Mësohet se një tërmet me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë në orën 00:18 të mëngjesit të sotëm. Epiqendra ka qenë 15 km në veri të Igumenicës. Thellësia ishte 25 km, por lëkundjet ishin të forta sa u ndjenë deri në juglindje të Elbasanit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Author: tirana
Forcat e policisë mëngjesin e sotëm kanë shoqëruar një person, i cili pas ka bërë një aksident me motor në afërsi të Vorës ka tentuar të largohet nga vendngjarja. Megjithëse i riu ka vrapuar për t’u larguar, duket se dy policë që e kanë parë situatën dhe i janë vënë pas duke e ndaluar. Megjithëse rezistenca e qytetarit nuk ishte aq e fortë, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë disa shqelmave të njërit prej policëve. Ndiqni më poshtë videon e ardhur në redaksinë e Tirananews.al
Ajo është gruaja më e pushtetshme në planet, për shkak të pozitës që mban në një nga shtetet më të fuqishëm në botë. Bëhet fjalë për Angela Merkel, që pavarësisht se është kancelare e Gjermanisë, bën një jetë të thjeshtë si pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë. Merkel jeton në një apartament me qira në Berlin, së bashku me burrin e saj, Prof. Dr. Joachim Sauer, në një banesë në katin e katërt në Am Kupfergraben 6, në “Muzeun e Ishullit”, në një hapësirë prej vetëm 80 metrash katrorë.
Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati është vetëofruar për të dhuruar plazmën për pacientët e sëmurë me Covid-19. Nallbati, si një pacient i cili ka dalë të fitojë betejën me COVID-in, i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së bërë nga Ministria për të dhuruar plazmën, që mund të ndihmojë për shërimin e pacientëve të tjerë.
Roma ka pezulluar me 24 orë stërvitjen pasi 4 futbollistë i kanë rezultuar me COVID-19. I pari ishte portieri Mirante që rezultoi pozitiv javën e kaluar, më pas Carles Perez të enjten, gjithashtu edh Bruno Peres u infektua, kurse i fundit është Kluivert që u kthye nga Holanda dhe pushimet në Ibiza të Spanjës. Tashmë të gjithë lojtarët janë testuar dhe po priten për rezultatet e tyre që stërvitja të vijojë normalisht. Por kjo duket se nuk do të prishë shumë punë tek Roma pasi kampionati fillon më 19 shtator dhe futbollistët e infektuar mund ta arrijnë në kohë, por…
Pak ditë më parë, qeveria ruse konfirmoi zyrtarisht se ka gjetur vaksinën ndaj koronavirusit, të quajtur “Sputnik V”. Për të provuar efikasitetin e virusit, njëra nga vajzat e presidentit, mori injektimin e nevojshëm. Në një intervistë për mediat ruse, Putin zbuloi se njëra nga të bijat e tij, e cila ishte vaksinuar kundër COVID-19, kishte zhvilluar antitrupa kundër virusit. “Është mjaft e qartë për specialistët tanë se kjo vaksinë krijon imunitet të qëndrueshëm, përfshirë antitrupa, sikurse i ndodhi vajzës sime. Vaksina nuk është e dëmshme, faleminderit Zotit, vajza ime po ndihet mirë”, u shpreh Putin.
Ajo është gruaja më e pushtetshme në planet, për shkak të pozitës që mban në një nga shtetet më të fuqishëm në botë. Bëhet fjalë për Angela Merkel, që pavarësisht se është kancelare e Gjermanisë, bën një jetë të thjeshtë si pjesa më e madhe e qytetarëve gjermanë. Merkel jeton në një apartament me qira në Berlin, së bashku me burrin e saj, Prof. Dr. Joachim Sauer, në një banesë në katin e katërt në Am Kupfergraben 6, në “Muzeun e Ishullit”, në një hapësirë prej vetëm 80 metrash katrorë.
Mjeku i njohur Skënder Brataj ka sjellë në vëmendje një studim në Angli, i cili flet për një ilaç i quajtur deksametazon dhe që ka rezultuar i suksesshëm në luftën kundër COVID-it. Brataj shkruan ky ilaç është i njohur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) teksa edhe ka sjellë formula ekzakte se si përdoret ky ilaç. Eksperienca angleze dhe studimi mbi përdorimin e deksametazonit në pacientët me Covid-19. Çfarë është deksametazoni dhe a funksionon kundër COVID-19? Deksametazoni është një kortikosteroid që përdoret në një gamë të gjerë sëmundjesh për efektet e tij anti-inflamatore dhe imunosupresive. Nga një studim klinik…
Kthimi në shkolla, këtë vit është shumë më ndryshe se çdo vit tjetër, prandaj kujdesi duhet të jetë primar. Ndërkohë që shkollat po punojnë për të krijuar një ekuilibër mes nevojave arsimore, sociale dhe emocionale të nxënësve të tyre, ka disa gjëra që të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët duhet të kenë parasysh vetë: 1- Përpiquni ta konsumoni pushimin në ambient të hapur, në hyrjen jashtë shkollës apo në oborrin e saj, gjithnjë duke evituar edhe grumbullimet e mëdha pranë njëri-tjetrit. 2- Evitoni radhën e gjatë për të dalë nga klasa në përfundim të mësimit, por dilni njëri-pas tjetrit deri…
Selena Gomez ka bashkëpunuar me grupin e vajzave koreane Blackpink në një këngë të quajtur ‘Ice Cream’, e cila është publikuar ditën e sotme dhe renditet e para “on trending”. Gocat po festojnë publikimin e këngës me një akullore të frymëzuar nga kënga. Firma e akullores Serendipity ka dalë me variantin e ri të quajtur “Cookies & Cream Remix “të frymëzuar nga bashkëpunimi i tyre. Selena njoftoi në Instagramin e saj pasditen e djeshme se është partnerja më e ri e Serendipity, që është, natyrisht, e lidhur me restorantin e famshëm të qytetit të Nju Jorkut Serendipity3. Akulloret do jenë…
Nga Gregg Gonsalves/ Për Rusinë, ky nuk është momenti i ri ‘Sputnik”. Miratimi i një vaksine të supozuar kundër koronavirusin nga ana e Rusisë, na risjell në kujtesë diçka aspak të këndshme në historinë e vendit, kur kërkimi i nënshtrohej politikës, dhe kur të fortët e Kremlinit merrnin nga shkenca atë që donin të dëgjonin, pa marrë parasysh kostot për popullin rus. Njoftimi pak ditë më parë i presidentit Vladimir Putin, se Rusia ka arritur të zhvillojë një vaksinë të suksesshme kundër koronavirusit, u prit me një mosbesim universal nga komuniteti shkencor në mbarë botën. Arsyeja? Jo për shkak të…
Në kohën e sotme, mediat sociale po luajnë një rol vendimtar në krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me individët që njihni, si dhe me ata që nuk i njihni. Bota e Facebook, Instagram, Twitter, Linkedin dhe madje edhe Whatsapp, po ndryshon themelin e mënyrave të lidhjes me njerëzit në të gjithë botën. Mediat sociale tentojnë të ndryshojnë stilet tuaja të marrëdhënieve në shumë mënyra. Aty ju krijoni kontakte me shumë njerëz, në shumë pak kohë dhe gjithashtu iu bën më të prekshëm ndaj sjelljeve, qëndrimeve dhe besimeve të njerëzve të tjerë. Mediat sociale përfundojnë duke iu bërë të krahasoni veten…