Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin e njohur, Martin Camaj, pas akuzave të ngritura nga disa studiues se shkrimtari ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit në kohën e diktaturës komuniste.
Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili teksa publikon video-live nga Pallati i Brigadave, ku po hapet dosja e Camajt, thekson se hapja e dosjes nuk i ndryshon parametrat ekonomikë të vendit.
Mesazhi i Ramës:
TERRIN MES DY DRITAVE
S’E DURON YLLI QË SHKOQET🖋
Pallati Brigadave – Hapet dosja e Sigurimit të Shtetit për një prej figurave të shkëlqyera të botës shqiptare, Martin Camaj.
Hapja e dosjeve nuk i ndryshon (sot për sot) parametrat ekonomikë të vendit, por pa asnjë dyshim përbën një ndryshim themelor në raportin me të shkuarën, si një pjesë e patjetërsueshme e raportit me të ardhmen, e raportit të shoqërisë me vetveten, e raportit tonë me gjeneratat e tjera🙏
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/752292602220634/?v=752292602220634
