Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij serb Aleksandër Vuçiç u takuan të premten në “Shtëpinë e Bardhë” për të negociuar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SH.B.A. me qëllim normalizimin e lidhjeve ekonomike midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga shumica e vendeve perëndimore, por jo Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë spekulimet e mediave, siç i quajti ai, se ai ishte “i painformuar” për marrëveshjen që nënshkroi në Zyrën Ovale, ku përfshihej një dispozitë mbi transferimin e ambasadës së vendit të tij, në…
Author: tirana
Ministrja e Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm tepër të mirë për sa i përket situatës së Covid në vendin tonë. 80 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin. “Gjatë 24 orëve të fundit, 80 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm,” shkruan Manastirliu.
Mihal Kokëdhima rrëfehet pas ngjarjes që ndodhi vitin e kaluar në Porto Palermo, ku ai u hodh mbi makinën e një grupi turistësh spanjollë të cilët tentuan të largoheshin pa paguar. Në një rrëfim për emisionin “Shqipëria live”, Mihal Kokëdhima ka thënë se atë ditë ka kërkuar vetëm hakun e tij pasi turistët ishin ngritur nga tavolina dhe nuk donin të paguanin. Sipas tij, përgjegjësit do të paguajnë për atë që i bënë, do dalin para ligjit. “E kam marrë policinë në telefon. Është fakt. Nuk i mohon bir kurve këto gjëra. Të vijë Policia të thotë e kam marrë…
Alexei Navalnym lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ka dalë nga gjendja e komës, pas helmimit që pësoi gjatë një fluturimi me avion në muajin korrik. Mjekët në spitalin ku ai ishte në Berlin thonë se gjendja e tij është përmirësuar dhe ai ka reaguar pozitivisht, raporton BBC.
Fshati Poros në qytetin e Vlorës është pushtuar nga flakët e zjarrit të cilët kanë prekur pyllin dhe rrezikojnë disa banesa. Banorët janë vënë në ndihmë të zjarrëfikësve për shuarjen e flakëve.
Ulet kurba e të infektuarve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët private, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i…
Një 25 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje. Policia njofton se, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. D., banues në Istog, Kosovë. Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këtij shtetasi, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e…
Nesër do të hidhet shorti për tetë gjyqtarët që do të jenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor. KLGJ do të organizojë pikërisht shortin e përzgjedhjet, pranë ambienteve tek ”Poli i Drejtësisë”. Shorti do të jetë transparent dhe i hapur për publikun, përfaqësuesit e KQZ si dhe partitë politike, teksa në garë janë mbi 20 gjyqtarë të Shqipërisë. Pikërisht do të jetë ky Kolegj Zgjedhor që do të përzgjidhet me short që do të vlerësojë zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021 si dhe gjithë ankesat nga subjektet politike mbi shkeljet e mundshme në procesin zgjedhor. NJOFTIMI ZYRTAR Të nderuar përfaqësues të…
Një histrori rrëqethëse dhe me një rrëfim tronditës është trasmetuar ditën e sotme në programin “Historia ime” në Tv Klan. Babai i 5-vjeçares në Berat, që u ngacmua seksualisht nga fqinji 48-vjeçar ka treguar detaje të rënda që i ka ndodhur vajzës së saj. Dy muaj më parë në Berat e mitura u gënjye nga 48-vjeçari me karamele duke hyrë në shtëpinë e tij pa e ditur se ajo ditë do të shndrrohej në traumën e jetës së saj. Me vështirësi babai i saj tregon në studion e Tv Klan se çfarë i tregoi e bija pas ngjarjes që ka…
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora së fundmi ka ndryshime në fizikun e saj. Sipas revistës ‘Thë Sun’ këngëtarja po i nënshtrohet disa seancave anti-celulit, përmes së cilave ajo synon formësimin e muskujve dhe heqjen e dhjamit. 29 vjeçarja po paguan rreth 450 dollarë në seancat e saj, kjo vetëm e vetëm për t’u ndjerë mirë me veten e saj. Jo më kot Rita i ka shijuar në maksimum pushimet e saj pasi është shfaqur e lumtur në çdo pozë të saj me bikini qoftë edhe topless.
Vitet e fundit, tregu kinematografik shqiptar duket se ka nisur të lulëzojë. Mund të numërojmë disa filma me regjisorë e producentë shqiptarë që janë shfaqur në kinema, për të cilat ka pasur jo pak komente. Këtu përmendim Ermal Mamaqin, Bes Kallakun apo Drilon Hoxhën. Për këtë ka folur dhe aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, i ftuar në emisionin “Ditë e re”. Si i shkolluar i fushës, ai ka jo pak kritika dhe thekson se në Shqipëri nuk ka kinema. Mesazhi i tij është që jo kushdo mund të vetëquhet regjisor. “Këtu e ka marrë tagrin për të bërë film kushdo…
Një ndër emrat më të njohur të shoëbiz-it, Robert Berisha, ka përgatitur së fundmi një surprizë për publikun shqiptar. Tashmë, ish-partnerin e Nora Istrefit s’do ta shohim vetëm si këngëtar, por edhe si moderator. Ai po sjell një emision të ri të tijin, i cili do të titullohet “Robi plaket kur do vetë”. Bazuar nga titulli, programi i tij i ri pritet të jetë tepër interesant, pasi Roberti shquhet gjithashtu për batutat e tij të shumta dhe tipin tepër spontan. Të shumtë janë personazhet VIP që e kanë uruar këngëtarin për këtë fillim të ri, duke ripostuar logon e emisionit…