Brokoli është një perime që zakonisht serviret i kaurdisur ose i zjerë. Shtrydhja e tij është një praktikë shumë pak e përdorur. Megjithatë, lëngu i brokolit është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të shfrytëzuar vlerat shëndetësor të tij. Duke qenë se shija e lëngut të brokolit është shumë e fortë, nutricionistët rekomandojnë përzierjen e tij me lëngje më të ëmbla. Këtu përfshihet lëngu i mollës, portokallit, karrotës apo spinaqit. Dy filxhanë çaji të mbushur me tufëza brokoli nxjerrin rreth 180 ml lëng të freskët. Hekuri Brokoli është i pasur me hekur. Ky i fundit është i domosdoshëm…
Author: tirana
Koronavirusi është një sfidë e vështirë për të gjithë ne por akoma më me përgjegjësi për udhëheqësit politikanë. Sipas një studimi të publikuar në ‘The Guardian” tregohet sesi vendet e udhëhequra nga politikane femra kanë pasur një “sukses” në luftën ndaj vdekjes nga Covid-19. Vendet e udhëhequra nga gratë kanë nxjerë në mënyrë sistematike rezultatet e Covid-19, dhe dukshëm jepen shifrat e përgjysmuara të vdekjeve në raport me vendet e qeverisura nga burrat. Suksesi i hershëm i drejtuesve si Angela Merkel e Gjermanisë, Jacinda Ardern e Zelandës së Re, Mette Frederiksen e Danimarkës, Tsai Ing-ëen e Tajvanit dhe Sanna Marin…
Meghan Markle dhe Princ Harry kanë treguar shpeshherë mbi raportin që gëzojnë me njëri-tjetrin edhe publikisht. Së fundmi në një bisedë me Gloria Steinem, dukesha e Sussex ka pohuar se Harry është shumë suportiv ndaj çdo problematike që familja mbretërore ka ndjekur. Ajo ka pohuar gjithashtu se Harry ka qenë përherë feminist duke mbështetur kauzat më të rëndësishme që janë trajtuar deri më tani nga vetë ata. Markle e ka mbyllur bisedën duke pohuar se ndihet me shumë fat që ka dikë si Harry i cili e suporton në çdo moment. Kujtojmë se Meghan dhe Harry janë zhvendosur që prej…
Të gjithë e dimë se gjumi është gurthemeli i mirëqenies tonë dhe normalisht orët që na nevojiten për një shëndet të mirë janë 7-9 orë. Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme. Ja disa ushqime të cilat e “tërheqin” gjumin si me magnet: Kosi Mikrobioma e stomakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me cilësinë e gjumit. Studimet thonë se bakteret e stomakut kontrollojnë jo vetëm humorin dhe nivelet e stresit por edhe ritmin e të fjeturit. Ato kanë nevojë për ushqim…
Ujori- Dashi- Personat e kësaj shenje janë spontanë dhe nuk kanë kohë për t’iu treguar të tjerëve çfarë ndiejnë. Ata preferojnë të përfitojnë sa më shumë nga jeta madje mund t’i mbajnë fshehur edhe emocionet. Për ta kjo gjë nuk është disfata më e madhe. Shigjetari- Asgjë nuk duket se i prek personat e kësaj shenje dhe ata qëndrojnë përherë stoikë. Dramat dhe emocionimet ata i shohin si humbje kohe. Për ta është më të qëndrosh me këmbë në tokë dhe të mos tregosh shumë për veten. Luani- Personat e kësaj shenje janë si thikë me dy presa. Kur e…
Të gjithë ata që i kanë lënë pushimet për në fillim shtatori do të kenë mundësi të shijojnë motin e ngrohtë. Sipas Meteoalb, në datat 31 gusht, 2-3 shtator do të kemi prani të vranësirave, herë pas here mund të ketë reshje të pakta. Po ashtu pritet edhe një freskim i motit. Por, pas datës katër do të kemi një rritje graduale të temperaturave deri në 35 gradë celsius. Pra 15 ditët e para të shtatorit do të jenë mjaft të favorshme për plazh. Sa i përket kësaj fundjave, sipas Meteoalb, do të kemi mot me kthjellime gjatë gjithë fundjavës.…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se në Evropë ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 dy javët e fundit. Në 32 nga 55 zonat dhe territoret në rajone, ka pasur një rritje mbi 10 për qind. Duke folur me gazetarët në një videokonferencë për shtyp nga Kopenhaga, shefi i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka qenë mes të rinjve. Dr. Kluge tha se megjithëse të rinjtë janë më të shëndetshëm dhe virusi mund të mos jetë aq i rëndë apo kërcënues për jetën e tyre, ndërsa…
Kapsllëku mund të jetë një irritim i vërtetë, por marrja e masave të thjeshta dhe të duhura në të vërtetë mund të zvogëlojë shqetësimin tuaj të tretjes. Në përputhje me ato që mund të keni dëgjuar, ekspertët thonë se lëngu i kumbullës funksionon vërtet. Kapsllëku mund të ndodhë për shumë arsye, duke përfshirë një dietë të dobët, ilaçe të caktuara, gjendje shëndetësore që ndikojnë në sistemin nervor, sëmundje, baktere të zorrëve të çekuilibruara dhe dehidrim. Për fat të mirë, marrja e më shumë ushqyesve të duhur dhe enzimave ndihmëse të tretjes në dietën tuaj mund të ndihmojnë të kujdeseni për…
Hailey Bieber ka zbardhur vetullat, ka eksperimentuar me pamje shumëngjyrëshe të syve dhe lejoi që burri i saj të bëjë grimin e saj, kështu që natyrshëm, supozuam se ajo ka një rutinë shumë hapëshe për kujdesin e lëkurës. Por, Bieber tha: “Nuk kam një rutinë shumë të hollësishme të grimit.Kur bëhet fjalë për vetullat e mia, më pëlqen t’i lyej ato dhe më pas ndonjëherë të vendos xhel të vetullave për t’i mbajtur ato në vend”. Ndërsa nëse ajo është duke e bërë grimin e saj për një xhirim, “Unë do të doja që artistja e grimit të plotësojë vetullat…
Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, reperi i njohur, Gjiko dhe Melinda Ademi kanë lajmëruar bashkëpunimin e tyre të parë, i cili pritet të publikohet në pak ditë. Së fundmi ata kanë ndarë në llogaritë e tyre individuale disa pamje të tjera nga xhirimet e klipit. “Kur ka me ndi qeveria ket kong ka mi qel Diskotekat”, ka shkruar Gjiko në fotot e fundit ku shfaqet i veshur me kostum me shampanjat në duar. Fansat kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke treguar dhe kureshtjen e tyre për publikimin e këtij projekti. Kujtojmë se deri më tani Gjiko…
Adelina Ismajli ka nisur pushimet me familjen! Këngëtarja shqiptare ka udhëtuar bashkë me partnerin Vali dhe djalin e saj të vogël Uliks, drejt Francës, aty ku po shijon disa ditë relaksi. Pas qëndrimit disa mujor në Kosovë, bashkë me Valin dhe djalin Uliksin, Ismajili është kthyer në Zvicër. Prej aty, duke shfrytëzuar afërsinë dhe lehtësinë e udhëtimit, familja ka udhëtuar drejt Francës për disa ditë pushimesh. Këngëtarja ka ndarë disa momente të adhurueshme me familjen dhe dashurinë e saj të madhe për Francën. Nuk mungojnë edhe rastet kur dyshja tregohet e kujdesshme në vendet e populluara për të vendosur maskën…
Maria, një zonjë 55-vjeçare nga Mirdita ka ditur të shfrytëzojë këto ditë të vështira që futën në recension ekonominë e gjithë botës. Megjithëse gjithçka ndodhi në mënyrë krejt të paparashikuar rrobaqepësja me eksperiencë 30-vjeçare diti të kap momentin duke i ardhur në ndihmë qytetarëve, por edhe familjes së saj. Marie Çupi tregon për Tirananews.al se një situatë të tillë nuk e kishte parë gjatë gjithë jetës së saj dhe se donte shumë që pandemia mos të kishte rënë, por gjithsesi nuk mund të fshehë se në këtë periudhë falë qepjes së maskave biznesi i saj ka lulëzuar. Nëna e pesë…