Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Drejtoresha e Arsimit zbulon datën e shpërndarjes së librave. Ja kur do të jenë në të gjitha libraritë

17:14 / August 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zamira Gjini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Drejtoresha e Arsimit në Ministrinë e Arsimit Sporteve dhe Rinisë, Zamira Gjini ka folur në lidhje me tre skenarët për rifillimin e mësimit.  Në një komunikim me “Faxneës”, ajo është shprehur, se krahas zhvillimit të mësimit, mësuesit do të trajnohen edhe për mësimdhënien online. Më tej ajo ka shtuar, se protokolli do të jetë i detyrueshëm për të gjithë nxënësit dhe stafin, si për shkollat shtetërore dhe ato private.

“Mësuesit kanë qenë me pushime dhe javën që vjen kthehen në shkolla. Meqë kemi vendosur datën 14 Shtator për hapjen e shkollave dhe mësuesit do të jenë duke zhvilluar mësimin. Krahas tyre do të kenë edhe trajnimin e planifikuar për mësimin online nëpërmjet platformave digjitale. Protokolli është i detyrueshëm për të gjithë, nxënësit, mësuesit, drejtuesit dhe mësuesit, qofshtë shkolla shtetërore apo private se lidhen ngushtë me siguritë e nxënësve në shkollë që është një nga sfidat tona. Është shumë e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit ti mësojnë fëmijët për zbatimin e masave rigoroze”, u shpreh Gjini në një intervistë për Fax Neës.

Përsa i përket teksteve mësimore, ajo bëri me dije, se nga 31 gushti do të jenë në të gjitha libraritë dhe prindërit mund të shkojnë t’i blejnë.

“E kemi merak dhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me botuesit që të shpërndajnë tekste para datës 31 gusht, sidomos në librari. Kanë raportuar se janë shpërndarë tekstet dhe nga 31 gusht, libraritë do jenë gati dhe prindërit mund të shkojnë ti blejnë, prandaj i lutem që mos ta lënë për ditën e fundit në zbatim të kushteve të distancimit”, tha Gjini.

Mësimi për nxënësit e arsimit parauniversitar do të rifillojë më 14 shtator nën rregullat strikte të pandemisë. Ministria e Arsimit ka përgatitur tre skenarë për të mbrojtur shëndetin e nxënësve. Skenari i parë është zhvillimi i mësimit me 4 turne, në shkollat me shumë nxënës, ku orët do të jenë nga 30 minuta. Skenari i dytë është mësimi i kombinuar, ku nuk do të ketë vlerësime për orët e zhvilluara online. Ndërsa skenari i tretë është mësimi online me nga 25 minuta dhe dy orë të njëpasnjëshme, i cili do të aplikohet vetëm në rast të kapërcimit të numrave të COVID-19.k.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.