Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi/ Vendet e qeverisura nga gratë kanë 50% më pak vdekje nga Covid se ato që drejtohen meshkujt!

13:10 / August 28, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lideret1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Koronavirusi është një sfidë e vështirë për të gjithë ne por akoma më me përgjegjësi për udhëheqësit politikanë.

Sipas një studimi të publikuar në ‘The Guardian” tregohet sesi vendet e udhëhequra nga politikane femra kanë pasur një “sukses” në luftën ndaj vdekjes nga Covid-19.

 Vendet e udhëhequra nga gratë kanë nxjerë në mënyrë sistematike rezultatet e Covid-19, dhe dukshëm jepen shifrat e përgjysmuara të vdekjeve në raport me vendet e qeverisura nga burrat.

Suksesi i hershëm i drejtuesve si Angela Merkel e Gjermanisë, Jacinda Ardern e  Zelandës së Re, Mette Frederiksen e  Danimarkës, Tsai Ing-ëen e  Tajvanit dhe Sanna Marin e Finlandës deri më tani kanë tërhequr vëmendjen e gjithë mediave botërore.

Qendra për Kërkime të Politikave Ekonomike dhe Forumi Ekonomik Botëror, shfaqi një studim me 194 shtete, ku  tregon se ndryshimi është i dukshëm dhe “mund të shpjegohet me koordinimin e saktë të politikave femra”.

Tregohet sesi shifrat e vdekjeve janë dyfish më të larta në vendet me në krye qeveritarë meshkuj.

“Rezultatet tona tregojnë qartë se gratë udhëheqëse reaguan më shpejt dhe me vendosmëri përballë vdekjeve të mundshme,” tha Supriya Garikipati, një ekonomiste zhvillimi në Universitetin Liverpool.

“Në pothuajse të gjitha rastet, udhëheqëset gra e mbyllën më shpejt vendin se udhëheqësit meshkuj në rrethana të ngjashme. Ndërsa kjo mund të ketë dëme ekonomike afatgjata, me siguri ka ndihmuar këto vende të shpëtojnë jetë, siç dëshmohet nga numri më i ulët i vdekjeve në këto vende”, shprehet ekonomistja e zhvillimit.

Ja shifrat më poshtë:

Gjermania me në krye Angela Merkel – 239.608  raste në total me Covid-19 dhe 9256 vdekje deri sot( 83.2 milion, numri i përgjigjshëm i popullsisë).

Danimarka me në krye Mette Frederiksen – 16.627 raste në total me covid-19 dhe 624 vdekje deri ditën e sotme (5.792.202 milion, numri i përgjithshëm I popullsisë)

Finlanda 8019 me në krye Sanna Marin – raste në total me covid-19 dhe 335 vdekje (5.540.720 milion, numri i përgjithshëm i popullsisë)

Zelanda e Re me në krye Jacinda Ardern – 1702 raste me covid-19 dhe 22 vdekje( 4.822.233 milion,  numri i  përgjithshëm i popullsisë)

Tajvani me në krye Tsai Ing-ëen – 487 raste dhe 7 vdekje (23.816.775 milion, numri i përgjithshëm i popullsisë)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.