Author: tirana

Nuk duhet shumë për të mërzitur shenjat e mëposhtme të horoskopit. Janë nevrike dhe mund të kthejnë përmbys gjithçka gjejnë përpara kur dikush i ngacmon, edhe për diçka të vogël , që të tjerët as nuk do ishin shqetësuar. Por ashtu siç nxehen për pak minuta, po njësoj qetësohen. Pra ndizen dhe zjarri i inatit u shuhet sikur të ishte një shkrepëse. Ja për cilat shenja e kemi fjalën. Demi nxehet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit të tij, saj ose kur diçka e papritur ndodh. Ata nuk munden thjesht ta kalojnë një gjë dhe të bëjnë përpara sepse aty…

Read More

Nga Alteo Hysi/ “Dashuroni gjithçka, edhe lulet, edhe punën. Dashuria është ajo që mban botën në këmbë”. Me këto fjalë na përcjell në sokak Margalina, 80 vjeçarja e dashuruar me të bukurën që pesha e viteve nuk e pengon as të rrëzëllejë energjinë ngjitëse te njerëzit që takon, e as të punojë si të ishte dita e parë me duart e arta, dyzetë lloje glikosh, në punishten e saj modeste, banesën ku jeton. Zanatin e glikove ia ka trashëguar edhe mbesës më të vogël, ndërsa shtëpia e tyre, monument kulture, në zemër të Mangalemit, është pagëzuar si “shtëpia e glikove”…

Read More

Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin e njohur, Martin Camaj, pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit në kohën e diktaturës komuniste. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili teksa publikon video-live nga Pallati i Brigadave, ku po hapet dosja e Camajt, thekson se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit. Mesazhi i Ramës: TERRIN MES DY DRITAVE S’E DURON YLLI QË SHKOQET🖋 Pallati Brigadave – Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për një prej figurave të shkëlqyera të botës shqiptare, Martin Camaj. Hapja e…

Read More

Një shtetase italiane ka rezultuar ende pozitive me Covid-19, pas 19 tamponësh dhe 5 muajsh në karantinë. Nada Cava nga Marche që prej 13 marsit po qëndron në karantinë në shtëpinë e saj. 49-vjeçarja është përballur më simptoma të lehta dhe të koronavirusit dhe jo ndonjë gjë shqetësuese për jetën e saj. Por infektimi me virusin i kushtoi Nadës vendin e punës në supermarketin që punonte. “Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë. Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të…

Read More

Agjencia Spanjolle e Ilaçeve ka autorizuar kryerjen e testeve të para klinike në Spanjë të një vaksine kundër Covid-19. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, tha se rekrutimi i vullnetarëve që do ti nënshtrohen provave do të fillojë menjëherë. Bëhet fjalë për vaksinën e krijuar nga kompania amerikane Johnson & Johnson, më të cilën do të testoen 190 vullnetarë të shëndetshëm në Spanjë dhe 400 të tjerë në Gjermani dhe Holandë. Më 27 gusht, Jacqueline Miller, një zyrtare e lartë e kompanisë bioteknike Moderna, e cila sapo përfundoi testet e para klinike të vaksinës, deklaroi se “Vaksina eksperimentale antiCovid e ‘Moderna’…

Read More

Tensionet me Greqisë janë ndezur kohët e fundit. Në një intervistë për Abc News, ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi foli edhe për pozicionin e Shqipërisë në këtë mes. Sipas saj, pretendimet e Turqisë, nuk cënojnë marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo anasjelltas. “Nuk cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çështja është më e komplikuar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi territore shumë më të mëdha dhe grumbuj ishujsh që janë precedentë për Greqinë dhe Turqinë. Nuk do të kishte probleme të tilla sa i përket Turqisë, dhe nuk mendoj se Turqia ka ndërhyrë”, u shpreh ajo. E pyetur nëse…

Read More

Greqia ka vendosur që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Mbeten në fuqi kufizimet në numrin e udhëtarëve nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshtocës (750 persona në ditë Kakavija dhe 300 Kapshtica) Mbetet në fuqi karantinimi 7 ditor për personat që hynë në vend nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Mbetet në fuqi detyrimi për te treguar test pcr negativ i kryer brenda 72 orëve nga hyrja në Greqi.…

Read More

Përgjatë viteve të fundit, mënyra e komunikimit tonë ka pësuar një revolucion. Kufijntë fizikë janë shembur, duke e bërë çdo cep të botës lehtësisht të aksesueshëm me një klik. Ndërkohë dhe Pandemia e Covid-19 i ka dhënë një shtysë këtij ndryshimi duke zhvendosur shumë individë dhe kompani drejt punës online. Në këtë kuadër, The Economist organizoi një event online, të mbështetur nga Misioni Winnow, ku disa nga ekspertët e teknologjisë na mësuan më shumë se si lidhemi me njëri-tjetrin, si po ndryshon dhe çfarë do të thotë kjo për speciet më të shoqërueshme në planet. Sipas Marian Salzman Zv Presidente…

Read More

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se Partia Socialiste mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë. Balla publikoi një video ku ai kujton kohën kur, “Ilir Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Lulëzim Bashës për detin dhe akuzonte per ekstremizem kundershtarët e marrëveshjes”. “Në tetor të 2009, ishte Partia Socialiste, e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare”, theksoi Balla. “Berisha, Meta dhe Basha ishin avokatët e asaj Marrëveshje. Ajo Marrëveshje u rrëzua!”, nënvizoi Balla. “Partia Socialiste mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë”, u shpreh ai. Pas publikimit të kësaj…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 112 raste pozitive me koronavirus. Ndërkohë, nuk e kanë fituar betejën me virusin e rëndë edhe pesë pacientë të tjerë, duke e çuar në 271 numrin total të viktimave. Sipas MSH, shpërndarja gjeografike e rasteve të reja pozitive është si vijon: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë. 132 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit,…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë fituar betejën me COVID 132 qytetare. Lajmin, ministrja e bëri të ditur në Facebook.“Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan Manastirliu. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 158 të shëruar, 156 raste dhe 3 humbje jete. “132 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit. Në të gjithë vendin janë kryer 865 testime. Rastet e konfirmuar pozitivë me…

Read More