Author: tirana

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në fshatin Pajovë të Peqinit. Burime për mediat bëjnë me dije se fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa paraprakisht dyshohet se një biznesmen të jetë ai që ka qëlluar në ajër gjatë një ceremonie martesore. Si të mos mjaftonte shkelja e ligjit duke organizuar dasmë fshehurazi në kohë pandemie, është qëlluar dhe me armë zjarri.

Read More

Dashi Mos u merrni me detaje nesër, pasi rrezikoni që t’ju shpëtojnë gjëra më të rëndësishme. Mesazhi i yjeve përgjatë ditëve në vijim është që jeta ka kuptim dhe nëse përpiqeni për ta parë kuptimin e saj, mund të transformoni ekzistencën tuaj. Demi Ajo që do të ndodhë nesër do të jetë e papritur dhe do t’ju shkëpusë nga shqetësimet që keni pasur ditët e fundit. Mund të bëhet fjalë për një punë të re apo një projekt interesant. Sido të jetë, do t’ju ndihmojë për t’i parë gjërat me pozitivitet. Binjakët Problemet e të tjerëve po ju marrin më…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka qenë sot në në kantierin e lagjes së re në Fushë-Krujë ku po ndërtohen banesat për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë inspektimit, ministri Ahmetaj u shpreh se vetëm nga ky projekt do të hapen në fazën e parë deri në 1500 vende punë, shifër kjo që pritet të katërfishohet sipas tij, kur zona të popullohet. Rama: Ministër, keni parashikim se sa vende pune do hapen? Ahmetaj: Janë gati 1300 deri në 1500 në valën e parë, por me hapjen e komplekseve urbane kjo shifër do katërfishohet.…

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 6 viktima nga Covid 19, duke çuar në 498 numrin e personave që kanë ndërruar jetë. Kjo u bë e ditur përmes raportit zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 141 persona. Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6…

Read More

Më 18 mars 1914 konsulli austriak Wenzel (Václav) Lejhanec shkruante nga Prizreni për dy shqiptarë që ishin agjentë të Serbisë. I pari, kapedani i Mirditës, Kol Mark Kol Prenka, sipas konsullit austriak, angazhohej në bindjen e popullsisë fshatare katolike për të bashkëpunuar me serbët kundër “muhamendanëve” (shqiptarëve myslimanë). Konsulli raportonte se Kol Mark Kol Prenka më datën 4 mars 1914 kishte shkuar nga Prizreni në Gjakovë dhe pas një qëndrimi të shkurtë atje kishte udhëtuar në Mirëditë. Ai nuk e mori rrugën e shkurtër përmes Lumës për shkak se atje kishte disa armiq personal dhe frikësohej për jetën e tij.…

Read More

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënjkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë. Përse nuk duhet të pini ujë duke ndenjur në këmbë Ideja është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq. E vërteta qëndron krejt ndryshe. Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta pini…

Read More

A e sillni ndërmend fëmijërinë dhe shijen e mrekullueshme të lajthive të njoma? Ju kujtohet teksa mundoheshit t’i zhvishnit nga gjethet dhe me gur t’i çanit për të marrë frutin magjik?Kujtimet mund të fashiten por shija e lajthive të njoma jo, ndonëse tani jemi më shumë të mësuar me shijen e lajthive të thata. Por kjo është periudha e parë kur lajthitë e para të njoma dhe të freskëta sapo janë këputur nga pemishtet dhe gjenden në koshat e tregjeve të fshatarëve. Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish të cilat kur janë të njoma ofrojnë vlera pafund për konsumatorët.…

Read More

Moderatorja, Ellen DeGeneres prej disa javësh po përballet me një sërë akuzash se ka abuzuar me punonjësit. Sipas mediave të huaja ‘The Ellen DeGeneres Shoë’ një nga emisionet më më të ndjekura në Amerikë rrezikon të mbyllet. Megjithatë pavarësisht se nuk dihet se çdo të ndodh me emisionin e moderatores në Amerikë, Autralia ka marrë vendimin drastik. Mediat e huaja kanë raportuar se kanali televiziv australian, Channel Nine nuk do ta transmetojë më programin e famshëm siç ka bërë deri më tani. Mësohet se tashmë “The Ellen DeGeneres Shoë” është zëvendësuar me të tjera programe televizive pas diskutimesh të gjata…

Read More

Nga Edi Rama/ Ignorantia non est argumentum, padituria nuk është argument thonë latinët. Por fatkeqësisht sot, në kohën kur informacioni filtrohet gjithnjë e më pak në sitën e të vërtetës; kur çdokush mund të hedhë çfarë t’i teket në rrjetin mediatik të ajfonit të vet dhe kur lumenjtë e informacionit sjellin me furi gjithëfarësoj lajmesh të vërteta e të rreme përzier; kur e vërteta dhe rrena e kalojnë njësoj lumin dhe kur për më tepër, mjedisi politik e mediatik është i infektuar keqaz, botërisht, nga virusi i shpifjes – fake news – padituria nuk luftohet më si më parë, po…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh sot se “Kavaja dhe Golemi janë dy prej zonave të reja zhvillimore ku vijon intensivisht puna për ndërtimin e infrastrukturës në standardet më të larta, duke paraprirë brenda shtatorit nisjen e punimeve për ndërtimin nga e para të pallateve të reja, ku afro 400 familje do të gëzojnë strehën e re, moderne e të sigurt”. Në një takim me ekipin e PS-së, qarku Tiranë, Spiropali tha se “paralelisht puna vijon edhe për rindërtimin e banesave individuale në njësitë Luz, Synej e Helmas, si dhe…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë sot në Krujë, ku ka vizituar ujësjellësin e Tapizës.  “Nuk ishte vënë më dorë qysh prej ndërtimit të tij në kohën e komunizmit, tanimë është kthyer nga një bombë me sahat për shkak të degradimit e të rrëshqitjeve masive, në një burim të sigurtë jetese për fermerët e zonës”, shprehet Rama në rrjetet sociale. Postimi i Ramës Tapizë, Krujë – MBI 700 PROJEKTE TË REALIZUARA mbi Masterplanin Kombëtar të Ujitjes, kanë thuajse dyfishuar tokën e punueshme në Shqipëri, duke çuar ujë në plot sipërfaqe të mbetura djerrë nga thatësia e vazhdueshme dhe duke…

Read More