Kryeministri Edi Rama ka arritur në Vjenë për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Special të OSBE për Bjellorusinë. Rama e ka nisur duke takuar zv/sekretarin amerikan të Shtetit i cili është njëkohësisht edhe i dërguari i SHBA për Bjellorusinë, Stephen Biegun. Shqipëria udhëheq këtë vit Kryesinë e OSBE, dhe Rama si kryeministër është dhe kryetar i saj. Ai i bëri ftesë Bjellorusisë për ndërmjetësim të një dialogu nga OSBE për zgjidhje, e cila s’ka marrë ende përgjigjie nga Lukashenko. Nesër Rama do të drejtojë Këshillin Special të OSBE që do të diskutojë dhe propozojë edhe ndërmjetësim për zgjidhjen…
Author: tirana
Ministrja e Mrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka publikuar disa foto nga Forcat Speciale shqiptare gjatë stërvitjes krah 4000 kolegëve aleatë e partnerë nga Shtetet e Bashkuara, Gjeorgjia, Letonia, Lituania, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Ukraina në stërvitjen SaberJunction 20, në bazat ushtarake Grafenwoehr dhe Hohenfels në Gjermani. Sipas Xhaçkës Forcat Speciale shqiptare treguan aftësitë e tyre më të mira krah 4000 kolegëve aleatë e partnerë. Postimi i Xhaçkës: Forcat Speciale shqiptare 🇦🇱 treguan aftësitë e tyre më të mira krah 4000 kolegëve aleatë e partnerë nga Shtetet e Bashkuara, Gjeorgjia, Letonia, Lituania,…
Në një video-mesazh të fundit në rrjetet e saj sociale, Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar mbi publikimin e udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020-2021. Po Shahini i ka dhënë përgjigje pyetjeve të prindërve, të cilët janë të shqetësuar për mbarëvajtjen e vitit shkollor. Shahini është pyetur në lidhje me mënyrën sesi do të veprohet nëse një nxënës rezulton me COVID. Ministrja është përgjigjur duke thënë se në një rast të tillë, do t’i merret tamponi të gjithë nxënësve dhe për një periudhë kohore, grupi që është karantinuar do vijojë mësimin në kushte shtëpie. “Tamponimi ndodh për të…
Ilir Meta ka qenë i pranishëm në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës për të ndjekur sfidën Teuta-Beitar Jeruzalem, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Europa League. Meta duket se i ka sjellë fat sot ekipit durrsak, që e nisi ndeshjen si jofavorit në letër, por fusha e blertë tregoi të kundërtën. Presidenti Meta ishte i shoqëruar nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe deputeti i PS Fidel Ylli dhe nga presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu. I lumtur të shijoja fitoren dhe kualifikimin e merituar të Teutës sot! Urime për këtë performancë mbreslënëse dhe premtuese”, shkruan Meta krah fotos…
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse që ndodhi sot pasdite në Berat. 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj i cili humbi jetën pasi ra nga lartësia, ishte punonjës i Drejtorisë Bujqësore në Bashkinë Berat, dhe që prej paradites ishte në terren me kolegët e tij. Ai ishte duke prerë një lis shekullor i cili ishte anuar dhe rrezikonte të binte në rrgë. Në momentin që është rrëzuar, Metkaj ka qenë me sharrë elektrike në dorë sipër në vinç, teksa kur ka dashur të vendosë këmbën në sharrë ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Ndërkohë, sharra elektrike i është shkëputur nga…
Një zjarr i madh ka rënë në pyllin me pisha të fshatrave Vlosh të Roskovecit dhe Drenie të Mallakastrës, që janë në kufi me njëra-tjetrën. Deri më tani zjarri ka djegur shumë hektarë me pisha, ndërkohë që rrezikohet kurora e pishave në këtë zonë të pyllëzuar. Në vendngjarja ka mbërritur edhe policia për të ndihmuar në neutralizimin e situates, por ndërhyrja është e vështirë, për shkak të terrenit të thyer.
Teuta vazhdon rrugën e saj në Ligën e Europës. Skuadra durrsake siguroi kualifikimin për në raundin e tretë eliminator, pasi fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Beitar Jeruzalem. Një paraqitje e shkëlqyer për të besuarit e Edi Martinit, që kaluan shumë shpejt në epërsi me Krasniqin që në minutën e 6-të. Me epërsinë minimale të të zotëve të shtëpisë u mbyll pjesa e parë, ndërsa me rikthimin në fushë pas pushimit. rezultati qëndroi i pandryshuar deri në minutën e 86-të, kur Hebaj vulosi fitoren e Teutës dhe kualifikimin e saj në raundin e tretë të Europa Legaue.
Vizita private e presidentit kroat Zoran Milanoviç në Shqipëri më shumë se dy javë më parë vazhdon të jetë një nga temat kryesore në mediat vendase. Ai përdori një jaht 39 metra të marinës kroate dhe një helikopter ushtarak për vizitën private ku takoi kryeministrin shqiptar Edi Rama. Mediat vendase bëjnë me dije se udhëtimi i tij në Shqipëri po hetohet nga Komisioni i Konfliktit të Interesit, i cili mori një raport anonim. E përditshmja “Nova” konfirmoi nga Ministria e Mbrojtjes se Presidenti i Republikës Zoran Milanovi? kishte një anije ushtarake dhe një helikopter në dispozicion të tij nga 11…
Kur demokratët e Shkodrës propozuan emrin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli u fol gjatë për rikthimin e saj, por ish-nënkryetarja e PD deklaroi se do të refuzoi të plotësojë formularin. Partia Demokratike ka përmbyllur fazën e saj të parë të selektimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie për zgjedhjet e ardhshme. Në një intervistë për A, ish-presidenti dhe anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Bujar Nishani flet për emrat e rinj që do të jenë pjesë e listave të demokratëve. Kur demokratët e Shkodrës propozuan emrin e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli u fol gjatë për rikthimin e saj, por ish-nënkryetarja…
Sezoni i ri televiziv në ‘Top Channel’ duket se do të ketë shumë ndryshime dhe këtë e ka provuar dhe promo e fundit e programit sportiv ‘Procesi Sportiv’, i publikuar në faqen zyrtare në ‘Instagram’. “@procesisportiv.official nga data 7 Shtator, ora 22:55 në @topchannelalbania me @edmanushi! #ProcesiSportiv⚽️”, shkruhet krah videos ku i vetmi imazh femëror është Alesia Bami, duke lënë të kuptohet se moderatorja e njohur, Nevina Shtylla nuk do të rikthehet në formatin sportiv ku u përfol se do të shihej këtë sezon të ri. Vetë Shtylla ka ndarë disa video në ‘Instastory’ midis natyrës, duke treguar se është…
Policia e Korçës ka finalizuar operacionin “Tatimi” të drejtuar nga SPAK, duke arrestuar Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist të regjistrimit. Njoftimi: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Në funksion të këtij procedimi nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Tatimi”,…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për çështjen e kufirit detar me Greqinë, ku kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje në Jon. Më anë të një postimi në Facebook, Balla kujton vendimin e gjykatës kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e Lulzim Bashës për detin. Balla kujton se më 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti…