Momente paniku janë regjistruar në portin e Ponzas në Itali. Një jaht i vogël ka shpërthyer teksa po mbushej me karburant, e si pasojë gruaja që ndodhej mbi të ka “fluturuar” disa metra në ajër e më pas ka përfunduar në det. Gjithashtu për t’i shpëtuar një dëmtimi të mundshëm, edhe punonjësi i portit i cili po mbushte me karburant jahtin, është hedhur në ujë. Fatmirësisht veç dëmeve materiale raportohet se askush nuk u lëndua nga ky incident, shkruan “Daily Mail”.
Author: tirana
Bashkimi Europian duket se nuk do të tolerojë më, dhe do të veprojë me ‘dorë të hekurt’ ndaj atyre që kanë shkaktur dy kriza të ndryshme në Europë, Bjellorusisë dhe Turqisë. Për Bjellorusinë, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord për një listë të zezë e cila do të sanksionojë 20 zyrtarë bjellorusë, ku thuhet se do përfshihet dhe Presidenti Lukashenko. Por mbledhja e së premtes në Bruksel, u shfrytëzua nga Greqia dhe Qipro për të kërkuar masa ndaj Turqisë.Ministrat e BE ranë dakord edhe për këtë pikë, ku zv/ presidenti i KE zbulon se më 24 shtator në mbledhjen…
Messi “pushton” Google! E ardhmja e Lionel Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli argjentinas doli hapur dhe kërkoi largimin nga Barcelona, nëpërmjet një letre ku i kërkonte klubit katalan aktivizimin e klauzolës që lejon prishjen e kontratës para kohe. Gjithçka konfirmohet nga të dhënat e motorit më të madh kërkimor në botë, “Google”, sipas të cilit emri i Messit është kërkuar më shumë herë se çdo fjalë tjetër, veçanërisht që prej të martës në mbrëmje. Kërkimet për emrin e Messit dhe fjalën “burofax” kanë lënë pas edhe fjalën më të kërkuar të muajve të fundit…
Thonë se shenja zodiakale ndikon në disa aspekte të personalitetit, edhe tek besnikëria apo pabesia. ‘Giorno dopo Giorno’ që publikon shpesh ndarje të tilla, këtë herë është marrë me burrat, ata më të pabesët. Thjesht sa për ta ditur se të besosh është mirë, të mos besosh tek ata është akoma më mirë. Shigjetari Mban vendin e parë në klasifikim. E do lirinë, dhe nëse i del para një rrugë tjetër, veç asaj që ka nisur, nuk heziton ta ndjekë. E frenon veten, vetëm nëse ka pranë dikë si vetja, që e kontrollon mirë. Peshqit Do meriton medalje argjendi në…
Dy shqiptarë, burrë e grua, humbën jetën pas një aksidenti.Ngjarja ndodhi dje në mëngjes në Urën George Washington në New York bënë të ditura autoritetet. Ngjarja ndodhi në ora 9:42 të mëngjesit, sipas orarit lokal, kur një veturë Honda CRV u përplas me një Chevrolet Corvette, në pjesën e ulët të urës. Honda u përmbys, ndërsa udhëtonin dy shqiptarë nga Malësia: Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e Bisere Frluckaj, 47 vjeçe. Dy të ndjerët banonin në Bronx. Gruaja u shpall e vdekur në vend, kurse i shoqi që ishte në timon, u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi…
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur pyetjeve lidhur me vitin e ri shkollor në kushte pandemie. Shahini thotë se mësuesit dhe drejtuesit e shkollave kanë përgjegjësinë për të informuar prindërit lidhur me udhëzuesin e miratuar tashmë. Sa i përket nxënësve që s’munden ose rrezikojnë të vijnë në shkollë prej COVID-19, mund të ndjekin mësim online ose paralelisht leksionet në RTSH. Më tej Shahini thotë se çdo shkollë do të ketë kujdestar kati që do të sigurohet për respektimin e protokolleve të sigurisë. Ajo gjithashtu i ka dhënë fund edhe dilemës së ndalimit të ushqimit në klasë, duke theksuar…
Një nga violinistet më të mira shqiptare që ka bërë karrierë në Itali, Fatlinda Thaci i ka prekur të gjithë me gjestin e saj. E ëma e Fatlindës ndërroi jetë pak kohë më parë dhe si amanet kishte lënë që vajza e saj të luante me violinë tek varri pasi të ndërronte jetë. Fatlinda ka luajtur me violinë në varrin e saj, foto të cilën e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook ku ka marre me dhjetra like dhe komente.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike, duke i konsideruar ato thjesht një përpjekje e dëshpëruar dhe e dështuar për të baltosur punën e vazhdueshme të institucionit të shumëbesuar nga qytetarët shqiptarë, “E ndërkohë që “opozita” shqiptare kërkon me çdo kusht vëmendje mediatike thjesht për përfitime politike, fatkeqësisht nuk dha asnjë argument mbi arsyet e prokurimit të një prej projekteve më të rëndësishme të modernizimit të administratës publike, kaq i kërkuar nga komuniteti i biznesit, duke dalë hapur kundër interesit të tyre, vetëm e vetëm për të dalë në media ndonëse me akuza…
Shefi i stafit, kolegu dhe miku i ngushtë i liderit rus Alexei Navalny, Leonid Volkov hedh tezën se helmimi nuk ndodhi për ta trembur politikanin, por për ta vrarë. Ai akuzon Kremlinin se ka tentuar ta vrasë, edhe pse pranon se deri më tani nuk ka as edhe një provë që Putin ta ketë organizuar. Por ai dyshon se shteti ka dorë në helmimin e Navalny-t pasi lënda helmuese që është përdorur nuk mund ta gjesh lehtë në ndonjë farmaci, por përdoret nga shtetet. Ndërkohë ai thekson se ka pasur të paktën mbi 10 herë paranoja se do të zgjohej…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Laprakë për të përuruar fushën e re të futbollit. Veliaj i është përgjigjur akuzuesve të cilët thoshin se do të bëhet pallat në këtë fushë duke thënë se këtu do të rriten kampionët e ardhshëm në futboll të kryeqytetit. Më tej ai thekson se fusha e re e Laprakës do të jetë hapësirë e denjë për fëmijët. Por ndërkohë në lagjen e njohur të Tiranës do të ndërtohen edhe dy shkolla të tjera. STATUSI NGA ERION VELIAJ Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur🤝! Çfarë nuk thanë e shpifën për fushën e Laprakës⚽,…
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri, Avdullah Hoti dhe ministrja e Finacave, Hykmete Bajrami kanë qenë të premten pjesë e takimit virtual të Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike, në të cilin është kuptuar se Kosova do të ketë mbi 400 milionë euro për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Kjo shumë është thënë të jetë mbledhur përmes donatorëve të disa projekteve, përkrahjes së buxhetit të Kosovës dhe huave për investime. Aty po ashtu është bërë e ditur se kjo shumë synon të ndahet për periudhën e mbetur të këtij viti dhe vitin e…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj. Në fjalën e tij, kryeministri shprehu vlerësimet më të larta për Camajn, ndërsa sulmoi ata që e cilësuan shkrimtarin si ish-sigurims, duke thënë se ‘djajtë’ nuk e lanë të qetë as në botën tjetër. Sipas Ramës, ky aktivitet është një tjetër varrim, ai i shpifjeve ndaj Camajt. “Do të isha këtu edhe po të mos isha kryeministër, sepse Martin Camajn e kam njohur, fatkeqësisht jo sy për sy, por kemi pasur një kontakt të vazhdueshëm së bashku dhe jemi njohur…