Martesën e parë ai e mbylli me divorc. Me bashkëshorten e dytë lindi një fëmijë. Por edhe tek e dyta dashuria nuk i zgjati, megjithatë ai u vu në kërkim të një historie të re. Përditë në lokalin ku punonte ai shikonte një vajzë që kthehej në shtëpi në orar fiks dhe ja vuri syrin. Por e reja me inicialet J. R e cila u bë e dashura e shtetasit D. Q., kur zbuloi se ai ishte i martuar, pa një pa dy iu drejtua policisë duke e kallzuar. Denoncimi përmes të cilit kërkohej ndihma e unformave blu për tu…
Author: tirana
Biznesmeni Avni Ponari, e ka kaluar me sukses betejën me Covid-19, ndërsa së fundmi ka rrëfyer edhe rreth kësaj eksperience të hidhur. Ai shkruan në rrjetet sociale se është kuruar 10 ditët e para vetëm me antiviral dhe vitamina ndërkohë që mjekët austriakë nuk e konsideruan skanerin. Ponari ka dhënë një këshillë ku thotë se as nuk duhen dëgjuar ata që mendojnë se nuk ka Covid si dhe nuk duhen dëgjuar po ashtu ata që thonë se është një grip i zakonshëm. Paralajmërimi që jep ai ka të bëjë edhe me hapjen e shkollave gjë për të vilën thotë se…
Mjeku Arjan Mezini i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 deklaron se Shqipëria teston pak. Kjo sipas tij ka çuar në shtimin e rasteve dhe daljen e situatës nga kontrolli. “Ne e kemi përsëritur, testojmë pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit. Kolegët epidemiolog do kishin një pamje më të qartë po të kemi 2500 apo 3 mijë testime. Eshtë rritur numri i testeve, por prapë është i pakët. 800 testime që bëhen në ditë janë pak, mendoj që 200 apo 300 vijnë nga spitalet kur njerëzit shkojnë në gjendje të rënduar. Rritja e testimit ti identifikon më…
Sot janë bërë emërimet e reja për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Prof. dr. Sabri Laçi u emërua Dekan i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë nga Rektor i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha në prani të autoriteteve të reja drejtuese, administratores dhe zëvendës dekanëve. Rektori vlerësoi kontributin e FHF-së në realizimin e një procesi zgjedhor korrekt, transparent dhe, si dhe rolin e tij si një nga njësitë kryesore më të rëndësishme të UT-së, sidomos lidhur me peshën që mban në formimin e mësuesve dhe studiuesve të çështjeve me rëndësi kombëtare. Dekani falënderoi stafin dhe studentët për mbështetjen e…
Kryeminsitri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e detit teksa ndodhej në Shijak ku ndoqi nga afër procesin për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit. Ministri Ahmetaj e njoftoi se kanë përfunduar të gjitha procedurat për grantet, përveç rastit të Greqisë. Kaq mjaftoi që Rama të komentojë dhe të thotë se tani do flitet për konspiracion. I pari i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë për detin dhe se negociatat janë ndërprerë që kur atje u ndryshua qeveria. Rama shtoi se madje nuk ka as grup negociator, i cili do të kalojë patjetër nga…
Me urimin më të ndjerë, Jonida Shehu ka uruar vajzën e saj të vogël, Kristal në ditëlindjen e katërt. Moderatorja ka ndarë një sërë fotosh me të nga ‘Colorday Festival’, duke treguar dhe momentet e argëtimit me njëra-tjetrën. “Dashuria bën 4-vjeç sot. Edhe qindra do festojmë bashkë, do duhemi, do debatojmë, do mërzitemi, do gëzohemi, do shqetësohemi, por do kemi njëri-tjetrin. Ne do jemi gjithmonë me ty aty, kudo, gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen xixëllonja”, ka shkruar Shehu krah postimit të fundit në llogarinë e saj në ‘Instagram’.
Një zjarr ka përfshirë këtë mesditë disa parcela toke të pambjellanë fshatin Karpën të Kavajës. Era e cila frynte në drejtim të fshatit i ka dërguar flakët drejt një lagje të banuar duke rrezikuar disa banesa. Të alarmuar banorët kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të qytetit të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Aktualisht tre zjarrfikës janë duke punuar për të vendosur flakët nën kontroll pak metra larg banesave. Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka postuar sot një foto me një vajzë të vogël që quhet Kamila. Kryemadhi thotë se vajza do të bëhet mjete dhe i bën apel të rriturve, t’ja plotësojnë. STATUSI I PLOTE Me Kamelën e vogël nga Jala që ka një ëndërr të bukur: të bëhet mjeke. Ja vlen gjithë mundi dhe energjia e të rriturve që t’ja bëjnë këtë ëndërr realitet Kameles dhe fëmijëve të tjerë.
Recepsionisti i një kompleksi turistik në Llogara gjendet pa shenja jete. Policia e Vlorës dyshon se 50-vjeçari është vetëvarur me litar në një objekt. Hetimet për rastin vijojnë. NJOFTIMI I PLOTE Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks. Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Aktori i humorit Ermal Mamaqi është “sozia” e nënës së Ledri Vulës. Ai ka postuar një foto të Xheraldinës, të ëmës së Ledrit, dhe shumica e ndjekësve kanë menduar se është një fotoshop për shkak të ngjashmërisë së madhe mes tyre. Kaq ka dashur Ermali që të mos e fshehë “xhelozinë” për pamjen e jashtme të Ledrit. Me humor ai shkruan ngjitur fotos se: “Jam xheloz që @xheraldina (mami Ledrit), e ka bërë @ledrivula aq të bukur, kur në fakt unë i ngjaj më shumë asaj se mamit tim”, shkruan ai krahas fotos së Xheraldinës.
Pas 55 ditësh luftë me COVID në kufijtë e të pamundurës, ish-deputeti i PS rikthehet në familje: Nëna më bëri kokën, mjekët më rikthyen në jetë kur dukej e pamundur Ish-deputeti i PS, njëherazi botuesi i Toenës, Fatmir Toçi fiton betejën e stërmundimshme me COVID 19 pas 55 ditësh luftë në kufijtë e të pamundurës, siç shkruan ai. Më në fund, Fatmir Toçi është rikthyer pranë gjirit të familjes me një mal falenderimesh për mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’ që siç thotë botuesi, e rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur. E PLOTË NGA FATMIR TOÇI: PRANË FAMILJES,…
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur garën për vendet e lira për KQZ e re që do të strukturohet sipas paktit të 5 qershorit që u miratua në Kuvend në fund të korrikut dhe që ka hyrë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021. Njoftimi i plotë i KuvenditKuvendi i Shqipërisë, bazuar në nenet 13,14,15,16, 181 dhe 183 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 111 të Regullores së Kuvendit, shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendet vakante për: – Komisioner Shtetëror të Zgjedhjeve – Nënkomisioner Shtetëror të Zgjedhjeve…