Author: tirana

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu duke filluar nga fundi i shtatorit do të ketë çdo të enjte emisionin e vet politik në ABCNews. Haxhiu me sa duket bën pjesë në planet e pronarit të ABCNews, i cili ka investuar në fushën mediatike edhe në Kosovë duke blerë televizionin T7 dhe gazetën Ekspress. Baton Haxhiu ka qenë moderator i emisionit politik ‘Zona B’ në Klan Kosova, dhe me sa duket tani do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Blendi Fevziut të enjteve në mbrëmje në ora 21.00 në AbCNews.

Read More

Mbi 250 mijë nxënës janë përfitues nga skema mbështetëse e librave falas, e cila ka nisur të aplikohet nëpër shkolla. Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini, ka publikuar këtë të diel një video mbi nisjen e shpërndarjes së librave falas në të gjithë vendin në prag të nisjes së vitit të ri shkollor për nxënësit e klasave 1-7 dhe për të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 12-të. “Nga skema mbështetëse e librave falas; 250 mijë nxënës përfitues; lehtësim i barrës financiare për familjet shqiptare”, shkruan Shahini. Skema mbështetëse e librave falas nga buxheti…

Read More

Dy tregtarë shqiptarë të drogës u arrestuar nga policia në Arrezzo të Italisë, pasi ndoqën lëvizjet e tyre për disa muaj. Hetuesit arritën të dokumentojnë me përpikmëri veprimtarinë e paligjshme dhe të lulëzuar të shitjes së drogës, kryesisht kokainë, por në disa raste edhe marihuanë. Si nisën hetimet Rasti i parë në zonën e Viale Santa Margherita. Tregtari i drogës, një shqiptar 35 vjeç me precedentë, pasi u kontaktua me telefon nga klientët, bëri dërgesat me biçikletë jo shumë larg shtëpisë së tij, duke i takuar në hapësirat publike të qendrave tregtare dhe parkingjeve. Metodat e ndjekura nga tregtari tjetër…

Read More

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore. Sipas kërkimeve shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë eliminimin e indeve ndërlidhëse të kockave. Një gjë e tillë shkakton osteoartrit, një lloj i veçantë i sëmundjes së artritit që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen. Çfarë është KolesteroliKolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm. Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen…

Read More

Një limon i plotë përmban 139 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C. Kjo e bën limonin, një prej agrumeve më të mira për shëndetin e organizmit. Përveç vitaminës C, limoni është i pasur edhe me vitaminën B6, A, E por edhe mineralet kalçium, hekur, magnez, klium, zink, fosfor dhe bakër. Limoni është një agrume e pasur me antioksidantë që luftojnë sëmundjet si kanceri, diabeti, konstipacioni, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë. Në mjekësinë popullore besohet se lëngjet e pasura me vitaminë C mund të shkrijnë gurët në veshka, por këto pretendime nuk janë të mbështetura plotësisht…

Read More

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në fshatin Pishë të Fierit. Vodhi me dhunë një çift të moshuarish, falë reagimit të shpejtë e profesional, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Policia sekuestroi edhe shumën e parave të vjedhura si dhe një sopatë me të cilën autori kërcënoi çiftin e të moshuarëve. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas telefonatës së marrë rreth orës 23:00, se në fshatin Pishë të Fierit kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Falë profesionalizmit dhe reagimit në kohë, policia bëri të mundur identifikimin…

Read More

Ai është i biri i 2 prej emrave të mëdhenj në botën e muzikës shqiptare, djali i sopranos Inva Mula dhe kompozitorit Pirro Çako. Nuk mund të ndodhte ndryshe, Antoni Çako ka trashëguar nga familja e tij genin e artistit dhe kjo pa nxitjen e prindërve. 25 vjeçari ka treguar në intervistat e mëparshme se kjo ishte një zgjedhje totalisht e tij pasi vendosi të ndërpriste edhe studimet për politik në Londër duke ndjekur ëndrrën e tij. Më pas Antonio përfundoi shkollën për muzikë elektronike në kryeqytetin britanik dhe tani synon të bëjë festivale si ato të disa prej producentëve…

Read More

Një 52-vjeçar, pronar i një lokali në Durrës, është arrestuar pasi ka shkelur në mënyrë të përsëritur masat anti-covid, duke organizuar dasma në ambientet e aktivitetit të tij. 52-vjeçari S.P., është gjobitur dy herë me nga 1 000 000 lekë  si dhe i ishte pezulluar aktiviteti për 6 muaj, por sërish nuk është bindur që masat anti-covid duheshin zbatuar duke vijuar të organizonte sërish dasma. Gjatë kontrollit të policisë, edhe pse aktiviteti i tij ishte i pezulluar, ai është gjetur duke organizuar sërish ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së…

Read More

Jessica Cain, 21 vjeç u kthye nga një festival me një dhimbje të tmerrshme koke, për të cilën ia vuri fajin pijes. Ajo i tha nënës së saj se po shtrihej pasi i dhimbte shumë koka dhe ata nuk e shqetësuan deri në mëngjes. Kur nëna e saj shkoi të shihte në mëngjes e gjeti vajzën e saj të pajetë. Jessica kishte vdekur për shkak të menengjitit. Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje dhembje të forta koke. Në qoftë…

Read More

Shërbimi sekret turk përpiqet të rekrutojë në gjithë Evropën informatorë nga qarqet e imigrantëve që të mbikëqyrin kundërshtarët e Presidentit turk Rexhep Erdogan. “Nuk ka vend për spiunazh turk në Austri”, me këto fjalë e hapi ministri i Brendshëm austriak Karl Nehammer një konferencë të posaçme shtypi gjatë së cilës njoftoi se shërbimi austriak kundër spiunazhit ka zbuluar në Vjenë të paktën një spiun të shërbimit sekret turk për botën e jashtme MIT. “Sipas hetimeve personi i akuzuar pranoi se ishte rekrutuar nga shërbimi sekret turk për të spiunuar emigrantë me origjinë turke në Austri dhe për të raportuar për…

Read More

Zbardhet dëshmia në polici e 66-vjeçarit Faik Buci i arrestuar për vrasjen e vajzës së tij. Ai pretendon se e bija është gjallë por është trafikuar. Megjithatë, thotë se edhe sot po t’i dalë përpara do të vriste për shkak se e kishte mohuar si vajzës. “Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës sime. Eglantina është gjallë por është trafikuar”, ka deklaruar ai në polici në dëshminë e publikuar nga News 24. “Edhe sot po të më dalë para e vras”, shton ai. 23 vjeçarja Eglantina Buci u zhduk pa gjurmë në vitin 2012. Për këtë krim, policia…

Read More