Author: tirana

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, e ka shumë merak të qenit në formë të mirë fizike. Ai ka publikuar një video teksa stërvitet nga Parku i Liqenit në Tiranë. Maliqi bën paralele pa u lodhur te veglat që ka vendosur Bashkia. “Ju uroj fundjavë të qetë dhe me energji”, shkruan deputeti Maliqi i cili nuk ka votuar as veten e vet. Të paktën kështu i është drejtuar kryeministri Rama në një nga seancat plenare.

Read More

Greqia ka shtyrë deri në 15 shtator kufizimet e udhëtimit, nisur nga situata e koronavirusit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi regjimin e lëvizjes nga Shqipëria drejt shtetit grek për periudhën 1 – 15 shtator 2020, në kuadër të masave kundër Covid-19, si më poshtë: – Për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë për arsye turizmi;– Mbetet në fuqi kufizimi i lidhjeve detare dhe ajrore me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Keshtu, fluturimet drejt/ nga këto vende bëhen vetëm nga aeroporti “Eleftherios Venizelos”;– Mbetet në…

Read More

Autoritetet greke kanë mbyllur sportelet e kalimit të qytetarëve në Kapshticë pas plotësimit të kuotës prej 300 personash në ditë. Prej disa orësh asnjë qytetar nuk ka kaluar për në Greqi duke shkaktuar radhë të gjata. Pas mbylljes së sporteleve, qytetarët kanë shprehur shqetësimin se nëse nuk kalojnë brenda pak orëve u skadon afati i përgjigjes së tamponit dhe se do të detyrohen të bëjnë një tjetër. “Të merren vesh shtet me shtet. Ne nuk kemi para të bëjmë tamponë të tjerë. Do të bëjmë grevë këtu. Kemi fëmijë dhe jemi të sëmurë. Ne paguajmë taksa në Greqi, paguajmë taksa…

Read More

Në muajin shkurt u bë publik lajmin se modelja shqiptare Adrola Dushi ishte zhvendosur të jetonte në Kosovë pasi kishte nisur një lidhje të re dashurie me politikanin dhe biznesmenin Albin Gashi. Kujtojmë që pak kohë më parë, e pyetur nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, modelja zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë diplomatike, duke thënë: “Po kontribuoj në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”. Por duket se kësaj historie mes dy të rinjve i ka ardhur fundi. Burime pranë kësaj dysheje bëjnë me dije se çifti është ndarë prej pak kohësh. Pasi pushoi në Shqipëri,…

Read More

Shqipëria është gati për Nations League. Kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja pritet të mbërrijnë në Shqipëri dhe të nisin stërvitjen për përballjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Takimi i parë luhet në transfertë, më 4 shtator. Tri ditë më pas, më 7 shtator, kuqezinjtë presion Lituaninë. Të dyja ndeshjet nisin prej orës 20:45. Ndërkohë trajneri Edy Reja ka dalë sot në konferencë për shtyp dhe ka publikuar listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për dy sfidat e përmendura më lart. Më pas ai kë folur për gazetarët e pranishëm në konferencë për shtyp. “Po jetojmë një moment…

Read More

Dorontina Shala ose siç e njohim të gjithë Tayna është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar po jo vetëm. Këngëtarja së fundmi ka lançar edhe këngën ‘qe qe’ një hit i padiskutueshëm. Duket se këngëtarja po shijon suksesin e këngës ndërsa ka udhëtuar në Amerikë. Teksa ndodhet në Amerikë reperja ka ndarë foto nga momentet që po kalon. Së fundmi ajo ndau një foto në plazh ku vërehet që është nën shoqërinë e deputetit kosovar Daut Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij, Lola Haradinaj,  nën ritmet e këngës “Qe qe”.

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i është kundërvënë ambasadores Yuri Kim, pasi ajo falënderoi kryeministrin Rama për ftesën për dialog mes palëve në Bjellorusi për zgjidhjen e situatës së nxehtë politike që po shkakton mjaft trazira. Mirëpo Manani e sfidon ambasadore Kim, duke i kujtuar se si mund ta falënderosh Ramën kur ia vetëm pak kohë më parë prishi një marrëveshje të rëndësishme politike për Shqipërinë që kishte dalë nga zyrat e saja. Postimi i plotë: Zonja Yuri Kim shkruan zyrtarisht: “Falënderojmë Edi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e tij për…

Read More

Këngëtari i njohur shqiptar, Bashkim Alibali ka reaguar në lidhje me pretendimet e Greqisë për t’i zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Përtmes një postimi në rrjetet sociale, Alibali shtron pyetjen pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?! Ai shkruan më tej se siç duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka…

Read More

Si rrallëherë, këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe ka ndarë një nga pozat më të ëmbla pranë bashkëshortit të saj, Skerdi, me të cilin shumë shpejt feston 10-vjetorin e historisë së dashurisë. “Po që shkojmë? Shpirt i shpirtit tim, dashuria ime, babi i Grace dhe Abigail. Edhe pak 10 vite bashkë”, ka shkruar Gaçe krah fotos ku shfaqet pranë detit e qeshur dhe e kuruar deri në detaje. Sic duket pas projektit të fundit muzikor ‘Lento lento’, Aurela ka mundur të pushojë së bashku me bashkëshortin e saj. Ky portret i ciftit ka marrë dhe vëmenjden e të…

Read More

Prej ditësh kemi parë se aktorët e spektaklit të humorit “Klanifornia” kanë nisur përgatitjet dhe po punojnë për të sjellë një tjetër sezon të suksesshëm. Por të shumtë janë ata që janë kuriozë se kur do të nisë spektakli dhe këtë kuriozitet e ka shuar aktorja Delinda Disha. Me anë të një postimi në “Instastory”, Delinda ka treguar se sezoni i ri nis në shtator por nuk ka preferuar të ndajë më shumë detaje. Megjithatë nga postimi i aktores kupton lehtë se “Klanifornia” ka rezervuar shumë surpriza dhe do t’i mbërthejë të gjithë para ekranit.

Read More

Është zbardhur lista e trajnerit Edi Reja për grumbullimet e radhës, për dy ndeshjet që do të luhen në 4 shtator dhe 7 shtator, përkatësisht me Bjellorusinë si dhe Lituaninë. Nga ajo që bie në sy, janë tre emra të rinj, që nuk kanë grumbulluar më parë dhe tërheq jo pak Ramën Çepele, që është pjesë e Interit dhe që kuqeznjtë ja rrëmbejnë kështu Italisë talentin e datëlindjes 2003 që ka luajtur edhe me të kaltërit U-17. Ndërkohë që dy emrat e tjera, janë Armando Broja që bëhet pjesë e skuadrës së parë kuqezi tashmë, pasi spikati edhe me Shpresat,…

Read More