Author: tirana

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar 82-vjetorin e vdekjes së poetit tonë, Migjeni. Meta shprehet se grushti migjenian ndaj malit që nuk bën zë, është ende një kryesimbol. Sipas Metës, grushti që na tregonte Migjeni nuk është tjetër gjë përpos barbarisë, pushtetit të pafre dhe korrupsionit galopant. Postimi i presidentit Ilir Meta: “GRUSHTI MIGJENIAN NDAJ MALIT QË S’BZAN ËSHTË ENDE NJË KRYESIMBOL” Në 82-vjetorin e kalimit në përjetësi të poetit kombëtar, Migjeni, vetëm një personalitet i madh, si i paharruari Moikom Zeqo, mund t’i analizonte kaq mjeshtërisht simbolikat e forta të kryeveprave të Tij: “O, si nuk kam një…

Read More

Një 92-vjeçar në Vitenam ka mbi 80 vite që nuk i pret flokët e tij, pasi beson se nëse e bën një veprim të tillë do të vdes. Nguyen Van Chien, nga rajoni jugor Mekong Delta i Vitenamit, thotë se ndjek një besim që e këshillon një person të mos bëjë ndryshime në fizikun e tij. 92-vjeçari nga rajoni i Mekong Delta iVietnamit, i cili ka flokë plot 5 metra të gjatë ka plot 80 vite që nuk i pret, larë apo krehur. “Unë besoj se nëse i shkurtoj flokët do të vd es dhe nuk guxoj të ndryshoj asgjë,…

Read More

Drejtoresha e Arsimit në Ministrinë e Arsimit Sporteve dhe Rinisë, Zamira Gjini ka folur në lidhje me tre skenarët për rifillimin e mësimit. Në një komunikim me “Faxneës”, ajo është shprehur, se krahas zhvillimit të mësimit, mësuesit do të trajnohen edhe për mësimdhënien online. Më tej ajo ka shtuar, se protokolli do të jetë i detyrueshëm për të gjithë nxënësit dhe stafin, si për shkollat shtetërore dhe ato private. “Mësuesit kanë qenë me pushime dhe javën që vjen kthehen në shkolla. Meqë kemi vendosur datën 14 Shtator për hapjen e shkollave dhe mësuesit do të jenë duke zhvilluar mësimin. Krahas…

Read More

Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri. Xhenxhefili Xhenxhefili përmirëson metabolizmin dhe lufton dëmin oksidues në trup. Përbërësit e tij janë shumë efikasë për të luftuar inflamacionin e dëmshëm si në rastin e kolitit, veshkave, diabetit. Shkencëtarët thonë se konsumi i 2 deri në 3 gramëve xhenxhefil pluhur në ditë në çaj apo gatime është shumë efikase për të përmirësuar reagimet anti-inflamatore të trupit. Speci i kuq djegës Ky spec përmban kapsaicinë, një substancë me aftësi të mëdha kundër inflamacionit. Speci i kuq djegës përmban shumë flavonoidë dhe…

Read More

Kosova ka shënuar sot 4 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, sa gjysma e shifrës së djeshme. Ndërkohë janë regjistruar edhe 157 raste të reja , 52 prej të cilave në Prishtinë ndërkohë Gjilani ka shënuar 15 raste, Gjakova dhe Prizreni 12 kurse Vushtrria 11. NJOFTIMI NGA IKSHPK 154 TË SHËRUAR DHE 157 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 511 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 157 raste…

Read More

Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektuarve në vend. Por sipas epidemiologut Alban Ylli, për momentin në Shqipëri situata është ende nën kontroll. “Shqipëria është sërish pjesë e një prirje rajonale të zhvillimit të pandemisë, por jemi në një rritje lineare dhe jo eksponenciale, pra në një situatë mesatare. Në Bosnje, Kosovë, Moldavi, situata ka rrjedhur në mënyrën më të keqe. Vendet e Europës lindore, që patën pak probleme në pranverë me pandeminë, nga momenti që…

Read More

Monika Kryemadhi del jashtë çdo parashikimi, vesh përparësen dhe shfaqet duke kërcyer e kënduar me tigan në dorë, publikohet videoja që po shpërndahet me shpejtësi Pavarësisht situatës së koronavirusit LRI si çdo vit është mbledhur në kampin në Jalë. Pikërisht në këto pushime nuk ka munguar as kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka vendosur të zhvesh kostumin zyrtar dhe të veshë përparsen e të gatuajë dhe pastrojë. Në një video që po qarkullon në media Kryemadhi shfaqet mes të rinjve duke gatuar, kërcyer, kënduar dhe larë enët.

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhenat në lidhje me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Sipas saj janë evidentuar 168 raste të reja dhe 102 të shëruar. NJOFTIMI NGA MSH COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 102 të shëruar, 168 raste dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundi Dr. Gentiana Qirjako Instituti i Shëndetit Publik Nisur nga situata epidemiologjike e përhapjes së infeksionit SARS-COV2 në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit: Vendosni detyrimisht maskën apo barrierë mbrojtëse në çdo ambient…

Read More

Pas publikimit të lajmit se Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis kishte deklaruar në parlamentin grek, se shteti i tij do të vijojë në shtrirjen deri në 12 milje edhe në detin Jon, vjen edhe reagimi i kryeministrit Rama. Ai në fakt i ka kthyer përgjigje një komentuesi që e ka pyetur për çështjen në fjalë në rrjetet sociale, duke thënë se detet e tokat nuk fallen si rroba. Rama shkruan: “Ilirjani Iliri te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat…

Read More

Jozefina Topalli ishte kritikja më e forte e Lulzim Bashës, arsye për të cilën baza në Shkodër kërkoi masivisht rikthimin e saj në Partinë Demokratike, por shkodranët nuk do e shohin të përzgjedhurën e tyre në selinë blu dhe as në Parlament në siglën e Partisë Demokratike. Ish-nënkryetarja demokrate refuzoi të plotësojë formularin e vetëdeklarimit duke hequr dorë nga mundësia për të qenë kandidate e mundshme për deputete. 3 vite pasi Lulzim Basha e la jashtë listave Jozefina Topalli nuk beson tek procesi i nisur nga lidershipi demokrat. Është e bindur se Lulzim Basha nuk ka ndryshuar dhe pasi e…

Read More

Gjatë seancës së sotme të Parlamantit grek në të cilën do të ratifikohen dy marrëveshje shumë të rëndësishme për delimitimin e zonave detare në basenin e Mesdheut, Greqi – Itali për ZEE dhe Greqi – Egjipt për Shelfin Kontinental, Kryeministri grek Mitsotakis deklaroi se menjëherë Parlamentit grek do ti vijë dekreti për zgjerimin e ujërave territoriale greke nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Natyrshëm që të gjithë ata që i kanë ndjekur zhvillimet e fundit në këtë fushë ku janë dominuar nga një sërë përplasjesh politike, diplomatike apo edhe incidente ushtarake mes Greqisë dhe Turqisë, apo marrëveshjeve në…

Read More

Një 91-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë” në Vlorë. Viktima me iniciale S.P., jetonte i vetëm në banesë. Kufoma është transportuar për në morg, ku do të kryhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Njoftimi i policisë: Në mesditën e sotme, në lagjen “4 Heronjtë” Vlorë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi S. P., 91 vjeç, i cili jetonte vetëm në banesë. Trupi i viktimës është transportuar për në morg për ekspertizë…

Read More