Author: tirana

Ka përfunduar raundi i parë i aplikimit dhe regjistrimit pranë Akademisë së Forcave të Armatosura në programin e studimeve në fushën e shkencës ushtarake.Raundi i dytë i aplikimeve nis nga data 19 deri në 21 shtator për të gjithë ata që do të jenë brezi i së ardhmes në Forcat e Armatosura.Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka bërë me dike përmes një postimi në rrjetet sociale se, në këto data, të gjithë maturantët që kanë mbaruar këtë vit arsimin e e mesëm mund të aplikojnë në www.ualbania.al.Gjithashtu aplikimi vijon të jetë i hapur edhe për maturantët e viteve të shkuara.…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me kërkesën e Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.Me anë të një statusi në Twitter, Basha i kërkon Ramës që të bëjë transparencë lidhur me negociatat me Greqinë. “Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…,”-shkruan Basha .

Read More

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së PD-së në lidhje me çështjen e detit, ku tha se qeveria nuk po tregon transparencë dhe kryeministri po fshihet pas sulmeve ndaj opozitës. Me anë të një shënimi në tëiter, Rama nuk nguron të ironizojë Bashën, i cili sipas kreut të qeverisë, hiqet si mbrojtës i çështjes së detit. Reagimi i Ramës “Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD! Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur? Je…

Read More

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë, se nuk po bën transparencë në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë. Demokratët kërkojnë shpjegime nga kryeministri Edi Rama, se deri ku zgjerohet Greqia dhe a cënohen ujërat territorialë shqiptarë. Sipas demokratëve, në vend që të japë shpjegime, Rama fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare. PD shton më tej, se në pjesën më të madhe të mosmarrveshjeve për delimitimin e ujërave tërritorialë dhe zonave ekskluzive ekonomike, thelbi i problemit mbetet përcaktimi i vijës bazë nga i cili llogaritet gjerësia e detit territorial, në lidhje me çdo vend kufitar. Ndër të tjera demokratët shprehen, se…

Read More

Është infektuar me koronavirus një tjetër mjek shqiptar. Bëhet fjalë për mjekun kirurg në Spitalin e Fierit, Gjergj Kaci, i cili në një mesazh në ‘Facebook’ tregon dhe për gjendjen e tij shëndetësore. Mjeku tregon se ka shenja klinike prej 6-7 ditësh, por momentalisht është në gjendje të stabilizuar. Teksa falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar afër në këto ditë të vështira, mjeku Kaci iu kërkon ndjesë me përulje të gjithë atyre, që sipas tij, mund t’iu ketë krijuar stres nga kontakti me të ditët e para. Mesazhi i mjekut: Te dashur miq! Sapo u njoftova nga institucionet…

Read More

Kosova ka raportuar numrin më të ulët të viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit, që nga përhapja e pandemisë dhe humbjet e para të jetës nga ky virus. Ditën e fundit është shënuar vetëm një humbje jete, duke e çuar në 499 numrin total të vdekjeve si pasojë e koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 119 raste të reja me covid-19, duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 13.100. së fundmi ka pasur më shumë të shëruar se të infektuar, plot 154 duke e çuar në 9239 numrin e përgjithshëm të…

Read More

Osman Metallla, eksperti i së drejtës detare i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës 24 sqaroi edhe dyshimet për ekzistencën e një marrëveshje mes Shqipërisë për cështjen e detit. Sipas tij, nëse një gjë e tillë është duke u bërë, kërkohet shumë kujdes nga pala shqiptare. Nëse negociatat janë duke u zhvilluar, ai tha se mbi të gjitha duhet të ketë transparencë. “Të mos harrojmë historinë, kishim një marrëveshje në 2009 që sot është nul, pra pati marrëveshje të fshehtë. Nga 2018 deri në 2020 kemi informim ne? Përvecse pamë sa bukur e kërcejnë vallen greke…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali u shpreh sot se “rehabilitimi i bllokut “Taulantia”, në Ali Dem, është një investim i domosdoshëm që përkthen premtimet tona në punë konkrete”. Spiropali tha se me këtë investim bëhet një transformim rrënjësor i kësaj zone, e cila veç asfaltimit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë një shëtitore, kënd lojërash, fusha sportive si dhe hapësira të tjera çlodhëse dedikuar tërësisht banorëve, që i shtohen punëve të shumta dhe të mira të Bashkisë Tiranë. “Në përfundim të inspektimit, bashkë me deputeten Elona Gjebrea, vijuam takimin me strukturat…

Read More

Dashi Ende ditë problematike në dashuri: mund të ketë keqkuptime me partnerin. Yjet akoma nuk ju ndihmojnë as në profesion. Jo gjithçka është e lehtë për t’u menaxhuar, keni shumë angazhime për të ndjekur, por jeni në një fazë të përkohshme. Demi Në dashuri, zemra rreh shpejt. Ka situata intriguese. Por përpiquni të mos tërhiqeni në situata të paqarta. Ata që kanë qëndruar të palëvizshëm për një kohë të gjatë, tani do të kenë mundësi të reja në punë. Binjakët Sot është më mirë të matësh fjalët dhe të jesh diplomatik në maksimum. Shmangni akuzat. Mundohuni të kushtoni vëmendje në…

Read More

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: • B. H., banues në Berat, nën hetim për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”; • Sh. B., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; • L. L., banues në Berat, i dënuar për…

Read More

Nën hijen e kërcënimit për bojkot nga ana e klubeve, Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin, që përcaktoi kalendarin për sezonin 2020/2021 të Superligës. Edicioni i ri në program për të nisur më 12 shtator rezervon një “premierë” me fishekzjarre. Kështu, që në javën e parë do të përballen mes tyre kampionët e Tiranës dhe Kukësi, rivali më i madh në sezonin e shkuar. Partizani nis rrugëtimin e tij në transfertë kundër Kastriotit, ndërsa në ndeshjet e tjera sipas kalendarit, Teuta do të presë Skënderbeun, Vllaznia luan në shtëpi ndaj Apolonisë, ndërsa Bylis sfidon Laçin. Sektori i garave në…

Read More

Dy moderatoret, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë të pandashme nga njëra tjetra. Nuk ka ditë që ato mos të ndajnë momente së bashku dhe t’i publikojnë për fansat. Por si duket dy moderatoret janë edhe kritiket më të mëdha të njëra tjetrës. Në një story teksa Arbana prezanton recetën e saj të radhës, si duket ka bërë një lapsus duke u shprehur ‘këtu kemi frutat e thata’, kur aty kishte fruta pylli. Këtë detaj Xhemi e ka kapur menjëherë, teksa i shkruan: “Fruta pylli, po kështu është kur bo reklamë që pa gdhi”. Arbana ka publikuar reply-n e Xhemit…

Read More