Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, e ka shumë merak të qenit në formë të mirë fizike.
Ai ka publikuar një video teksa stërvitet nga Parku i Liqenit në Tiranë.
Maliqi bën paralele pa u lodhur te veglat që ka vendosur Bashkia.
“Ju uroj fundjavë të qetë dhe me energji”, shkruan deputeti Maliqi i cili nuk ka votuar as veten e vet. Të paktën kështu i është drejtuar kryeministri Rama në një nga seancat plenare.
