Detaje tragjike dalin në dritë nga vrasja e të moshuarit Seri Petanaj ditën e djeshme në lagjen 4 Heronjtë në Vlorë. Pista kryesore e ngjarjes mbetet grabitja, raporton BW.Burime zyrtare nga policia thanë se kanë dyshime se pista kryesore mbetet vrasja nga persona të afërt, apo banorë të zonës të cilët mund të kenë njohur mirë 91-vjeçarin. 91-vjeçarit nga ekspertiza mjekoligjore në trup i janë gjetur katër plagë thike, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Nga blutë e Vlorës nuk përjashtohet as pista e konfliktit të çastit apo edhe motive të tjera, por pista më e nxehtë është ajo e…
Author: tirana
Një 29 vjeçar nga Berati është arresuar pasi ka goditur me sende të forta punonjësin e ujësjellësit. Mësohet se për motive të dobëta, 29 vjeçari me iniciale D. P., banues në fshatin Qereshnik të Beratit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Ujësjellësit me iniciale B. Sh., 59 vjeç, Punonjësi ka qenë duke furnizuar me ujë këtë fshat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.
Aplikacioni “Google Play Music”, shërbimi i muzikës me pajtim i kompanisë teknologjike “Google” do të mbyllë dyert e tij në tetor dhe do të zëvendësohet plotësisht nga “YouTube Music”, njoftoi sot kompania, që prej disa muajsh i ka ftuar përdoruesit e saj të kalojnë në shërbimin e ri. “Abonentët e “Google Play Music” nuk do të mund të dëgjojnë më këngë në transmetim nga tetori, me përjashtim të Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re, që do të duhet t’i thonë lamtumirë shërbimit që në shtator. Në fakt, aplikacioni do të ndalojë së funksionuari”, tha Google. Megjithatë, përdoruesit do të…
Policia e Shtetit ka bërë sot disa ndryshime në radhët e drejtuesve të policisë. Mësohet zv. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë është emëruar drejtuesi i lartë Albert Dervishaj, ish drejtor i Rendit Publik, në vend të Aida Hajnaj e cila është emëruar Drejtuese e BKH-së. Sakaq, mësohet se drejtuesi i lartë Pëllumb Seferi, ish Drejtor Kabineti i Drejtorisë së Përgjithshme, është emëruar drejtor i Departamentit Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në vend të Idajet Faskaj, i cili emërohet Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitareve.
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është buzë kalimit në Manchester City, pas një sezoni dëshpërues dhe zhgënjyes për të në Camp Nou. Por kjo nuk është hera e parë që Messi është joshur nga gjiganti anglez. Thuhej se në vitin 2017, Messi ishte shumë pranë t’i bashkohej të kaltërve të Mançesterit, në një marrëveshje që kapte shifrën prej 286 milionë euro, plus 57 milionë euro shtesë për pranimin e ofertës, transmeton Gazeta Express. Por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë e kishte hedhur poshtë atë ofertë në fund. Dhe tani, tri vjet më vonë, thuhet se superylli argjentinas është…
Uragani Laura që pritet të godasë Teksasin dhe Luizianën ka ngjallur panik tek banorët e këtyre zonave. Ambasadorja shqiptare në ShBA, Floreta Luli Faber ka bërë një postim në Facebook ku shpreh shqetësimin e saj për këtë fenomen dhe thotë se ka një numër restorantesh shqiptare dhe mbi 20 familje shqiptare. Reagimi i plotë: Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi #UráganinLaura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arberia Houston. Pranvera më informoi se ka një numër…
Për disa arsye, këto katër shenja nuk bien kurrë në dashuri me partnerin e duhur. Pra, nëse ju jeni një prej tyre, mbase do të gjeni përgjigjen që po kërkoni. Demi Të lindurit e kësaj shenje janë aq kokëfortë sa nuk marrin asnjë përgjigje. Prandaj, ata janë në gjendje të vazhdojnë derisa të lëndohen. Për më tepër, ata në mënyrë të pandërgjegjshme kanë tendencë të bien gjithmonë në dashuri me njerëz të paarritshëm. Kjo pasi kur është shumë e lehtë për ta është thjesht e mërzitshme. Akrepi Për Akrepin, dashuria dhe pasioni janë gjithçka. Ata janë qenie jashtëzakonisht të zjarrta…
Ndonëse është në javët e fundit të shtatzënisë Gigi Hadid ka qenë tejet hermetike, duke mos ndarë asnjë foto me ndjekësit e saj në rrjetet sociale…deri sot. Modelja e njohur ka ndarë në Instagram disa super foto duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur, teksa ka shkruar “Një ëngjëll po rritet!” Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë komentuar shumë nga fansat. Këtyre fotove nuk u ka rezi stuar as kunata e modeles, shqiptarja jonë Dua Lipa, e cila ka postuar një foto të Gigit në Instastory, duke shkruar “Mami e ardhshme më e bukur në botë”.
Kryediplomati europian Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm i Kanadasë, François-Philippe Champagne mbështesin propozimin e kreut të OSBE-së, Kryeministrit Edi Rama për ndërmjetësimin në dialogun për krizën në Bjellorusi.Në një deklaratë të përbashkët ata theksojnë se, “ne, si miq të popullit të Bjellorusisë dhe mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Bjellorusisë, qëndrojmë pranë dëshirës së popullit për ndryshime demokratike”. “Ne i kemi shprehur qartë dhe në mënyrë të përsëritur qëndrimet tona në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe pasojave të tyre. Zgjedhjet presidenciale nuk ishin as të lira dhe as të drejta.…
Lori Hoxha na ka treguar se është teze shembullore dhe shpesh ndan në rrjetet sociale momente me dy nipërit e saj London e Roman. Blogerja e njohur duket se kalon goxha kohë me ta dhe e shijon tepër ndjesinë e të qenurit teze. Megjithatë, ajo paska një ves, tipik shqiptar, që lidhet me puthjet e tepërta ndaj fëmijëve. Këtë na e ka treguar vetë Lori nëpërmjet një Instastory, ku ka publikuar një video me Roman, teksa shkruan “Roman më urren.” Fashionistja shihet tek mundohet ta puth të voglin, por ai nuk e lejon duke i vendosur dorën te goja.
Ndryshe nga shumica e rajoneve në Azi dhe Europë, Manaus nuk u vendos kurrë në karantinë, e nuk zbatoi as distancimin social dhe as vënien e maskave. Qyteti braziljan i Manausit, ku trupat e të vdekurve nga koronavirusi ishin aq shumë sa u desh të mbaheshin në kamionë frigoriferikë, mund të ketë arritur imunitetin e tufës thonë shkencëtarët. Manausi që u godit aq fort nga sëmundja, sot po përjeton një rënie të pashpjegueshme të rasteve më Covid 19, vdekjeve dhe shtrimeve në spital, kjo pavarësisht mungesës së kontrollit dhe masave të sigurisë. Kjo sipas ekspertëve mund të ketë vetëm një…
Kulti i “të ngrënit pastër” është një “bombë me sahat” sipas studiuesëve të Shoqërisë Kombëtare të Osteoporozës. Një studim i ri nga kjo organizatë ka dëshmuar se të rinjtë e sotëm rrezikohen masivisht nga sëmundja e osteoporozës (sëmundje e dobësimit të kockave), pikërisht për shkak të dietave të shumta që promovojnë ndërprerjen e konsumimit të bulmetit. Katër në dhjetë të rinj të moshave 18-24 vjeç kanë eksperimentuar me dieta të shumta që tani janë vënë nën shënjestër nga ekspertët pikërisht sepse eleminojnë grupe të rëndësishme ushqimesh, siç është bulmeti. Sipas studiuesëve, shumë prej personave që ndjekin këto dieta nuk e…