Moderatorja, Ellen DeGeneres prej disa javësh po përballet me një sërë akuzash se ka abuzuar me punonjësit.
Sipas mediave të huaja ‘The Ellen DeGeneres Shoë’ një nga emisionet më më të ndjekura në Amerikë rrezikon të mbyllet. Megjithatë pavarësisht se nuk dihet se çdo të ndodh me emisionin e moderatores në Amerikë, Autralia ka marrë vendimin drastik.
Mediat e huaja kanë raportuar se kanali televiziv australian, Channel Nine nuk do ta transmetojë më programin e famshëm siç ka bërë deri më tani.
Mësohet se tashmë “The Ellen DeGeneres Shoë” është zëvendësuar me të tjera programe televizive pas diskutimesh të gjata mes Nine dhe Warner Bros.
Kujtojmë se muajin e kaluar, “The Ellen DeGeneres Shoë” u bë objekt i një hetimi të brendshëm të ËarnerMedia pas raportimeve të shumta në lidhje me keqtrajtimin e punonjësve./Dailymail.