Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora së fundmi ka ndryshime në fizikun e saj.
Sipas revistës ‘Thë Sun’ këngëtarja po i nënshtrohet disa seancave anti-celulit, përmes së cilave ajo synon formësimin e muskujve dhe heqjen e dhjamit.
29 vjeçarja po paguan rreth 450 dollarë në seancat e saj, kjo vetëm e vetëm për t’u ndjerë mirë me veten e saj.
Jo më kot Rita i ka shijuar në maksimum pushimet e saj pasi është shfaqur e lumtur në çdo pozë të saj me bikini qoftë edhe topless.




