Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nga veshjet tek maskat, si ndryshoi pandemia jetën e familjes Çupi. Maria: Në rrobaqepësinë time sot kam punësuar edhe të tjerë

11:01 / August 28, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RROBAQEPSJA
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maria, një zonjë 55-vjeçare nga Mirdita ka ditur të shfrytëzojë këto ditë të vështira që futën në recension ekonominë e gjithë botës. Megjithëse gjithçka ndodhi në mënyrë krejt të paparashikuar rrobaqepësja me eksperiencë 30-vjeçare diti të kap momentin duke i ardhur në ndihmë qytetarëve, por edhe familjes së saj.

Marie Çupi tregon për Tirananews.al se një situatë të tillë nuk e kishte parë gjatë gjithë jetës së saj dhe se donte shumë që pandemia mos të kishte rënë, por gjithsesi nuk mund të fshehë se në këtë periudhë falë qepjes së maskave biznesi i saj ka lulëzuar.

Nëna e pesë fëmijëve e zbritur në Tiranë shumë vite më parë, në 2010-tën vendosi të hap një dyqan pranë zonës së “Don Boskos”, rrobaqepësinë e saj, ku qep veshje të ndryshme për femra, por jo vetëm.

88

Maria tregon se në muajin Prill, pasi pandemia kishte nisur, një nga klientët e saj e pyeti nëse mund t’i qepte disa maska dhe ajo sigurisht që i përgjigj po. Dhe kështu nisi gjithçka, nga kjo porosi e parë, Maries me ndihmën e disa mikeshave të mira, nisën, t’i vijnë gjithmonë e më shumë porosi.

https://www.instagram.com/p/CEaUGw-AVok/

Maria sot qep dhe shet mesatarisht 50 maska në ditë.

Suksesi i maskave të saj qëndron tek lloji i filtrit që ajo zgjedh për t’i punuar.

https://www.instagram.com/p/CEKRYlVgv-7/

“Unë të gjitha maskat i bëj me copa pambuku dhe me një filtër në mes, që është filtri më i mirë që përdoret në Shqipëri, që me shumë mundësi për maska e përdor vetëm unë”, shpjegon Maria.

Maria dyqanin e saj të këndshëm e ka kthyer në një punishte ku këto muaj ka punësuar motrën edhe vajzat e saj, pasi Maria është një nënë me fat, ajo ka katër vajza dhe një djalë. Të cilëve me punën e saj dhe të bashkëshorti ajo ka mundur t’u jap arsimin e lartë.

“Më vjen shumë keq për njerëzit dhe çfarë po ndodh, por mua kjo situatë më ka dhënë një dorë të mirë, për të rritur të ardhurat e fëmijëve. Megjithatë ajo që uroj është që njerëzit të mos vuajnë dhe kjo situatë të kalojë”, shpjegon ajo.

Maria tregon se në këto dhjetë vite nuk e ka arritur kurrë një xhiro të tillë ditore.

Në rrobaqepsinë e saj nuk ka vetëm maska me dizenjo të ndryshme, por edhe nga ato me logo të personalizuara, të cilat i kërkojnë biznese të ndryshme, por edhe institucione shtetërore.

https://www.instagram.com/p/CDdtfPFgHkb/

Pikërisht për të reklamuar këto maska, vajza e saj i ka hapur edhe një faqe në Instagram maska_tiranaalbania ku janë të postuara të gjitha punimet e 55-veçares duar artë. Një maskë e thjeshtë tek Maria kushton 150 lekë, ndërsa e personalizuar 400 lekë.

Ajo që të bën përshtypje gjatë bisedës me Marien është fakti se ajo falënderon të gjatë gjithë kohës ata që e ndihmuan që ajo të mund të ndihej e vlefshme në këtë situatë të vështirë për të gjithë./ Tirananews.al

https://www.instagram.com/p/CEAZaCRA0ir/
https://www.instagram.com/p/CC65az8Avdu/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.