë e bëjnë këtë veprim. Ky është një zakon i keq, që shpesh i bën gishtat të shëmtuar për t’u parë dhe në rastin më ekstrem shkakton gjakderdhje. Pse njerëzit e bëjnë këtë? Për shumicën e…

Read More

Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ekspertët mjekësorë kanë vënë paralajmërime për heqjen dorë nga zakonet jo të shëndetshme, duke i zëvendësuar ato me zakone të dobishme, në mënyrë që të ulet rreziku nga koronavirusi. Një studim së fundmi ka pohuar se mungesa e vitaminës D në trup rrit rrezikun e infektimit me virusin korona 80 për qind më shumë. Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore amerikane “Journal of American Medical Association”, mori nën shqyrtim gjendjen e 489 pacientëve, të cilët rezultuan pozitiv në testin për Covid-19 mes muajve mars-prill. Rezultatet e dala nga studimi bënë me dije se,…

Read More

Kosova e ka nisur keq ndeshjen në Prishtinë pasi është ndëshkuar që në fillim nga Greqia duke kaluar në disavantazh 0-1. Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, Kosova luan me kundërshtaren më të fortë në grup, Greqinë, por sfida ka dhe pak doza patriotike. Në ndeshjen e parë Kosova barazoi ndaj Moldavisë, kurse Greqia po ashtu në Sloveni. Duket se helenët e kanë nisur mirë sfidën në Kosovë duke menduar vetëm për futbollin dhe jo për tensionet e tjera që mund të shkaktojë një sfidë shqiptaro- greke.

Read More

Ministria e Jashtme është vënë në lëvizje pas rastit të emigrantit shqiptar në Selanik, cili në një revoltë ka tentuar të hidhet nga pallati. Konsullata e Përgjithshme e Selanikut ka takuar vetë emigrantin i cili ndodhet në Rajonin e Policisë së qytetit. Po ashtu konsulli është takuar me vajzën e tij dhe po ndiqet situata për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë për të ndihmuar emigrantin shqiptar. NJOFTIMI NGA MEPJ Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada,…

Read More

Largimi i pushuesve kryesisht i kosovarëve nga bregdeti, ka sjellë fluks të lartë automjetesh në rrugën e Kombit këtë pasdite. Nga kryqëzimi i rrugës së Shëngjinit drejt Milotit dhe përgjatë Rrugës së Kombit është krijuar trafik i rënduar. Sipas informacioneve, në Rrugën e Kombit nga Miloti në Rubik është krijuar radhë kilometrike automjetesh.

Read More

Një opozitare bjelloruse është dëbuar nga vendi i saj i cili prej gushtit është në trazira për shkak të zgjedhjeve presidenciale që dyshohet të jenë manipuluar. Olga Kolvakova, aktiviste opozitare dhe e besuar e lideres Svetlana Tikhanovskaya është larguar ditën e djeshme në kufirin mes Bjellorusisë e Polonisë. “Natën e 5 shtatorit, shërbimet speciale Bjelloruse morën Olga Kolvakova, një e besuar e Svetlana Tikhanovskaya, në kufirin Bjellorusi-Polonisht dhe e lëshuan atë në tokën e askujt”, tha deklarata e Këshillit të Koordinimit në Bjellorusi. Duket se Lukashenko veç arrestimeve dhe dhunës, tashmë po përdor edhe dëbimet nga Bjellorusia për ata që…

Read More

Në faqen zyrtare të Bankës Botërore është zbuluar një dokument që tregon se ky institucion  kishte parashikuar pajisje për testimin e Covid-19 që në vitin 2018, të paktën një vit para shfaqjes së pandemisë në Kinë. Në dokument janë të gjitha shtetet e tarifat përkatëse për instrumentet dhe aparatet e testit diagnostik COVID-19 mes të cilave nuk mungon edhe Shqipëria. Fakti është bërë publik fillimisht nga britaniku Davic Icke, i cili thekson se pas denoncimit llogaria e tij në Twitter është e pezulluar prej një jave. Çfarë shkruhet në ndarjen për Shqipërinë Tarifat e aplikuara për importet e instrumenteve dhe…

Read More

Gjermania ka kërcënuar Rusinë në lidhje me helmimin e liderit opozitar rus, Alexei Navalny. Në fillim Gjermania i kërkoi Kremlinit të aktivizohet për të bërë një hetim transparent për rastin në fjalë, por tashmë ministri i jashtëm, Heiko Mass e ka kërcënuar edhe me ndalimin e punimeve të Nord Stream 2, gazsjellësin ruso- gjerman. Mass thotë se Rusia duhet të fillojë hetimet për helmimin e Navalny, ose në të kundërt Gjermania jo vetëm do rishikojë pozicionin për Nord Stream 2, që po kalon nën detin baltik, por edhe do të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë për sanksione të mundshme. “Shpresoj se…

Read More

Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Sarandë teksa ishte në ecje. Mësohet se makina është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Read More

Pas një emocioni të lodhshëm, mërzia është pasoja çuditërisht e fuqishme që ndodh.  Ajo është përmendur shpesh si një motiv për krimin dhe dhunën, sidomos në mesin e adoleshentëve. Një nga efektet e tjera fatkeqe të mërzisë, është nxitja që duket se u shkakton njerëzve për të konsumuar ushqime të gatshme dhe aspak të shëndetshme. Shkencëtarët që kanë kryer një studim të kohëve të fundit mbi këtë fenomen, thonë se sikleti nga mërzia na shtyn të kërkojmë të hamë ushqime të ëmbla ose yndyrore, të cilat simulojnë dopaminën. Ata i paraqitën rezultatet e kërkimit javën e shkuar në Konferencën Vjetore…

Read More

Ish-deputeti demokrat, Esat Çoku, është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare.Lajmin e ka bërë të ditur Dalip Greca nëpërmjet një postimi në facebook, ku shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të tij. Postimi i plotë: Sot, e Diel, 6 Shtator 2020, në orën 3 pasdite, në varrezat e fshatit Muçias-Remas, Lushnje, u përcoll me nderime luftëtari i lirisë, qëndrestari i burgjeve të diktaturës, ish kryetar i Shoqatës të Përndjekurve politik të Lushnjës dhe pjesë e Kryesisë të Shoqatës Kombëtare që në krijimin e saj, ish deputeti demokrat, sekretar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të Lushnjës, Esat Azem Çoku.…

Read More